Titulli: Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare
Origjinali: Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare
Gjinia: Histori
Autori: Ferit Duka
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2009
Fq. 468
Pesha: 0.552 kg.
ISBN: 978-99956-39-21-1
Koment nga Dr. Dritan Egro
"Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare" është një libër shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur nga opinioni shkencor, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Ai shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm në karrierën profesionale të prof. Dukës, por edhe një arritje të rëndësishme të osmanistikës shqiptare, çka autorin e legjitimon plotësisht si një personalitet të spikatur në këtë fushë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë studimi.
Larmia e temave të trajtuara dëshmon më së miri se autori përtej preferencave individuale ka rrokur probleme me shumë peshë për historishkrimin e kësaj periudhe të rëndësishme të historisë sonë. Studimet e përfshira në këtë libër përbëjnë kontribute tejet të rëndësishme për jetën urbane, për problemet etnike të shqiptarëve në Ballkan, por edhe për rolin që feja në përgjithësi dhe ajo islame në veçanti kanë luajtur në jetën e shqiptarëve.
Prof. Duka ka meritën se është ndër të paktët studiues profesionistë shqiptarë që problematikën e shekujve osmanë në viset shqiptare e sheh nga brenda, mbi bazën e dokumentacionit sistematik e të plotë osman, çka këtij libri i jep sa origjinalitet aq edhe mendim solid dhe të qëndrueshëm.