• Banner

Zjarr dhe terbim, Michael Wolff
  • Zjarr dhe terbim, Michael Wolff

Zjarr dhe tërbim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit, Michael Wolff

"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon, gjatë 18 muajve.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zjarr dhe tërbim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit
Origjinali: Fire and Fury: Inside the Trump White House
Gjinia: Histori
Autori: Michael Wolff
Shqipëroi: Alfred CakoNikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 504
Pesha: 0.633 kg.
ISBN: 978-9928-00-252-5

Mbi librin

"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon, gjatë 18 muajve (intervista e parë u zhvillua në maj 2016), duke u bërë një "depërtues i vazhdueshëm" në Shtëpinë e Bardhë. Wolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të padëgjuara.

• A mendonte vërtet Trampi se do të fitonte? E donte vërtet këtë? Cilat janë qëllimet e "Xhervankës", krijesa dykokëshe e përbërë nga e bija, Ivanka, dhe dhëndri Xherid Kushner?
• Pse u shkarkua shefi i FBI-së Xhejms Komi dhe, pas tij, shefi i stafit Rins Pribus?
• Pse u shkakrua Stiv Benoni, strategu (dhe shpirti i zi) që i dha fitoren Trampit?
• Kush është 'zëri' që tregon për takimet mes stafit të Trampit dhe rusëve?
• Pse është e kotë t'i ofrosh Trampit relacione, analiza dhe çfarëdolloj teksti të shkruar?
• Kush e drejton vërtet Shtëpinë e Bardhë?

"Zjarr dhe Tërbim" është libri që Trampi u përpoq më kot ta bllokonte, një fenomen botëror që tregon historinë pasionante të një mandati të paparashikueshëm dhe të vrullshëm si vetë presidenti.

Koment nga autori

Arsyeja pse e shkrova këtë libër nuk ka se si të jetë më e qartë. Me përurimin e Donald Trampit më 20 janar 2017, Shtetet e Bashkuara hynë në qendër të stuhisë më të jashtëzakonshme politike që nga skandali i Uotergejtit.

Me afrimin e ditës, vendosa ta tregoja këtë histori sipas një mënyre sa më të njëkohshme të ishte e mundur dhe të përpiqesha ta shihja jetën në Shtëpinë e Bardhë të Trampit me sytë e njerëzve sa më pranë saj.

Fillimisht, e konceptova si një rrëfim për administratën Tramp për njëqind ditët e para, piketa më tradicionale e një presidence. Por ngjarjet rrodhën pa ndërprerje të natyrshme për më shumë se dyqind ditë dhe perdja e aktit të parë të presidencës Tramp ra vetëm me emërimin e gjeneralit në pension Xhon Keli si shef të stafit në fund të korrikut dhe me largimin e shefit të strategjive Stiven K. Benon tri javë më vonë.

Ngjarjet që kam përshkruar në këto faqe mbështeten në biseda të ndodhura gjatë një periudhe prej tetëmbëdhjetë muajsh me presidentin, me shumë prej anëtarëve të stafit të tij të ngushtë, disa prej të cilëve kanë folur me mua me dhjetëra herë, dhe me shumë njerëz me të cilët kanë folur ata.

Intervista e parë ndodhi kohë përpara se ta kisha përfytyruar një Shtëpi të Bardhë të Trampit, lëre pastaj të shkruaja libër për të, në fund të majit 2016, në shtëpinë e Trampit në Beverli Hills, ku kandidati i atëhershëm shijonte akulloren me vanilje Hagen–Das dhe shpaloste hapur e me përtaci opinionet e tij mbi një varg temash, ndërsa ndihmësit e tij, Hop Hiks, Korej Levandovski dhe Xherid Kushner hynin e dilnin nga dhoma.

Bisedat me pjesëtarët e ekipit të fushatës vazhduan gjatë Kuvendit Republikan në Klivlend, kur ende dukej tepër e zorshme të perceptohej zgjedhja e Trampit. U zhvendosën pastaj në Kullën Tramp me gjuhëbriskun Stiv Benon, para zgjedhjeve, kur ai dukej ende si një çudi zbavitëse dhe, më vonë, pas zgjedhjeve, kur dukej si një mrekullibërës.

