Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vetevrasja e Europes, Douglas Murray
  • Vetevrasja e Europes, Douglas Murray

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

Botart

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vetëvrasja e Europës
Origjinali: The strange death of Europe
Gjinia: Histori
Autori: Douglas Murray
Shqipëroi: Ivana Tomço
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2018
Fq. 364
Pesha: 0.476 kg.
ISBN: 978-9928-286-01-7

Mbi librin

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.

Këto përfshijnë ndryshime të shpejta në dinamikën e politikës globale, të udhëheqjes globale dhe të qëndrimeve terroriste në të gjithë Europën. Douglas udhëton në të gjithë Europën, për të shqyrtuar fillimisht se si emigracioni masiv, vetëshkatërrimi i kultivuar dhe deziluzioni kontribuan, duke e futur një kontinent në kurthin e vetëvrasjes.

Nga brigjet e Lampeduzës në kampet e emigrantëve në Greqi, nga Këlni në Londër, ai duket kritik ndaj faktorëve që u bënë bashkë për t’i bërë europianët të paaftë të argumentojnë për veten e tyre dhe të paaftë t’i rezitojnë ndryshimit të tyre si shoqëri.

Libri i jashtëzakonshëm dhe tronditës i Murray (Times) trajton dështimet zhgënjyese të multikulturalizmit, ndryshimin e kursit të Angela Merkelit mbi emigracionin, mungesën e riatdhesimit dhe obsesionin perëndimor mbi fajin, duke zbuluar kështu shqetësimin mu në zemër të kulturës europiane.

Përfundimi i tij është i zymtë, por parashikimet nuk janë të parevokueshme. Siç thotë Murray, ky mund të jetë shansi ynë i fundit për ta ndryshuar rezultatin, përpara se të jetë tepër vonë.

Komente mbi librin

“Deri tani libri më bindës politik i vitit.... Mos jepni mendim mbi këtë libër nëse nuk e keni lexuar!”

Evening Standard

“Kundërshtoni me forcë nëse doni, por nuk do të pendoheni kurrë që e lexuat këtë libër.”

Literary Review

“Liberalët do të duan ta hedhin poshtë. Më duhet t’i paralajmëroj se do t’u duhet të argumentojnë më shumë nga sa kanë argumentuar më parë.”

Nick Cohen

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286017
ean13
9789928286017
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Lufta që i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Ç’është populizmi, Jan - Werner Muller

Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in?
700 Lekë
More

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2941

Botuesi: Dituria

Historia e Zvicres, Thomas Maissen

Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.
1 190 Lekë
More

Referenca: 2742

Botuesi: Dituria

Lindja e Europes, Roberto Lopez

Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2214

Botuesi: Botart

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000319

Botuesi: Ideart

Njerezit e shquar te antikitetit, Ralda Forzin, Beverley Tavio

Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit. Leximi i tij është një zhvendosje në kohë drejt Mesopotamisë, Egjiptit, Greqisë së Lashtë dhe Romës.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001899

Botuesi: IDK

Kronikat e Tursun Beut

Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën. 
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Turqisë, Erik Zurcher

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë...
1 500 Lekë
More

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
1 600 Lekë
More