• Banner

  • Ka mbaruar
Kupa e Botes vellimi 4 nga Montevideo 1930 ne Afriken e Jugut
  • Kupa e Botes vellimi 4 nga Montevideo 1930 ne Afriken e Jugut

Kupa e Botës nga Montevideo 1930 në Afrikën e Jugut 2010, Besnik Dizdari

Historia e FIFA-s  është e gjatë dhe e pasur. Ajo pasurohet në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë dekadave, miliona fjalë janë shkruar për ndeshjet e mëdha, golat e mëdhenj, lojtarët dhe trajnerët e mëdhenj, duke regjistruar kështu historinë e aktivitetit më të madh unikal sportiv, një aktivitet që nuk rresht kurrë së magjepsuri.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kupa e Botës  nga Montevideo 1930 në Afrikën e Jugut 2010

Gjinia: Historia e futbollit

Autori: Besnik Dizdari

Shtëpia botuese: Rozafat

Viti: 2010

fq. 152

Pesha: 0.20 kg

ISBN: 978-9928-4007-1-0

Koment nga autori

"Nuk e kisha parë ndonjëherë nga afër Kupën e Botës. Po rasti e solli që në udhëtimin me kombëtaren tonë në Angli me 1989, në një eksponat të trofeve të futbollit të Federatës Angleze, që vezullonte nga shkëlqimi i kupave të ndryshme, në fakt mjaft të mëdha, të arta e të argjendta, të bronzta e të aliazheve të ndryshme, të dalloja disi me vështirësi edhe atë, kupën "Zhyl Rime". Përse me vështirësi? Sepse ajo ishte fare e vogël, kaq e vogël, sa që humbiste në atë mori kupash aq të mëdha. Nuk ma kishte marrë mendja që megjithëse ia dija përmasat ( e gjatë vetëm 30 cm), kjo kupë që kishte tronditur botën sportive për dekada të tëra, të ishte ashtu fare e vogël, sa ta sfumonin kupa të tjera të mëdha për nga trupi, po krejt të parëndësishme për nga përfaqësimi në krahasim me të! Kjo ishte "Zhyl Rime" e famshme, në të vërtetë kopja autentike (origjinali shkëlqente në Brazil), vogëlushja që kishte lindur një histori, që kishte udhëhequr një histori të tërë sportive. Një histori që kishte mbërthyer në vetvete pasione të papërmbajtshme, ankthe turmash qindra mijëshe, britma fitoresh, e pse jo, vajtime humbjesh, drama të pafund fushash të blerta, konflikte, ecuri, befasi të panumërta duke ngjitur futbollin në olimpin, në panteonin e sporteve të rruzullit tokësor..." 

