Te gjithe neper vendet e tyre, Prec Zogaj
  • Te gjithe neper vendet e tyre, Prec Zogaj

Të gjithë nëpër vendet e tyre, Preç Zogaj

SKU001455
Te tjere

Një libër politik i shkruar si libër artistik “Të gjithë nëpër vendet e tyre” ka në fokus ngjarje dhe marrëdhënie politike të periudhës 2005-2009 në Shqipëri. Në vazhdën e librave të mëparshëm të së njëjtës kolanë, Preç Zogaj, sjell si shkrimtar dhe si dëshmitar pamjet e një bote që rrotullohet non-stop në sytë e

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të gjithë nëpër vendet e tyre
Origjinali: Të gjithë nëpër vendet e tyre
Gjinia: Histori
Autori: Preç Zogaj
Shtëpia botuese: Dita 2000
Viti: 2010
Fq. 328
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 978-99943-56-92-03-2

Mbi librin

Një libër politik i shkruar si libër artistik "Të gjithë nëpër vendet e tyre" ka në fokus ngjarje dhe marrëdhënie politike të periudhës 2005-2009 në Shqipëri. Në vazhdën e librave të mëparshëm të së njëjtës kolanë, Preç Zogaj, sjell si shkrimtar dhe si dëshmitar pamjet e një bote që rrotullohet non-stop në sytë e publikut, siç është politika, por që megjithatë, mbetet e panjohur dhe e huaj për shkak të hendekut që ka krijuar me publikun...

Libra politikë nga i njëjti autor: Rënia e zgjedhjeve (1997); Vera e përjetshme (1998); Lufta jo-civile (1999); Paradhoma e një presidenti (2001); Nga hiri (2003); Finalja (2005)

Fragment nga libri

Në kontaktin e tyre, ngulmimi i opozitës dhe refuzimi i kryeministrit, lëshojnë xixa në netët e ftohta të dimrit të ri. Po mbushet edhe njëherë Shqipëria me furinë e rëndë të përplasjeve. Po futet edhe njëherë në terr dhe në stuhi koha shqiptare, bashkë me përpjekjet për të gjetur zgjedhjet e lira. Opozita s'ka rrugë tjetër, veçse të vazhdojë.

Fatalisht, Berisha gjithashtu s'ka rrugë tjetër, veçse të qëndrojë. Asnjëra palë nuk e shtyn dot tjetrën. Shqipëria ka ndaluar në vend si në pritje të Godosë. Fragment nga libri Në kontaktin e tyre, ngulmimi i opozitës dhe refuzimi i kryeministrit, lëshojnë xixa në netët e ftohta të dimrit të ri. Po mbushet edhe njëherë Shqipëria me furinë e rëndë të përplasjeve. Po futet edhe njëherë në terr dhe në stuhi koha shqiptare, bashkë me përpjekjet për të gjetur zgjedhjet e lira.

Opozita s'ka rrugë tjetër, veçse të vazhdojë. Fatalisht, Berisha gjithashtu s'ka rrugë tjetër,veçse të qëndrojë. Asnjëra palë nuk e shtyn dot tjetrën. Shqipëria ka ndaluar në vend si në pritje të Godosë.

Mbi autorin

Preç Zogaj, është një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të spikatur të gjeneratës së viteve tetëdhjetë, me një vepër sa të konsoliduar, aq edhe në vazhdim, kryesisht në poezi, por edhe në prozë dhe në gjininë e esesë. Ardhja e Zogajt në letërsinë shqipe u prit si një risi nga botuesit, shkrimtarët, kritikët dhe lexuesit e poezisë qëkurse botoi vëllimin e parë poetik, "Emrat tuaj" në vitin 1985.

Më pas, ai ka botuar vëllimet "E Pakryer", "A thua do të vish duke qeshur", "Qielli i gjithkujt", "Këmbësor në qiell", "Kalimi", "Pas erës së re", "Gjallë unë pashë", "Nuk ndodh asgjë veç dashurisë", duke ruajtur e zhvilluar nga libri në libër tiparet e origjinalitetit të tij poetik, vizionet e hapura, aftësinë abstraguese nëpërmjet konkretësisë së elementeve shprehës, ndjeshmërinë e veçantë, muzikalitetin, finesën, elegancën e vargut. Në vitin 1999, Preç Zogaj ka marrë çmimin kombëtar "Penda e argjendtë" për vëllimin poetik "Kalimi", si libri më i mirë i vitit. Në vitin 2007, e ka përsëritur këtë sukses me vëllimin "Gjallë unë pashë".

Preç Zogaj është një prej poetëve shqiptarë më të përkthyer jo vetëm në antologji dhe revista të ndryshme letrare, por çfarë është e veçantë, edhe në vëllime me poetikë më vete. Në vitin 1995, Shtëpia Botuese franceze "L'esprit de la peninsules" botoi nga Zogaj vëllimin, "Terre sans continent" (Tokë pa kontinent), ku u përfshinë rreth gjashtëdhjetë poezi të përzgjedhura nga librat e autorit para hapjes demokratike të vendit.

Në shënimin për ketë vëllim botuesi dhe kritiku i njohur, Eric Naulleao, shkruante: "Zbulohet në ketë vëllim një zë mrekullisht i kursyer nga dekadat e represionit dhe gjuha e drunjtë, sa të besosh se shkrimtari kishte marrë ekzilin poetik në ndonjë faltore klandestine". Në vitin 2011, Shtëpia Botuese "Mondus Press" e Universitetit të Dallasit, SHBA, botoi vëllimin me poezi të zgjedhura nga Zogaj, "Occurrence on Earth" (Ngjarje në tokë).

Ky vëllim i përkthyer nga poeti dhe studiuesi i mirënjohur shqiptar Gjekë Marinaj, doktor i shkencave në filozofi e filologji, profesor në Dallas, u prezantua vitin e kaluar në Cansas City, në konferencën e përvitshme të Lidhjes së Përkthyesve Amerikanë, nga kryetari i bordit të botimeve letrare të Universitetit të Dallasit, poeti i njohur amerikan Rainer Schulte. Preç Zogaj është autor i tre vëllimeve me tregime te shkurtra, i tre romaneve dhe i shtatë librave me ese për problemet shoqërore, politike dhe kulturore te vendit.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001455

Referencat specifike

isbn
97899943569203
ean13
9789943569203
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
1 000 Lekë
More

Botuesi: Artini

Muhaxhirët, Dosja Britanike, Bejtullah Destani

Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krerëve më tragjikë të historisë së popullit shqiptar.Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
500 Lekë
More

Referenca: SKU001440

Botuesi: UET Press

Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, Ferit Duka

Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të gjithanshme është një arritje e rëndësishme e autorit dhe e osmanistikës shqiptare. Ai rrok tema dhe probleme të larmishme të shekujve osmanë në viset shqiptare, që kanë të bëjnë me një nga periudhat më interesante të historisë së Shqipërisë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Shqiptarët dhe hebrenjtë, Shaban Sinani

Puna juaj e thellë kërkimore dhe njohuritë e gjera rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri e në trevat, janë të një cilësie unike dhe një pasuri për kujtesën kolektive dhe historinë e asaj periudhe të errët në Europë.
1 500 Lekë
More

Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat...
600 Lekë
More

Referenca: 2868

Botuesi: Plejad

Ne udhen e shqiptarizmes, Vangjel Koca

Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
850 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.
1 000 Lekë
More