• Banner

Profile te diplomacise europiane ne Ballkan, Shaban Murati
  • Profile te diplomacise europiane ne Ballkan, Shaban Murati

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan, Shaban Murati

Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA – ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino – amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik.

800 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Profile të diplomacisë europiane në Ballkan
Origjinali: Profile të diplomacisë europiane në Ballkan
Gjinia: Histori
Autori: Shaban Murati
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2009
Fq. 292
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99956-39-19-8

Koment nga Ksenofon Krisafi

Shaban Murati, i afirmuar si një nga diplomatët tanë më me përvojë dhe një nga ekspertët më të mirë të problemeve ndërkombëtare e sidomos të Ballkanit, veçanërisht si njohës i spikatur i skenarëve të zhvillimeve ballkanike të Serbisë në këto kohë turbulencash politike, si autor hulumtues i enigmave diplomatike të pavarësisë së Kosovës, vjen para lexuesit me librin "Profile të diplomacisë europiane në Ballkan".

Ndryshe nga dy librat e mëparshëm, ky që kemi sot në duar, edhe pse përqendrohet sërish në tematikën e tij të preferuar, Serbia, Kosova, Ballkani, është zgjeruar edhe me subjekte të tjera, gjithaq interesante, si vendi dhe roli i Shqipërisë dhe i Kosovës në këtë skakierë zhvillimesh, BE – ja, vende të veçanta anëtare të saj, SHBA – ja, Rusia, vendet islamike, Kina dhe shumë të tjera.

Që në shfletimin e parë dallohen lehtë se spektri i vështrimit është i gjerë dhe megjithatë i përcaktuar. Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA – ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino – amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik.

Në të gjitha këto pika ai gjen elemente, faktorë veprues a ndikues në zhvillimet ballkanike, por sidomos në qëndrimet kapricioze e tekanjoze të Serbisë së sotme. Dhe gjithçka, në fund të fundit, ai e fokuson tek interferencat e tyre në të ardhmen e Kosovës dhe në konfigurimet e rikonfigurimet e mozaikut të brishtë e kaotik ballkanik.

Detajet e librit
UET Press
SKU001441

Referencat specifike

isbn
9789995639198
ean13
9789995639198
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.

Çmimi 1 190 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2635

Botuesi: Naimi

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2910

Botuesi: Te tjere

Hebrenjte ne trojet shqiptare, Edmond Malaj

Historia e hebrenjve në Shqipëri vitet e fundit ka qenë objekt i disa botimeve me karakter shkencor apo popullarizues. Ky botim i Edmond Malajt është i fundit në rend kohor, dhe si i tillë ka privilegjin të një tradite të krijuar tashmë në Shqipëri mbi studimet hebraike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Përjetësisht të panjohur, Gjergji Xexo

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)