Viti 97, Mero Baze
  • Viti 97, Mero Baze

Viti 97, Mero Baze

SKU001448
Toena

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Viti 97, prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin
Origjinali: Viti 97, prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin
Gjinia: Histori
Autori: Mero Baze
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 400
Pesha: 0.76 kg
ISBN: 978-99943-1-650-2

Koment nga autori

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

Libri ndriçon periudhën nga 26 maji i vitit 1996, kur në Shqipëri u destabilizua procesi i parë zgjedhor, deri më 29 qershor 1997, kur shqiptarëve iu desh të bënin një palë zgjedhje të tjera, po aq të këqija, për të imituar ndërrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje.

Në qendër të librit është historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat që kanë diktuar shumë nga zhvillimet e asaj kohe, treguar përmes dëshmive të mia personale, si gazetar dhe mik shumë i afërt me të. Nuk është një libër që thotë ndonjë gjë që nuk e keni parë apo dëgjuar, por është një libër që thotë gjëra që asnjë lexues nuk kishte se ku t'i shikonte apo t'i dëgjonte.

Libri nuk tregon çdo detaj të historisë politike të Shqipërisë së atyre viteve, por vetëm ato detaje të rëndësishme ku unë, si një njeri i afërt i Presidentit të vendit, isha dëshmitar, protagonist dhe herë-herë gazetar.

Në këtë vështrim, mund të quhet një kontribut gazetaresk i vonuar, për të kompensuar të gjitha borxhet që i kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtësi nga gazetar në protagonist të nxitjes dhe zhvillimit të shumë prej atyre ngjarjeve që po i kushtojnë ende Shqipërisë. Historia e rrënimit të zgjedhjeve në Shqipëri është trauma më e madhe që ky vend ka pësuar pas rënies së komunizmit.

Te rrënimi i tyre duhen kërkuar sot rrënjët e shumë prej problemeve të mëdha që ka vendi, siç është mosreformimi i klasës politike, mbetja në pushtet për dy dekada e dy-tre emrave të politikës shqiptare, lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nëntokën e mafies rajonale dhe botërore dhe, mbi të gjitha, vazhdimi i traditës së zgjedhjeve të vjedhura.

Më është dashur që këtë libër ta hedh në letër për një muaj, por ta mbaj për gati 14 vjet, në forma të ndryshme, në kompjuter dhe në mendje. Disa episode të tij i kam botuar në vitin 2001 dhe më pas, por si libër i plotë është shkruar këtë verë. Për të qenë realist, kanë qenë dy figura të rëndësishme politike në vend që më kanë detyruar të mendohem për botimin e tij: Sali Berisha dhe Ilir Meta, me të cilët më ka lidhur një miqësi dhe armiqësi e skajshme gjatë karrierës së tyre politike, në varësi të raporteve që ata kishin me pushtetin.

Por, për hir të së vërtetës, atëherë nuk mendoja kurrë se 12 vjet më pas, këta njerëz do të ishin sërish në pushtet, madje të dy bashkë në një qeveri. Është kjo arsyeja pse këtë verë të thatë gazetareske - ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetëm me thashetheme të jetës rozë për çengiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga një qeveri që bashkon pozitën dhe opozitën e vitit 1996-1997 - vendosa ta thyej embargon me veten dhe ta shkruaj këtë libër.

Në të do të gjeni lidhjet e vjetra të Presidentit Sali Berisha me ish-nënkryetarin e Partisë Socialiste, Ilir Metën; angazhimin e strukturave të Shërbimit Informativ Kombëtar, drejtuar nga Bashkim Gazidede, në krah të Ilir Metës, me qëllim që të merrte kontrollin mbi Partinë Socialiste; përpjekjet për ta zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve te jeta e brendshme politike në Partinë Socialiste; dhe më pas ngjarjet tronditëse të vitit 1997, mëdyshjet e dhimbshme të Sali Berishës për të përdorur forcën ose për ta orientuar Shqipërinë drejt botës islame; netët e krizës së tij politike, psikologjike dhe njerëzore; lidhjet e tij me persona kyç, që më pas u shfaqën si krahu financiar më i fuqishëm i Al Qaeda-s; si dhe ikjen e tij nga pushteti.

Brenda këtij rrëfimi mos prisni ndonjë gjyq, pasi unë dëshmoj për veten time dhe jo për të tjerët. Megjithëse nuk jam fajtor, unë jam pjesë e përgjegjësisë në shumë nga këto histori, për aq përgjegjësi sa mund të ketë një gazetar me ndikim dhe mik i afërt, në disa çaste dhe i vetmi, i njeriut që i kishte - dhe që iu shkërmoqën sakaq - të gjitha pushtetet në këtë vend.

Për këtë arsye, më shumë se një libër për t'i bërë të tjerët të ndihen keq, ky është një libër që më bën mua të ndihem i qetë për një segment të jetës sime që, po ta jetoja sërish, patjetër që do ta jetoja ndryshe.

Mes të sotmes dhe asaj kohe nuk janë vetëm 14 vite në mes, por edhe një ndriçim më i madh për vlerat e rrënuara të demokracisë, për pasojat që do të vazhdojnë gjatë për shkak të rrënimit të zgjedhjeve dhe, mbi të gjitha, për mbijetesën e politikanëve me parime të rrënuara politike dhe morale, të cilët janë gati ta mbajnë këtë vend të ngujuar mbi gërmadhat që kanë prodhuar, vetëm që të mos ikin nga pushteti.

