• Banner

  • Ka mbaruar
Bajroni ne Shqiperi, Kristo Frasheri
  • Bajroni ne Shqiperi, Kristo Frasheri

Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën, Kristo Frasheri

Poema romantike "Shtegtimet e Çajlld Haroldit" së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese.

57,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën
Origjinali: Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën
Gjinia: Histori
Autori: Kristo Frashëri
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
Fq. 84
Pesha: 0.135 kg.
ISBN: 978-99943-0-124-9

Mbi librin

Poema romantike "Shtegtimet e Çajlld Haroldit" së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese.

Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare evropiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin Shqipërinë në fillim të shekullit XIX dhe sesi e gjykonin në atë kohë "Asllanin" e Shqipërisë, Ali Pashë Tepelenën.

Për Bajronin, Shqipëria ishte një vend me bukuri natyrore të rralla; shqiptarët njerëz të pashëm, trima, krenarë, me fustanella të bardha; kurse Ali Pashë Tepelena një kapedan i egër por jo mizor, vezir por i pavarur, figura e tretë historike pas Aleksandrit të Madh dhe pas Skënderbeut. Nuk ka dyshim se në vizionin e Bajronit në "Çajlld Harold" mbi Shqipërinë, mbi shqiptarët dhe mbi Ali Pashë Tepelenën ka ndikuar kryesisht formimi romantik i tij.

Si rrjedhim, ai e pikturoi botën e panjohur shqiptare si poet dhe si kureshtar, jo si vëzhgues kritik. Vetëkuptohet se as bota e panjohur shqiptare, as veziri pak i njohur i Janinës nuk mund të zbardheshin vetëm gjatë një udhëtimi trejavor.

Si rrjedhim, portreti historik i Ali Pashë Tepelenës mund të jetë i saktë vetëm nëse shqyrtohet dhe gjykohet veprimtaria politike, shoqërore, ekonomike, diplomatike, kulturore dhe administrative, e parë për tërë harkun kohor të jetës së tij derisa përfundoi me prerjen e kokës së tij dhe me asgjësimin e përpjekjeve të tij 30 e ca vjeçare. Për të plotësuar këtë zbrazëti, autori e mbyll trajtesën e vet me një vlerësim si historian mbi "Portretin historik të Ali Pashë Tepelenës".  

Detajet e librit
SKU001137

Të dhënat

Autori
Kristo Frasheri

Referencat specifike

isbn
9789994301249
ean13
9789994301249
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000854

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri, vol. 1

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.

Çmimi 86,25 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001452

Botuesi: Toena

Historia e Tiranës, Kristo Frashëri

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri 1878 – 1941, Kristo Frashëri

Në këtë trajtesë është mbështetur kryesisht në burimet dokumentare të kohës së ngjarjeve dhe në dëshmitë e shkruara nga protagonistët e tyre, disa nga të cilat i ka përmbledhur në pjesën e dytë të vëllimit. Krahas burimeve ai ka shfrytëzuar dhe njoftimet që ai vetë ka mbledhur nga bisedat me protagonistët e ngjarjeve, të cilët ka pasur fatin t'i njohë...

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Skënderbeu, jeta dhe vepra, Kristo Frashëri

Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.

Çmimi 184,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2588

Botuesi: UET Press

Piedestale pa statuja, Blendi Fevziu

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.

Çmimi 66,24 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...

Çmimi 109,25 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)