• Banner

Si vdesin demokracite, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt
  • Si vdesin demokracite, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Si vdesin demokracitë, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si vdesin demokracitë
Origjinali: How democracies die
Gjinia: Histori
Autori: Steven LevitskyDaniel Ziblatt
Shqipëroi: Valbona Nathanaili
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2018
Fq. 334
Pesha: 0.403 kg.
ISBN: 978-9951-721-56-1

Mbi librin

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.

Të tre hapat e mësipërm janë vënë re në mbarë botën – jo vetëm në rastin e zgjedhjes së Donald Trump – dhe të gjithë duhet të kuptojmë se si mund t'i ndalojmë. Në librin "Si vdesin demokracitë", profesorët e universitetit të Harvardit, Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt paraqesin disa leksione të shkëlqyera, nxjerrë nga historia, që hedhin dritë në shkërmoqjen e regjimeve përgjatë shekujve njëzet dhe njëzet e një.

Këto leksione përmbajnë një analizë alarmuese se si përmbysen demokracitë në ditët e sotme dhe shërbejnë si udhërrëfyes për qeveritë, partitë politike dhe individët, se si t'i riparojnë dhe fuqizojnë kur janë nën kërcënim.

Historia nuk përsërit vetveten. Por ne mund të mbrojmë demokracinë ku jetojmë duke mësuar leksionet e saj, përpara se të jetë shumë vonë.

Komente mbi librin

"Kushdo që është i shqetësuar për të ardhmen e demokracisë duhet ta lexojë këtë libër të përmbledhur dhe të kuptueshëm. Kushdo që nuk është i shqetësuar, domosdoshmërisht duhet ta lexojë."

Daron Acemoglu, bashkautor në librin "Pse dështojnë kombet"

"Autorëve u detyrohemi një mal me falenderime, që të kuptuarit e tyre të thellë e kanë përdorur për të analizuar një çështje të rëndësishme politike të ditës."

Francis Fukuyama, autori i librit "Rendi politik dhe shthurja politike"

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951721561
ean13
9789951721561
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hakmarrja e Trojës, Erhan Afyoncu

Dinastia osmane numëron mjaft emra komandantësh të mëdhenj, por askush përveç Fatih Sulltan Mehmetit nuk arriti t'i kushtojë rëndësi aq të madhe shkencës, filozofisë, komunikimit dhe artit. Fatih Sulltan Mehmeti është themeluesi i vërtetë i Perandorisë Osmane; madje mund të thuhet me plot gojën që ai ishte një udhëheqës rilindjeje.

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.

Çmimi 29,73 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Anglisë, Philippe Chassaigne

Mite magjepsëse, që mbështjellin sigurisht një realitet më të koklavitur. Për ta kuptuar, le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.

Çmimi 4,76 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Endrra kineze, Li Junru

Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne, Ëndrra Kineze mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Zbulimet e mëdha dhe Reforma, vol. 6, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

"Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.

Çmimi 0,01 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)