Mbi autorin

Mero Baze i përket brezit të parë të gazetarëve të pluralizmit në Shqipëri që nis pas vitit 1990. Deri në vitin 1992 punoi si gazetar dhe bashkëpunëtor në gazetat e para të shtypit pluralist. Në maj të vitit 1992 u emërua Drejtor i Lajmeve në ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare) ku qëndroi deri në dhjetor të vitit 1993.

Prej janarit të vitit 1993 ai ishte zgjedhur ndërkohë Kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë. Pas miratimit të një ligji për shtypin, Baze dha dorëheqjen pasi u refuzuan komentet e tij kundër projektligjit. Prej fundit të vitit 1993 ai punoi si komentator politik pranë gazetës "Rilindja", gazetë e Kosovës që botohej në Tiranë. Në fillim të vitit 1995 filloi punën si reporter i radios amerikane "Zëri i Amerikës".

Në janar të vitit 1999 filloi punë si gazetar i radios "Evropa e Lirë" nga Tirana, kryesisht për çështje që lidheshin me Kosovën. Në atë kohë botoi një libër mbi ndikimin e Shqipërisë në luftën e Kosovës me titull "Shqipëria dhe Lufta në Kosovë" dhe më pas një tjetër libër me titull "Rambuje, mosmarrëveshjet për paqe".

Në korrik të vitit 1999 themeloi gazetën Tema (www.tema.al). Pas vitit 2005, edhe pse Baze ka qenë njohur si kritik i së majtës në pushtet, ai u bë mjaft kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Sali Berisha. Pas tragjedisë së Gërdecit më 15 mars 2008, ku humbën jetën 26 persona, Baze u bë përsëri zëri më kritik në gazetarinë shqiptare, kundër qeverisë.

Në mars të vitit 2008 ai botoi librin tjetër publicistik "Përballja me antiopozitarizmin", një analizë e hollësishme e kulturës politike antiopozitare në Shqipëri, gjatë viteve 1997-2002. Prej shtatorit të vitit 2008 ai ideoi dhe udhëhoqi për dy vjet emisionin "Faktor Plus", i cili u ndërpre në vitin 2010 pas presionit të qeverisë mbi pronarët e Tv "Vizion Plus".

Përmbajtja e librit

Hyrje (nga Mero Baze)
Degradimi
Një fushatë për të ilustruar rezultatin
26 maji në zyrën e Sali Berishës
26 maji në selinë e Partisë Demokratike
Reagimet e para
Trauma e opozitës dhe dhuna e 28 majit
Reagimi ndërkombëtar, reagimi i opozitës dhe shfaqja e Ilir Metës
Xhorxh Bushi në Vlorë
Dështimi i shansit për përsëritjen e zgjedhjeve
Mëdyshjet e Berishës mes Greqisë dhe Serbisë
Në burgun e Bënçës, te Fatos Nanoja
Tre versione për "qypin me flori" dhe guralecët
Debati publik që ndezi intervista e Fatos Nanos
SHIK-u dhe debati për reformimin e Partisë Socialiste
Berisha promovon Ilir Metën përmes italianëve
SHIK-u, si një "zyrë shtypi" e Ilir Metës
Berisha financon Ilir Metën për të forcuar pozitat brenda opozitës
20 Tetori, humbja e fundit e Fatos Nanos
Qeveria e re, një ndjellëse fatkeqësish
Përpjekjet e Metës dhe Angjelit për një parti të re socialiste
Shpërthimi i krizës në Vlorë
Destabilizimi
Manipulimi i medias ndërkombëtare me gjakun
Dështimi i politikës
Nata që bashkoi armiqtë
Marrëveshja e 6 marsit dhe minimi i saj
Trazirat e Jugut dhe ringjallja e "Vorio-Epirit"
Drejt marrëveshjes së 9 marsit
Formimi i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
Ditët kur vdiste kryeqyteti
Përpëlitjet mes anarkisë
Vendosmëria e ShBA-ve për largimin e Berishës
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE
Në ditët kur qeverisnin komitetet
Bashkëqeverisja Fino-Berisha
Betejat e Berishës me kancelarin Vranicki
Pasojat e anarkisë
Beteja për ligjin e zgjedhjeve të 29 qershorit 1997
Fushata elektorale dhe komitetet e shpëtimit
I përzgjedhuri i "Allahut" në Tiranë
Berisha në një fushatë të përgjakur
Pasthënie 1997: një përplasje e shtetit të Berishës me shtetin shqiptar
.... ANEKS

Detajet e librit
SKU001448

Referencat specifike

isbn
9789994316502
ean13
9789994316502
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Skënderbegasit ndër vite, pjesa e parë, Kujtim Boriçi, Maksim Fejzulla

Që në fillim do të thosha që libri "Skënderbegasit ndër vite" i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla është një libër i munguar dhe i shumëpritur për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake "Skënderbej" dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm që ishin e ende janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe shtresa më vitale e shoqërisë sonë.
1 300 Lekë
More

21 vjet burg komunist, Uran Kalakulla

"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku

Ky libër nuk pretendon assesi që të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
750 Lekë
More

Referenca: SKU001919

Botuesi: Fishta

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.
3 300 Lekë
More

Referenca: SKU001768

Botuesi: OMBRA GVG

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kryqtari i Fundit, Virgjil Kule

Sipas një radhitjeje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, u formësua në kapitujt e këtij libri figura e Gjergj Kastriotit - njerëzore, gjeniale, befasuese, tronditëse, kërshëruese, frymëzuese..., por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso
490 Lekë
More

Referenca: SKU001483

Botuesi: Plejad

Mikenët - Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme, Mathieu Aref

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë herë ai e përzmadhin pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001452

Botuesi: Toena

Historia e Tiranës, Kristo Frashëri

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.
700 Lekë
More