• Banner

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini
  • Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.

500 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Edi Rama, politikani pop(ulist) – star
Origjinali: Edi Rama, politikani pop(ulist) – star
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Belina Budini
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2008
Fq. 128
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-99956-39-11-2

Koment nga Artan Fuga

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.

Objekti i reflektimeve në të është konkret, tejet konkret, një personazh i vetëm, parë në evoluimin dhe aksionin e tij potik dhe intelektual brenda një periudhe krejt të përcaktuar. Analizat janë koherente, qëndrimi i autores është i ftohtë, domethënë nuk shpreh askund dhe aspak një ngatërrim të emocioneve, të bindjeve, të qëndrimeve të saj subjektive, me objektin e vet të studimit.

Belina Budini ndërmerr analizat e saj të hollësishme, të cilat do të ngjallin, me siguri, një interes të veçantë te lexuesi. Jo vetëm sepse ato përmbajnë këtë hipotezë shpjegimi të ngritjes dhe të bgallafaqimeve të një politikani shqitar, të përgatitjes së përballimit të tij të parë në shkallë kombëtare me të vërtetën, por, më tej akoma, nëpërmjet këtij shembulli, ajo ka treguar, çka është edhe më e rëndësishme, që bota e medias dhe ajo e politikës kanë ndryshuar nëpërmjet bashkëveprimit të tyre.

Autorja e këtij libri që keni marrë në dorë, Belina Budini, ka meritën se për herë të parë arrin ta fusë këtë hipotezë shkencore shpjegimi të marrëdhënieve midis politikës dhe mediave, në kontekstin e shkencave sociale shqiptare dhe sidomos të atyre të komunikimit dhe të informimit.

Detajet e librit
UET Press
SKU001438

Referencat specifike

isbn
9789995639112
ean13
9789995639112
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.

Çmimi 576 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001852

Botuesi: OMSCA-1

Shkrime historike, Mustafa Merlika Kruja

Ky libër përfshin punimet më të rëndësishme të Mustafa Krujës si: "Historia e faraonëve - Egjypti i Vjetër", "Pellazgët, ilirët, shqiptarët", "Jeta e burrave të shquem - Pirro i Epirit" (përkthim nga vepra e Plutarkut), "Historij e Skënderbeut", "Ali Tepelena" etj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001452

Botuesi: Toena

Historia e Tiranës, Kristo Frashëri

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Arratia e Ballit Kombëtar, Ylli Polovina

Ndërkohë e kishte të paqetësuar kurrë edhe një dyshim: mos anglezët, prej të cilëve në parim pritej që me ardhjen e tyre të favorizonin kundërkomunistët dhe kështu të vendosnin në pushtet të djathtët, për shkak të marrëveshjeve dhe ndarjes së interesave mes tre pjesëtarëve kryesorë të Aleancës Antifashiste SHBA-BRSS-Britani, në Ballkan, të paktën në...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)