• Banner

  • Ka mbaruar
Shteti mesjetar i Skenderbeut, Jahja Drancolli
  • Shteti mesjetar i Skenderbeut, Jahja Drancolli

Shteti mesjetar i Skënderbeut, Jahja Drancolli

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,17 GBP Up to 12,52 GBP

Çështja e Shtetit Shqiptar të Mesjetës (VII-XV), sidomos e Shtetit të Arbrit dhe e shtetit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nuk kërkon t’i qasemi sipas pozicionit, metodologjisë dhe qëndrimit nga i qasej historiografia e vjetër.

4,25 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shteti mesjetar i Skënderbeut
Autori: Jahja Drançolli
Gjinia: Histori
Shtëpia botuese: Dukagjini
Viti: 2001
Fq. 204
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Çështja e Shtetit Shqiptar të Mesjetës (VII-XV), sidomos e Shtetit të Arbrit dhe e shtetit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nuk kërkon t'i qasemi sipas pozicionit, metodologjisë dhe qëndrimit nga i qasej historiografia e vjetër. Është e qartë që nuk bën t'i qasemi as nga pozicioni as nga qëndrimi ku i qasej dhe i qaset historiografia e vjetër dhe e re e shteteve fqinje sllave e greke, të cilat plotësisht mohojnë ekzistimin e shtetit shqiptar të Mesjetës. K

ëto historiografi, i shohin shqiptarët si një element etnik i përbërë nga barinj shtegtarë, të izoluar e të paorganizuar dhe, si të tillë, të paaftë për të organizuar formacione politike- shtetërore. Çështja e formimit të shteteve te popujt mesjetarë të Ballkanit është aq komplekse për nga rëndësia dhe zhvillimi historik, saqë çdo zbatim i tij në situata joadekuate historike sjell më vete interpretime historike të papranueshme.

Në situata, të tilla për shkaqe të politikës së ditës, kanë rënë edhe studiuesit e nivelit botëror si ta zëmë, ballkanologu K. Jirecek, i cili pasi mohon ekzistimin e formacioneve shtetërore shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, duke u nisur nga qëndresa e fuqishme e popullit shqiptar kundër pushtuesit osman, konstatonte se vetëm në shekullin e XV mund të flitej për një aleancë shtetërore shqiptare me ne krye Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Një rëndësi e veçantë në studimin tonë i është kushtuar trajtimit të njoftimeve të moçme për jetën e veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut; fillimeve të shtetësisë iliro-shqiptare, përkatësisht, vazhdimësisë së shtetit iliro- shqiptar, si dhe parahistorisë së shtetit të hershëm shqiptar; shtetit mesjetar të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe politikës së brendshme e të jashtme të këtij shteti; dhe, së fundi Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Kosovës.

Ky studim është riprodhim i botimeve të mia në revistat Studime Historike, Gjurmime Albanologjike dhe Zëri. Studimi mbështetet në rezultate të kërkimeve shkencore në arkiva e biblioteka të Italisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001270
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Skënderbeu, jeta dhe vepra, Kristo Frashëri

Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.

Çmimi 13,60 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2134

Botuesi: Albin

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 

Çmimi 6,80 GBP
More
In Stock

Referenca: SKU001427

Botuesi: Te tjere

Vizione të qarta, Pjerin Thomai

Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh.

Çmimi 4,25 GBP
More
In Stock

Referenca: 2599

Botuesi: Naimi

Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise, Ismail Strazimiri

Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik.

Çmimi 5,95 GBP
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 17,85 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Izraelitët në Shqipëri, Josef Jakoel

Ka njerëz që përpiqen të njollosin me shpifje të ulët qëndrimin fisnik dhe burrëror që mbajti populli shqiptar karshi izraelitëve duke i shpëtuar ata nga duart e nazistëve. Këta njerëz thonë se ky qëndrim i shqiptarëve karshi izraelitëve ka qenë i diktuar nga interesi, sepse izraelitët kishin para që të paguanin përkrahjen që u jepej.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.

Çmimi 8,42 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)