Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kerkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopise, Fatos Tarifa
  • Kerkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopise, Fatos Tarifa

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë, Fatos Tarifa

SKU001439
UET Press

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.

800 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë

Origjinali: Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë

Gjinia: Shkenca politike

Autori: Fatos Tarifa

Shtëpia botuese: UET Press

Viti: 2008

Fq. 144

Pesha: 0.16 kg

ISBN: 978-99956-39-01-3

Komente mbi librin

"Ky është një studim i shkëlqyer; ai përfaqëson analizën më të mirë dhe më të balancuar të problemit të legjitimitetit të socializmit. Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist." Social Forces "Ky studim mjaft mirë i dokumentuar sugjeron një këndvështrim interesant mbi një çështje shumë intriguese, siç është ajo e legjitimitetit të shteteve komuniste. Ai përfaqëson një vështrim rifreskues mbi një debat të vjetër, duke qenë i çliruar prej tiradave polemike dhe politizimeve që tradicionalisht kanë karakterizuar debatin mbi këtë çështje."

Profesor Richard L. Simpson, University of North Carolina at Chapell Hill "Ky libër i ofron lexuesit një ndryshim perspektive; ai jep kontribut shumë të rëndësishëm në ndryshimin e të perceptuarit tonë mbi ngjarje epokale të gjysmës së dytë të shekullit të XX – të. Në fakt, unë nuk mund të mendoj ndonjë introduksion më të mirë se Kërkimi i legjitimitetit, shkruar nga Fatos Tarifa, i cili të sfidojë dijen konvencionale në mënyrë kaq koncize, të informuar dhe të argumentuar." Profesor Rory J. Conces, University of Nebraska at Omaha "Libri i Fatos Tarifës, i cili në mënyrë mjeshtërore ndriçon çështjen e legjitimitetit të të ashtuquajturit socializëm real në Europën Qendrore dhe Lindore... është një arritje për t'u vlerësuar në fushën e studimeve sovjetologjike pasi ai, për nga cilësia, jo vetëm krahasohet, por ndoshta edhe i tejkalon disa nga veprat më të mira dhe më të njohura të autorëve perëndimorë në këtë fushë." Blendi Kajsiu, UET  

Detajet e librit
UET Press
SKU001439

Referencat specifike

isbn
9789995639013
ean13
9789995639013
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2788

Botuesi: Dituria

Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz Kucuku

Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Hebrenjtë në Shqipëri, Monika Stafa

Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.
990 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, Roland Qafoku

Roland Qafoku, kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në...
3 000 Lekë
More

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso
490 Lekë
More

Referenca: SKU001525

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vol 3

Vëllimi i tretë i "Historia e popullit shqiptar" të Akademisë së Shkencave vazhdon me periudhën e rëndësishme të krijimit të një shteti të qëndrueshëm dhe modern shqiptar.
1 900 Lekë
More

Referenca: 2141

Botuesi: Te tjere

Levizja, Bashkebisedim me Ibrahim Kelmendin, Bedri Islami

Emri i Lëvizjes dhe i Ibrahim Kelmendit janë të lidhur me njëri – tjetrit që nga pararendja e ditës së 17 janarit 1982. Është në fakt dëshmuesi i vetëm i asaj ngjarjeje themeluese, por edhe të përgjakur, dhe nuk ka qenë si një soditës, por pjesë e saj.
500 Lekë
More

Referenca: 2560

Botuesi: Plejad

Per Shqiperine dhe shqiptaret, Conrad Malte - Brun

Shqiptari është natyrshëm i hareshëm: ai i pëlqen gostitë e mëdha dhe dëfrimet, mbi të gjitha pëlqen vallen. Ai e ka zakon të rrugëtojë me shpatë në dorë duke kënduar vargje që i kujtojnë bëmat e guximshme të njerëzve të kombit të tij.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000384

Botuesi: Albin

Ceshtja Shqiptare ne aktet nderkombetare pas luftes I boterore

Ky vëllim përfshin dokumentat që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare pas Luftës l Botërore. Ato mbulojnë periudhën që hapet në fillim të vitit 1919 dhe mbyllet me aktet e fundit të viteve 1925 dhe 1926. Vëllimi është i treti dhe i fundit i serisë së akteve ndërkombëtare mbi çështjen shqiptare.
590 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Njeriu fëmijë, teknikat e propagandës autoritare, Artan Fuga

Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...
1 200 Lekë
More

Mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri në vitet 20-30, Koço Tashko

Por ai nuk “harron” të theksojë se, Enver Hoxha e ngriti zërin dhe e thirri popullin shqiptar në luftë vetëm atëherë kur Hitleri i shpalli luftë BRSS. Kjo, sipas tij, bëri të domosdoshme edhe formimin e PKSh-së. Një fakt i tillë konfirmon se lëvizja komuniste shqiptare që nga 7 prilli 1939 deri kur BRSS hyri në luftë me Gjermaninë naziste, nuk kishte...
600 Lekë
More