• Banner

Trashegimtaret, Luljeta Progni
  • Trashegimtaret, Luljeta Progni

Trashëgimtarët, Luljeta Progni

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri.Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve.

750 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Trashëgimtarët, Partia Socialiste midis transformimeve dhe vazhdimësisë
Origjinali: Trashëgimtarët, Partia Socialiste midis transformimeve dhe vazhdimësisë
Gjinia: Histori
Autori: Luljeta Progni
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 320
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-99956-39-30-0

Koment nga Artan Fuga

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri. Përse ndodh kjo?

Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve. Pra, një rindërtim subjektiv i diçkaje që ka ndodhur objektivisht. Por historia reale tashmë është yhdukur, kanë mbetur vetëm kujtimet e atzre që rrëfejnë dhe ato burojnë vetëm nga subjektiviteti i tyre. Dikush mund të thotë se ka edhe dokumente arkivorë apo edhe filmikë. As ato nuk na nxjerrin nga udhëkryqi ku na fusin kujtimet nëpërmjet të cilave duam të ribëjmë historinë. Shoh një ngjarje në njëë arkivë televizioni.

Pyetje: Është një ngjarje autentike, apo një inskenim nga autorët, e që më pas është filmuar? Teknika nuk e ka këtë fuqi që të zëvendësojë njeriun, sado që mund t'a lehtësojë punën e tij. Në këtë mënyrë pasi mësuan pluralizmin politik, ka mbetur të mësohemi me pluralizmin historik, pra me atë që është e pamundur që për historinë të mos ketë versione të ndryshme.

Dukej se ishte më kollaj të ndërtohej pluralizmi i mendimeve dhe pastaj ai politik. Përvoja po tregon se pasi u themelua pluralizmi institucional, vetëm gradualisht mësohemi të zhvillojmë pluraluzmin e mendimeve, pra të na duket e natyrshme që për ngjarjen e së shkuarës të kemi alternativa të ndryshme. Intervistat e dyta, në kundërshtitë e tyre reciproke, dhe kundërshtitë mes intervistave të dyta dhe atyre të para, debatet e pafundme midis themeluesve, e dëshmojnë më së miri këtë.

Historia mbetet kështu një konstruksion që do të dali në pah nëpërmjet harresës. Kujtimet e ndërtojnë historinë nëpërmjet mekanizmit të harresës. Njeri version për arsye nga më të ndryshmet mbetet më i besueshmi për brezin tonë dhe pastaj ai trashëgohet brez pas brezi te njerëz të tjerë, që ose e kanë harruar ngjarjen ose nuk kanë asnjë lidhje dhe njohuri për të. Padija e breza që vijnë për të kaluarën do të jetë guri i themelit mbi të cilin do të ngrihet statuja e historisë së shkuar. Atëherë ajo do të jetë si çdo monument, një i vetëm, kurse hëpërhë mbetet një lojë kontradiktore interpretimesh.

Detajet e librit
UET Press
SKU001444

Referencat specifike

isbn
9789995639300
ean13
9789995639300
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Shqipëria e madhe, Luka Mikeleta

Kosova ka pasur përherë një rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, është kjo tokë në të cilën, në vitin 1878, gjatë përshtjellimit të madh ballkanik të nisur tre vite më parë në dëm të perandorisë otomane, lindi Lidhja e Prizrenit, zanafilla e rilindjes kombëtare të popullit shqiptar, që do të kulmonte, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2134

Botuesi: Albin

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ars&Academic

Shkaqet e shkatërrimit të minoritetit shqiptar Çam në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azem Kovaci

Qëllimi i këtij dizertacioni është që të rrisë ndërgjegjësimin ndër masat dhe rrethet akademike rreth spastrimit sistematik etnik të shqiptarëve çamë, veçanërisht myslimanë, nga Greqia përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Minoriteti i shqiptarëve çamë në Greqisë që njihen në Shqipëri si Çamët, (në Greqi njihen me emrin “Tsamides”) dhe që përbënin rreth 45...

Çmimi 650 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)