• Banner

Viti 97, Mero Baze
  • Viti 97, Mero Baze

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

13,32 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Viti 97, prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin
Origjinali: Viti 97, prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin
Gjinia: Histori
Autori: Mero Baze
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 400
Pesha: 0.76 kg
ISBN: 978-99943-1-650-2

Koment nga autori

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

Libri ndriçon periudhën nga 26 maji i vitit 1996, kur në Shqipëri u destabilizua procesi i parë zgjedhor, deri më 29 qershor 1997, kur shqiptarëve iu desh të bënin një palë zgjedhje të tjera, po aq të këqija, për të imituar ndërrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje.

Në qendër të librit është historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat që kanë diktuar shumë nga zhvillimet e asaj kohe, treguar përmes dëshmive të mia personale, si gazetar dhe mik shumë i afërt me të. Nuk është një libër që thotë ndonjë gjë që nuk e keni parë apo dëgjuar, por është një libër që thotë gjëra që asnjë lexues nuk kishte se ku t'i shikonte apo t'i dëgjonte.

Libri nuk tregon çdo detaj të historisë politike të Shqipërisë së atyre viteve, por vetëm ato detaje të rëndësishme ku unë, si një njeri i afërt i Presidentit të vendit, isha dëshmitar, protagonist dhe herë-herë gazetar.

Në këtë vështrim, mund të quhet një kontribut gazetaresk i vonuar, për të kompensuar të gjitha borxhet që i kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtësi nga gazetar në protagonist të nxitjes dhe zhvillimit të shumë prej atyre ngjarjeve që po i kushtojnë ende Shqipërisë. Historia e rrënimit të zgjedhjeve në Shqipëri është trauma më e madhe që ky vend ka pësuar pas rënies së komunizmit.

Te rrënimi i tyre duhen kërkuar sot rrënjët e shumë prej problemeve të mëdha që ka vendi, siç është mosreformimi i klasës politike, mbetja në pushtet për dy dekada e dy-tre emrave të politikës shqiptare, lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nëntokën e mafies rajonale dhe botërore dhe, mbi të gjitha, vazhdimi i traditës së zgjedhjeve të vjedhura.

Më është dashur që këtë libër ta hedh në letër për një muaj, por ta mbaj për gati 14 vjet, në forma të ndryshme, në kompjuter dhe në mendje. Disa episode të tij i kam botuar në vitin 2001 dhe më pas, por si libër i plotë është shkruar këtë verë. Për të qenë realist, kanë qenë dy figura të rëndësishme politike në vend që më kanë detyruar të mendohem për botimin e tij: Sali Berisha dhe Ilir Meta, me të cilët më ka lidhur një miqësi dhe armiqësi e skajshme gjatë karrierës së tyre politike, në varësi të raporteve që ata kishin me pushtetin.

Por, për hir të së vërtetës, atëherë nuk mendoja kurrë se 12 vjet më pas, këta njerëz do të ishin sërish në pushtet, madje të dy bashkë në një qeveri. Është kjo arsyeja pse këtë verë të thatë gazetareske - ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetëm me thashetheme të jetës rozë për çengiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga një qeveri që bashkon pozitën dhe opozitën e vitit 1996-1997 - vendosa ta thyej embargon me veten dhe ta shkruaj këtë libër.

Në të do të gjeni lidhjet e vjetra të Presidentit Sali Berisha me ish-nënkryetarin e Partisë Socialiste, Ilir Metën; angazhimin e strukturave të Shërbimit Informativ Kombëtar, drejtuar nga Bashkim Gazidede, në krah të Ilir Metës, me qëllim që të merrte kontrollin mbi Partinë Socialiste; përpjekjet për ta zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve te jeta e brendshme politike në Partinë Socialiste; dhe më pas ngjarjet tronditëse të vitit 1997, mëdyshjet e dhimbshme të Sali Berishës për të përdorur forcën ose për ta orientuar Shqipërinë drejt botës islame; netët e krizës së tij politike, psikologjike dhe njerëzore; lidhjet e tij me persona kyç, që më pas u shfaqën si krahu financiar më i fuqishëm i Al Qaeda-s; si dhe ikjen e tij nga pushteti.

Brenda këtij rrëfimi mos prisni ndonjë gjyq, pasi unë dëshmoj për veten time dhe jo për të tjerët. Megjithëse nuk jam fajtor, unë jam pjesë e përgjegjësisë në shumë nga këto histori, për aq përgjegjësi sa mund të ketë një gazetar me ndikim dhe mik i afërt, në disa çaste dhe i vetmi, i njeriut që i kishte - dhe që iu shkërmoqën sakaq - të gjitha pushtetet në këtë vend.

Për këtë arsye, më shumë se një libër për t'i bërë të tjerët të ndihen keq, ky është një libër që më bën mua të ndihem i qetë për një segment të jetës sime që, po ta jetoja sërish, patjetër që do ta jetoja ndryshe.

Mes të sotmes dhe asaj kohe nuk janë vetëm 14 vite në mes, por edhe një ndriçim më i madh për vlerat e rrënuara të demokracisë, për pasojat që do të vazhdojnë gjatë për shkak të rrënimit të zgjedhjeve dhe, mbi të gjitha, për mbijetesën e politikanëve me parime të rrënuara politike dhe morale, të cilët janë gati ta mbajnë këtë vend të ngujuar mbi gërmadhat që kanë prodhuar, vetëm që të mos ikin nga pushteti.

