Intuicionet e tranzicionit 1, Prec Zogaj
  • Intuicionet e tranzicionit 1, Prec Zogaj

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

SKU001442
UET Press

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare dhe për të ecur përpara.

15,62 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë
Origjinali: Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Preç Zogaj
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2009
Fq. 512
Pesha: 0.77 kg
ISBN: 978-99956-39-20-4

Koment nga Henri Çili

Interesi i veçantë që paraqet ky libër, gjë që e ka bërë atë të strehohet në kuadrin e një kolane botimesh universitare është vlera e tij për studiuesit e ardhshëm të periudhës së tranzicionit shqiptar. Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare dhe për të ecur përpara.

Pedagogët, studiuesit, studentët mund t'u referohen lirshëm librave të Preç Zogajt për të bërë të mundur deskriptimin e një kohe, të një epoke, dëshmitë e së cilës, sa më shumë kalon koha zhduken, zbehen apo humbasin vlerën. Ashtu sikurse për shkencat politike, dy prej romaneve të Xhorxh Oruellit, "Ferma e kafshëve" dhe "1984", edhe pse romane, janë bërë sot literaturë bazë për të kuptuar komunizmin dhe totalitarizmin, ashtu sikurse "Nderi i humbur i Katerina Blumit", romani i Hajnrih Bël është bërë një vepër bazë për etikën e medias, ashtu sikurse deputeti i dikurshëm britanik Edmund Burke shkroi veprën më të madhe kritike ndaj revolucionit francez, edhe librat e Preç Zogajt, edhe pse publicistikë, mund të kualifikohen lirshëm te "studime për tranzicionin shqiptar".

Të shkruar bukur, të shkruar me elegancë, të vërtetë dhe të këndshëm. Ato janë pjesë e pashmangshme e bibliotekës së këtij tranzicioni. Mbi autorin Preç Zogaj, është një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të spikatur të gjeneratës së viteve tetëdhjetë, me një vepër sa të konsoliduar, aq edhe në vazhdim, kryesisht në poezi, por edhe në prozë dhe në gjininë e esesë. Ardhja e Zogajt në letërsinë shqipe u prit si një risi nga botuesit, shkrimtarët, kritikët dhe lexuesit e poezisë qëkurse botoi vëllimin e parë poetik, "Emrat tuaj" në vitin 1985. Më pas, ai ka botuar vëllimet "E Pakryer", "A thua do të vish duke qeshur", "Qielli i gjithkujt", "Këmbësor në qiell", "Kalimi", "Pas erës së re", "Gjallë unë pashë", "Nuk ndodh asgjë veç dashurisë", duke ruajtur e zhvilluar nga libri në libër tiparet e origjinalitetit të tij poetik, vizionet e hapura, aftësinë abstraguese nëpërmjet konkretësisë së elementeve shprehës, ndjeshmërinë e veçantë, muzikalitetin, finesën, elegancën e vargut.

Në vitin 1999, Preç Zogaj ka marrë çmimin kombëtar "Penda e argjendtë" për vëllimin poetik "Kalimi", si libri më i mirë i vitit. Në vitin 2007, e ka përsëritur këtë sukses me vëllimin "Gjallë unë pashë". Preç Zogaj është një prej poetëve shqiptarë më të përkthyer jo vetëm në antologji dhe revista të ndryshme letrare, por çfarë është e veçantë, edhe në vëllime me poetikë më vete. Në vitin 1995, Shtëpia Botuese franceze "L'esprit de la peninsules" botoi nga Zogaj vëllimin, "Terre sans continent" (Tokë pa kontinent), ku u përfshinë rreth gjashtëdhjetë poezi të përzgjedhura nga librat e autorit para hapjes demokratike të vendit.

Në shënimin për ketë vëllim botuesi dhe kritiku i njohur, Eric Naulleao, shkruante: "Zbulohet në ketë vëllim një zë mrekullisht i kursyer nga dekadat e represionit dhe gjuha e drunjtë, sa të besosh se shkrimtari kishte marrë ekzilin poetik në ndonjë faltore klandestine". Në vitin 2011, Shtëpia Botuese "Mondus Press" e Universitetit të Dallasit, SHBA, botoi vëllimin me poezi të zgjedhura nga Zogaj, "Occurrence on Earth" (Ngjarje në tokë).

Ky vëllim i përkthyer nga poeti dhe studiuesi i mirënjohur shqiptar Gjekë Marinaj, doktor i shkencave në filozofi e filologji, profesor në Dallas, u prezantua vitin e kaluar në Cansas City, në konferencën e përvitshme të Lidhjes së Përkthyesve Amerikanë, nga kryetari i bordit të botimeve letrare të Universitetit të Dallasit, poeti i njohur amerikan Rainer Schulte. Preç Zogaj është autor i tre vëllimeve me tregime te shkurtra, i tre romaneve dhe i shtatë librave me ese për problemet shoqërore, politike dhe kulturore te vendit.

Detajet e librit
UET Press
SKU001442

Referencat specifike

isbn
9789995639204
ean13
9789995639204
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001666

Botuesi: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.
5,21 
More

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
10,41 
More

Botuesi: Artini

Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit, Noel Malcolm

Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike. 
20,82 
More

Botuesi: Ars&Academic

Një jetë për shqiptarinë, Genc Drini, Ardian Muhaj

Më 26 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se “ka qenë iniciator dhe organizator i Komitetit për Shpëtimin e Shqipnisë Etnike, i organizatës së Ballit Kombëtar”, dhe e dënoi me 15 vjet burg. Me ulje dënimi në pesë vjet, u lirua në dhjetor 1949.
12,49 
More

Botuesi: Albas

Histori e Shqipërisë 1912-2000, Valentina Duka

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruajë për një çështje të caktuar, është krejt e natyrshme dhe e domosdoshme të konstatojë pikësëpari ç'thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.
15,62 
More

Referenca: SKU001044

Botuesi: Dituria

Shqipëria, ngritja e një mbretërie, Joseph Swire

Një libër i shkëlqyer mbi historinë tonë, që fillon me Shqipërinë e para Kongresit të Berlinit, luftën për autonomi, Luftën I Botërore, çështjen Adriatike etj. e deri në ngritjen e mbretërisë shqiptare.
13,01 
More

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
10,41 
More

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.
11,45 
More

Shqipëria ,Kisha Katolike dhe Vatikani , Hasan Bello

Një nevojë e tillë vjen për shkak të anatenmimit që i është bërë temave që kishin të bënin me jetën shpirtërore të shqiptarëve para viteve 90-të. Në këtë kuadër nuk mund të bënin përjashtim as marrëdhëniet e shqiptarëve me qendrat religjioze. Për këtë arsye, nuk ishin të pakta rastet kur lexues ose institucione zyrtare kërkonin informacion lidhur me...
15,62 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001455

Botuesi: Te tjere

Të gjithë nëpër vendet e tyre, Preç Zogaj

Një libër politik i shkruar si libër artistik “Të gjithë nëpër vendet e tyre” ka në fokus ngjarje dhe marrëdhënie politike të periudhës 2005-2009 në Shqipëri. Në vazhdën e librave të mëparshëm të së njëjtës kolanë, Preç Zogaj, sjell si shkrimtar dhe si dëshmitar pamjet e një bote që rrotullohet non-stop në sytë e
7,29 
More

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
16,66 
More

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.
10,41 
More

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.
10,41 
More

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
10,93 
More