Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Monstrat, Simon Sebag Montefiore
  • Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Te tjere

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.

1 600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Monstrat, gratë dhe burrat më të urryer në histori
Origjinali: Monsters, history's most evil men and ëomen
Gjinia: Histori
Autori: Simon Sebag Montefiore
Shqipëroi: Etleva Sakajeva
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2015
Fq. 496
Pesha: 0.714 kg.
ISBN: 978-9928-106-32-2

Koment nga autori

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.

Monstrat është një kronikë e ligësisë njerëzore përgjatë epokave; karaktere dhe krime që çdokush nga ne duhet t'i njohë – dhe askush nuk duhet t'i harrojë.

Ky është vëllimi shoqërues i veprës "Heronjtë, historitë e burrave dhe grave më të famshme", të botuar së bashku, që tendosin kronologjikisht historinë që prej Biblës deri në kohët moderne, dhe në ditët tona.

Shumë prej përbindëshave të rrëfyer në këto faqe kishin prirje, qenë burra shteti dhe gjeneralë tepër të ndërlikuar. Por asnjëri ndër ta nuk duhet të na largojë nga nxjerrja në pah dhe rrëfimi i krimeve të tyre.

Ka disa prej liderëve që mund të renditen midis heronjve dhe monstrave. Napoleoni, Pjetri i Madh, Kromuelli, Ataturku dhe Aleksandri i Madh mund të rreshtohen mes heronjve ose përbindëshave, por të gjithë këta zënë vend në veprën time më të hershme "Heronjtë, historitë e burrave dhe grave më të famshme", ndërsa Henriku VIII – të, hero anglez për shumë njerëz, shfaqet si një monstër.

Xhengiz Khan (Genghis Khan) dhe Timurlengu (Tamerlane) qenë të dy gjeni në politikë e ushtri, pothuajse heroikë, e megjithatë të përçudnuar. Ndoshta, këta heronj – monstra klasikë i përkasin një vepre më vete.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928106322
ean13
9789928106322
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001915

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes, Nikola Makiaveli

Titulli: Arti i LuftësOrigjinali: Dell' arte della gurraGjinia: FilozofiAutori: Nikola MakiaveliShqipëroi: Qemal VelijaShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 62Pesha: 0.06 kgISBN: 978-9928-4005-3-6
300 Lekë
More

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000322

Botuesi: Ideart

Teoria Politike Perendimore, Lee Cameron McDonald

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Një grua në Berlin

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.
1 190 Lekë
More

Referenca: SKU000314

Botuesi: Ideart

CIA, historia e sherbimeve sekrete, Mario Del Pero

Ky është libri i parë ku bëhen përpjekje për të sistemuar historinë kronologjike dhe analitike të CIA-s, rolin e saj në ngjarjet më të mëdha që formatuan struktura shoqërore në të gjithë kontinentet, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të Shërbimeve Inteligjente.
576 Lekë
More

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Në emër të Pjetrit, Francesca Chaouqui

Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut i ra në dorë një dokument sekret: bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000319

Botuesi: Ideart

Njerezit e shquar te antikitetit, Ralda Forzin, Beverley Tavio

Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit. Leximi i tij është një zhvendosje në kohë drejt Mesopotamisë, Egjiptit, Greqisë së Lashtë dhe Romës.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
1 900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Heronjtë, Simon Sebag Montefiore

Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.
1 800 Lekë
More