Mbi autorin

Besnik Dizdari gazetar, një ndër themeluesit dhe presidenti i Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv . Dizdari, e ka filluar karrierën si një anëtar i stafit të përditshmes Bashkimi i Tiranës në vitet gjashtëdhjetë, dhe më pas për 17 vjet, ai ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës më të vjetër sportive në Shqipëri, " Sporti Shqiptar". Ai publikon revistën e vetme sportive në Shqipëri- Futbolli Shqiptar dhe ka botuar rreth 18 libra shqip sportiv me historinë e sportit shqiptar. Ai gjithashtu shërben si një anëtar i bordit drejtues të Komitetit Shqiptar të Radio-Televizioni Publik, të zgjedhur nga Parlamenti shqiptar që nga viti 2006. Koment nga Joseph Blatter Historia e FIFA-s  është e gjatë dhe e pasur. Ajo pasurohet në mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë dekadave, miliona fjalë janë shkruar për ndeshjet e mëdha, golat e mëdhenj, lojtarët dhe trajnerët e mëdhenj, duke regjistruar kështu historinë e aktivitetit më të madh unikal sportiv, një aktivitet që nuk rresht kurrë së magjepsuri prej një brezi në tjetrin. Ndërkohë që teknologjitë moderne zhvillohen, sidomos në fushën e elektronikës, historia tregohet vazhdimisht nëpërmjet llojeve të reja të medias: video, CD-ROMs,internet e kështu me radhë. Por mediumi më popullor ende vazhdon të mbetet fjala e shkruar, mjeti më tradicional në shprehjen e magjisë së Kupës së Botës. Sigurisht, duhet një aftësi e veçantë për të shfrytëzuar këtë mjet në tërësinë e tij si dhe për të gjetur fjalët e duhura për t`i bërë ato ndeshje të së kaluarës që të vijnë sërish në letër, të mbështetura këto nga nga një përzgjedhje fotografish të cilat risjellin fytyrat dhe ngjarjet e viteve të shkuara. Historia është treguar miliona herë, në më të shumtën e gjuhëve të botës, por kjo bibliotekë s`rresht së zgjeruari. Pasurimi i kësaj biblioteke më një libër në gjuhën shqipe është një zhvillim veçanërisht i rëndësishëm. FIFA është fare mirë në dijeni të historisë aktuale të Shqipërisë dhe të traumave që njerëzit e saj kanë kaluar. Nëpër gjithë këtë kohë të trazuar, futbolli ka vazhduar të luhet  dhe FIFA ka mbështetur vendosmërinë e skuadrës shqiptare për të luajtur ndeshjet e vete ne eleminatoret e Francë 98`. Vërtet, skuadra u mund, por kurrsesi askush nuk do ta harrojë atë ndeshjen e fundit, historike, kundër Gjermanisë në Hanovër, ku dinjiteti dhe vlerat e futbollit shqiptar u shfaq para syve të botës. Ai premton shumë për të ardhmen dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në finalet e Kupës së Botës nuk do të jetë hiç  më pak nga ajo çka vendi meriton.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001473

Referencat specifike

isbn
9789928400710
ean13
9789928400710
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
7 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001472

Botuesi: Te tjere

Kupa e Botës nga Montevideo 30 në Francë 98, Besnik Dizdari

"Nuk e kisha ndonjëherë nga afër Kupën e Botës. Po rasti e solli që në udhëtimin me kombëtaren tonë në Angli me 1989, në një eksponat të trofeve të futbollit të Federatës Angleze, që vezullonte nga shkëlqimi i kupave të ndryshme, në fakt mjaft të mëdha, të arta e të argjendta, të bronzta e të aliazheve të ndryshme, të dalloja disi me vështirësi edhe atë ,...

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001474

Botuesi: Te tjere

Kupa e Evropës, Besnik Dizdari

Ideja për të krijuar një kampionat futbolli për të gjitha shtete e Europës lindi tek Henri Delaunay, sekretari 71- vjeçar i UEFA-s. Ideja e tij do të vazhdohej nga i biri, Pierre Delaunay, i cili emërohet Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Nga Mesjeta deri në kohën e sotme, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 2

Shenjat pararendëse të një ere të re do të nisin të grumbullohen rreth vitit 1500. Tashmë, disa prej tyre i kemi përmendur, si për shembull zbulimin e Amerikës dhe pinjojtë e parë të ndërmarrjes evropiane në Azi. Që në fillim ato shfaqin natyrën e dyzuar të epokës së re që paralajmërohet: gjithnjë e më shumë, ajo fiton një përmasë të vërtetë botërore.

Çmimi 31,23 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001476

Botuesi: Te tjere

Historia e kampionateve të Shqipërisë 1950-1954 , Besnik Dizdari

Në këtë vëllim janë paraqitur dy skuadrat më të forta të kohës: Dinamo dhe Partizani, të cilat kanë pasur një përngjasim të rrallë ndërmjet tyre. Të dyja skuadrat kishin të njëjtën etje për të fituar, të njejtat qëllime dhe të njëjtin ndërtim. Për 10 vite ato kanë mbajtur të gjithë peshën e futbollit shqiptar duke fituar 6 kampionate Dinamo dhe 4 të tilla...

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Historia e Finlandës, Henrik Meinander

Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)