• Ka mbaruar
Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë
  • Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.

15,62 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mein Kampf (Lufta ime), vëllimi i parë

Origjinali: Mein Kampf

Gjinia: Autobiografi

Autori: Adolf Hitler

Shqipëroi: Kushtrim Gjosti

Shtëpia botuese: Belina H.

Viti: 2012

Fq. 526

Pesha: 0.615 kg                                                                                                                      

ISBN: 978-9928-4071-7-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër, i konsideruar nga kritika si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX - të të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde.

Botimi i këtij libri, ku Adolf Hitleri farkëton si një bombë me sahat tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin, racizmin etj, është i rëndësishëm pasi ky libër përcaktoi historinë e Europës. Autori i këtij libri, pasi shkatërroi, dogji me dhejtëra kombe dhe vrau dhjetëra milionë njerëz, çoi në shkatërrim total dhe vetë kombin e tij. Adolf Hitleri ishte demagogu më i madh që ka parë bota deri më sot, sundues tiran, një figurë e tmerrshme, një monstër që urdhëroi krimet më makabre.

Mendja e tij e sëmurë, në emër të pastërtisë së racës, projektoi dhe urdhëroi eliminimin e gjashtë milionë hebrenjve të pafajshëm. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional - socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit.

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928407177
ean13
9789928407177
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
12,49 
More

Referenca: SKU000982

Botuesi: Dituria

Europa Ballkanike, Bernard Lory

Vendet ballkanike nuk është se i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm. Ato përbëjnë një pjesë
8,33 
More

Botuesi: Botart

Robespier dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.
12,49 
More

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV, vol. 7, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
12,49 
More

Botuesi: Te tjere

Ultra sekret, F. W. Winterbotham

Mbi të gjitha kjo është historia sesi gjatë Luftës së Dytë Botërore iu shpërndanë, në sekretin më të madh, presidentit Roosevelt, Winston Churchill – it dhe shefave më të rëndësishëm të shtabit të përgjithshëm, si dhe komandantëve në fronte, gjatë gjithë periudhës së luftës, rezultatet e operacionit më të shkëlqyer të spiunazhit, domethënë zbërthimi i...
8,33 
More

Botuesi: IDK

Ballkani imagjinar, Maria Todorova

"Ballkani imagjinar" konsiderohet gjerësisht si libri më i mirë i shkruar për Ballkanin, për mënyrën se si ka ndryshuar historikisht perceptimi (përgjithësisht negativ) që ka Europa për të apo edhe vetë ideja që popujt e gadishullit kanë për veten.
10,41 
More

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.
10,41 
More

Botuesi: IDK

Histori e Ballkanit, Misha Glenny

Misha Glenny, një nga gazetarët më të njohur dhe të famshëm perëndimorë, vjen në shqip me librin më të fundit që cilësohet si një ndërmarrje e jashtëzakonshme ambicioze, por e nevojshme për Europën e Amerikën. Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë.
16,66 
More

Botuesi: UEGEN

Në emër të Pjetrit, Francesca Chaouqui

Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut i ra në dorë një dokument sekret: bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
10,41 
More

Dy në një, 20% ulje mbi Ballkanin

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.
31,23 
More

Referenca: 2641

Botuesi: Plejad

Toka dhe deti, Carl Schmitt

Pikëpamjet e ndryshme të kombeve dhe të burrave të shtetit në lidhje me politikën, luftën, armiqësinë, të drejtën dhe humanizmin i kanë rrënjët tek raporti që kanë ata me hapësirën.
6,25 
More

Botuesi: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.
5,00 
More

Botuesi: Botart

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.
10,41 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002074

Botuesi: Te tjere

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i dytë

Ky libër, i konsideruar nga kritika si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX - të të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij...
12,49 
More