Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Brigje të pikëlluara, Ryan Gingeras
  • Brigje të pikëlluara, Ryan Gingeras

Brigje të pikëlluara, Ryan Gingeras

IDK

Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetëra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll?

1 100 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Brigje të pikëlluara
Origjinali: Sorrowful shores
Gjinia: Histori
Autori: Ryan Gingeras
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2019
Fq. 346
Pesha: 0.448 kg.
ISBN: 978-9928-136-64-0

Mbi librin

Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetëra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll?

Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur “për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre”, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq?

Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë.

Fragmente nga libri

Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar.

Ky segment i kombit “imagjinar” shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit Jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu.

***

Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve pas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar.

Detajet e librit

Referencat specifike

ean13
9789928136640
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2214

Botuesi: Botart

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.
1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001899

Botuesi: IDK

Kronikat e Tursun Beut

Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën. 
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2558

Botuesi: Toena

Ballkani në historinë botërore, Andrew Baruch Wachtel

I shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike

Mendimet e shtjelluara në librin "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" janë vënë në zbatim në fushën politike, diplomatike, ekonomike dhe tekniko – shkencore. Në këtë libër rëndësi nuk i kushtohet shtjellimit të teorisë ushtarake, por zbatimit praktik të strategjisë ushtarake.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000319

Botuesi: Ideart

Njerezit e shquar te antikitetit, Ralda Forzin, Beverley Tavio

Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit. Leximi i tij është një zhvendosje në kohë drejt Mesopotamisë, Egjiptit, Greqisë së Lashtë dhe Romës.
700 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001440

Botuesi: UET Press

Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, Ferit Duka

Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të gjithanshme është një arritje e rëndësishme e autorit dhe e osmanistikës shqiptare. Ai rrok tema dhe probleme të larmishme të shekujve osmanë në viset shqiptare, që kanë të bëjnë me një nga periudhat më interesante të historisë së Shqipërisë.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001574

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Osmane, Robert Mantran

Perandoria Osmane përfaqëson një formacion politik, që për një periudhë më shumë se 500 vjeçare, përfshiu në gjirin e saj të gjitha viset shqiptare.
2 500 Lekë
More
Ne gjendje