Mbi autorin

Mero Baze i përket brezit të parë të gazetarëve të pluralizmit në Shqipëri që nis pas vitit 1990. Deri në vitin 1992 punoi si gazetar dhe bashkëpunëtor në gazetat e para të shtypit pluralist. Në maj të vitit 1992 u emërua Drejtor i Lajmeve në ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare) ku qëndroi deri në dhjetor të vitit 1993.

Prej janarit të vitit 1993 ai ishte zgjedhur ndërkohë Kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë. Pas miratimit të një ligji për shtypin, Baze dha dorëheqjen pasi u refuzuan komentet e tij kundër projektligjit. Prej fundit të vitit 1993 ai punoi si komentator politik pranë gazetës "Rilindja", gazetë e Kosovës që botohej në Tiranë. Në fillim të vitit 1995 filloi punën si reporter i radios amerikane "Zëri i Amerikës".

Në janar të vitit 1999 filloi punë si gazetar i radios "Evropa e Lirë" nga Tirana, kryesisht për çështje që lidheshin me Kosovën. Në atë kohë botoi një libër mbi ndikimin e Shqipërisë në luftën e Kosovës me titull "Shqipëria dhe Lufta në Kosovë" dhe më pas një tjetër libër me titull "Rambuje, mosmarrëveshjet për paqe".

Në korrik të vitit 1999 themeloi gazetën Tema (www.tema.al). Pas vitit 2005, edhe pse Baze ka qenë njohur si kritik i së majtës në pushtet, ai u bë mjaft kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Sali Berisha. Pas tragjedisë së Gërdecit më 15 mars 2008, ku humbën jetën 26 persona, Baze u bë përsëri zëri më kritik në gazetarinë shqiptare, kundër qeverisë.

Në mars të vitit 2008 ai botoi librin tjetër publicistik "Përballja me antiopozitarizmin", një analizë e hollësishme e kulturës politike antiopozitare në Shqipëri, gjatë viteve 1997-2002. Prej shtatorit të vitit 2008 ai ideoi dhe udhëhoqi për dy vjet emisionin "Faktor Plus", i cili u ndërpre në vitin 2010 pas presionit të qeverisë mbi pronarët e Tv "Vizion Plus".

Përmbajtja e librit

Hyrje (nga Mero Baze)
Degradimi
Një fushatë për të ilustruar rezultatin
26 maji në zyrën e Sali Berishës
26 maji në selinë e Partisë Demokratike
Reagimet e para
Trauma e opozitës dhe dhuna e 28 majit
Reagimi ndërkombëtar, reagimi i opozitës dhe shfaqja e Ilir Metës
Xhorxh Bushi në Vlorë
Dështimi i shansit për përsëritjen e zgjedhjeve
Mëdyshjet e Berishës mes Greqisë dhe Serbisë
Në burgun e Bënçës, te Fatos Nanoja
Tre versione për "qypin me flori" dhe guralecët
Debati publik që ndezi intervista e Fatos Nanos
SHIK-u dhe debati për reformimin e Partisë Socialiste
Berisha promovon Ilir Metën përmes italianëve
SHIK-u, si një "zyrë shtypi" e Ilir Metës
Berisha financon Ilir Metën për të forcuar pozitat brenda opozitës
20 Tetori, humbja e fundit e Fatos Nanos
Qeveria e re, një ndjellëse fatkeqësish
Përpjekjet e Metës dhe Angjelit për një parti të re socialiste
Shpërthimi i krizës në Vlorë
Destabilizimi
Manipulimi i medias ndërkombëtare me gjakun
Dështimi i politikës
Nata që bashkoi armiqtë
Marrëveshja e 6 marsit dhe minimi i saj
Trazirat e Jugut dhe ringjallja e "Vorio-Epirit"
Drejt marrëveshjes së 9 marsit
Formimi i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
Ditët kur vdiste kryeqyteti
Përpëlitjet mes anarkisë
Vendosmëria e ShBA-ve për largimin e Berishës
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE
Në ditët kur qeverisnin komitetet
Bashkëqeverisja Fino-Berisha
Betejat e Berishës me kancelarin Vranicki
Pasojat e anarkisë
Beteja për ligjin e zgjedhjeve të 29 qershorit 1997
Fushata elektorale dhe komitetet e shpëtimit
I përzgjedhuri i "Allahut" në Tiranë
Berisha në një fushatë të përgjakur
Pasthënie 1997: një përplasje e shtetit të Berishës me shtetin shqiptar
.... ANEKS

Detajet e librit
SKU001448

Referencat specifike

isbn
9789994316502
ean13
9789994316502
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2663

Botuesi:

100 vjet pavaresi, Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu

Me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit modern Shqiptar, po ju paraqesim këtë botim të veçantë, duke pasur parasysh një sintezë pasqyruese dhe përfaqësuese të kësaj ngjarjeje epokale në historinë e kombit tonë.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001439

Botuesi: UET Press

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë, Fatos Tarifa

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.

Çmimi 8,88 
More
In Stock

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2869

Botuesi: Plejad

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.

Çmimi 6,66 
More
In Stock

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore 1939 – 1943, vëllimi i parë, Paskal Milo

I nxitur nga kërkesa e natyrshme, e përhershme dhe objektive e rishkrimit të historisë, libri ka ambicien për të sjellë fakte, interpretime dhe analiza të reja. Arkivat shqiptare kanë ende pasuri dokumentare të pazbuluara e të pashfrytëzuara për Luftën, pa folur për arkivat e huaja, e sidomos ato të vendeve fqinje.

Çmimi 22,20 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2924

Botuesi: Plejad

Historia me e vjeter e Shqiperise, Zhan Klod Faveirial

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke.

Çmimi 13,88 
More
In Stock
Përshtypjet (0)