Vizione te qarta, Pjerin Thomai
  • Vizione te qarta, Pjerin Thomai

Vizione të qarta, Pjerin Thomai

SKU001427
Te tjere

Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh.

4,95 CHF
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Vizione të qarta
Autori: Pjerin Thomai
Shtëpia botuese: Xhumrra, Durrës
f. 462
Pesha: 2.12 kg

Mbi librin

Libri "Vizione të qarta" që vjen në dritë për lexuesin, është dëshmi e ekzistencës së disidencës në Shqipëri, në kohën e monizmit, këtij fakti që disa njerëz e qarqe të huaja e të vendit, nuk duan ta pranojnë.Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh. Kapen shumë fusha, ku më shumë dominon ekonomia, fusha që ka shqetësuar autorin, ku dhe ai është më i përgatitur.Libri "Vizione të qarta" ashtu siç ka dhe titullin, shpreh dhe rrezaton vizione për atë që e lexon. Pra përfitimi me i madh do të jetë për atë që e lexon. Libri, ndonëse duket si një çështje personale e Pjerin Thomait, historia e tij, ne fakt po ta shohim më gjërë, është çështja e të gjithëve neve, shoqërisë e shtetit tonë, raportet e njerëzve me njeri-tjetrin dhe me shtetin, si dhe anasjelltas. E duke qenë kështu, mund të themi se ky libër është i joni, i tërë shoqërisë shqiptare, i Shqipërisë. 

Detajet e librit
Te tjere
SKU001427
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001448

Botuesi: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.
11,89 CHF
More

Botuesi: Dituria

Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian, Ervina Toptani

Është kënaqësi të shkruaj pak rreshta për t'ju treguar shkurtimisht sesi lindi ky libër, i cili ka qenë për mua dhe vazhdon të jetë frymëzim për të kërkuar të vërtetën dhe për t'u treguar fëmijëve të mi, brezit të ardhshëm, se nëse nuk reshtim kurrë së kërkuari të vërtetën do të jetojmë më mirë, më në paqe me vetveten dhe me të gjithë të tjerët. 
9,91 CHF
More

Botuesi: Botart

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
19,82 CHF
More

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...
12,88 CHF
More

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.
14,86 CHF
More

Referenca: 2721

Botuesi: Te tjere

Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, Elena Kocaqi Levanti

Elena Kocaqi Levanti ka mbaruar studimet për Histori me medalje të artë në Universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master dhe është në proces doktorature. Autorja punon si pedagoge pranë disa universiteteve. Ka botuar disa libra me karakter historik.
11,89 CHF
More

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...
4,95 CHF
More

Referenca: 2758

Botuesi: Plejad

Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro-Hungareze, Annelise Wernicke

Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në...
7,93 CHF
More

Tokat e çliruara shqipëtare: Çamëria, Donato Martuci

Në ftesën që u ishte dërguar studiuesve thuhej: “Për të festuar denjësisht fitoren e armëve tona që vendosi kthimin e shqiptarëve të shkëputur nga Atdheu mëmë, Kryesia e Qendrës së studimeve për Shqipërinë ka qëllim të botojë në dy vëllime, kushtuar Çamërisë, përkatësisht Kosovës, punime të studiuesve më autoritativë për problemet albanologjike. Secila...
9,91 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, Luan Omari

Përmbajtja e thellë, e pasur me ide e probleme madhore, e analizuar dhe gjykuar me rigorozitet shkencor, sikurse edhe forma e paraqitjes, me mënyrën e qartë të përshkrimit, me stilin e zhdërvjellët dhe tepër tërheqës, e bën librin shumë të vlefshëm dhe të dobishëm.
7,93 CHF
More

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.
14,86 CHF
More

Referenca: SKU001919

Botuesi: Fishta

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.
32,70 CHF
More