• Banner

Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete, Ismail Kadare
  • Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete, Ismail Kadare

Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, Ismail Kadare

Marsi i vitit 1997 do të hyjë në historinë e këtij vendi si marsi i vetëvrasjes. Nuk teprohet aspak po të thuhet se Shqipëria u përpoq të vetëvritej. A ishte e denjë kjo për një popull që ka mijëra vjet që jeton në këtë botë të vështirë?

3,12 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë

Autori: Ismail Kadare

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2005

Fq. 48

Pesha: 0.100 kg

ISBN: 99943-32-48-1

Mbi librin

Në prag të mijëvjeçarit të tyre të tretë, që është edhe mijëvjeçari i tretë i botës së sotme, shqiptarët i priste një befasi tragjike. Ishte e pangjashme me dramat e mëparshme, ndaj ishte, ndoshta, dhe më e hidhura. Një vizatim në një gazetë franceze të atyre ditëve e jepte tronditshëm thelbin e ngjarjes: Njëra kokë e shqiponjës dykrenore, zogut simbolik të shqiptarëve, përpiqej të mbyste kokën tjetër. Marsi i vitit 1997 do të hyjë në historinë e këtij vendi si marsi i vetëvrasjes. Nuk teprohet aspak po të thuhet se Shqipëria u përpoq të vetëvritej. A ishte e denjë kjo për një popull që ka mijëra vjet që jeton në këtë botë të vështirë? A ishte shenjë papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi? Së fundi, a ishte e turpshme?

Për dikë që shkon drejt vetëvrasjes, gjykimi i pastajmë, qoftë i atij vetë, qoftë i të tjerëve s’mund të jetë kurrë as tepër i saktë, as tepër i qartë, e aq më pak, as tepër i pamëshirshëm. Por ne, nëse nuk jemi në gjendje të shkoqitim e të zhbirojmë shkaqet e thella e ndërthurjen e kushteve që e sollën popullin shqiptar në këtë ditë me të vërtetë të zezë të tij, jemi të detyruar ndërkaq që çdo mendimin tonë, çdo përpjekje e çdo veprim tonin të tashëm ta vëmë në lidhje me këtë tragjedi. Ajo është e tillë që nuk të lë të qetë. Ajo është zotëruese dhe klithëse. Ajo shtron pyetje dhe kërkon përgjigje nga të gjithë.

Detajet e librit
SKU001090

Të dhënat

Autori
Ismail Kadare

Referencat specifike

isbn
9994332481
ean13
9994332481
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001313

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2, Hilë Lushaku

Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të...

Çmimi 16,66 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.

Çmimi 5,00 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)