Pak pas 20 janarit, zura një vend si gjysmë të përhershëm në një kolltuk në Krahun Perëndimor. Deri atëherë, kisha kryer më shumë se dyqind intervista. Ndërkohë që administrata Tramp e kishte kthyer armiqësinë ndaj shtypit në politikë virtuale, njëherësh ishin më të hapur ndaj medias se çdo Shtëpi e Bardhë në kujtesën e vonë.

Në fillim, kërkova një nivel formal hyrjeje në Shtëpinë e Bardhë, një lloj statusi "hije". Vetë presidenti e mbështeste këtë ide. Por, duke parë se shumë çifligje të Shtëpisë së Bardhë Tramp hynë në konflikt të hapur që në ditët e para të administratës, dukej se nuk gjendej asnjë njeri që të ma siguronte këtë.

Po ashtu, nuk dilte askush që të më thoshte "Largohu". Kështu që u bëra më tepër si një furracak i përhershëm sesa si një mysafir i ftuar, diçka që i afrohej statusit të "hijes" që kisha dashur, duke mos pranuar njëherësh rregullat dhe duke mos bërë asnjë premtim për atë që mund të shkruaja ose mund të mos shkruaja.

Shumë nga historitë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë Tramp bien në kundërshti me njëra–tjetrën, shumë të tjera, sipas modelit Trampian, janë tepër të pavërteta. Këto kundërshti dhe kjo dorë e lirë ndaj së vërtetës, në mos me vetë realitetin, përbëjnë një fije elementare të librit.

Ndonjëherë i kam lënë lojtarët të ofrojnë variantin e tyre, duke lejuar njëherësh lexuesin t'i gjykojë. Në raste të tjera, përmes një vijimësie në rrëfime dhe përmes burimeve të besueshme, kam ndërtuar një variant ngjarjesh që kam besuar se është i vërtetë.

Disa nga burimet më kanë folur mbi të ashtuquajturin "sfond i thellë", një traditë e librave bashkëkohorë politikë e cila lejon një përshkrim të hallakatur të ngjarjeve, të cilat ua kanë thënë dëshmitarë pa emër.

Po ashtu, jam mbështetur në intervista të paregjistruara, duke i lejuar burimit të japë citime të drejtpërdrejta, me kusht që nuk do t'ia vesh atij këto citime. Burime të tjera kanë folur me mua me mirëkuptimin që materiali i intervistave nuk do të bëhet publik para daljes së librit. Së fundi, disa burime kanë folur hapur, drejt në regjistrim.

Njëkohësisht, ia vlen të përmenden disa çështje të vështira gazetareske me të cilat u përballa ndërkohë që merresha me administratën Tramp, shumë prej të cilave rridhnin nga mungesa në Shtëpinë e Bardhë e procedurave zyrtare dhe nga mungesa e përvojës së drejtuesve.

Këto sfida përfshinin materialet e paregjistruara dhe ato të sfondit të thellë që, më pas, ishin regjistruar rastësisht; burimet që ofronin rrëfime në konfidencë dhe, më pas, i përhapnin vetë më gjerë ato, si të ishin çliruar nga shqiptimi i tyre për herë të parë; një mungesë e përhershme vëmendjeje në përcaktimin e parametrave për përdorimin e një bisede; pikëpamje të burimeve që diheshin hapur dhe më pas përhapeshin më gjerësisht duke u bërë kështu edhe qesharake po të mos ua përmendje emrin; si dhe përhapja gati e fshehtë, ndonjëherë gojë më gojë, e bisedave private dhe të mbyllura.

Dhe kudo në këtë histori gjendet zëri i përhershëm, i palodhur dhe i pakontrolluar, publik dhe privat, i presidentit, i përsëritur nga të tjerët përditë, ndonjëherë virtualisht, siç e quan ai. Për çfarëdo lloj arsyeje, gati të gjithë që kontaktova, pjesëtarë të lartë të stafit të Shtëpisë së Bardhë si dhe vëzhgues të përkushtuar të saj, kaluan mjaft kohë me mua dhe më ndihmuan të hidhja dritë mbi natyrën e veçantë të jetës brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit.

Në fund, ajo që dëshmova, ajo për të cilën flet edhe ky libër, është një grup njerëzish që janë përpjekur, secili sipas mënyrës së tij, të kuptonin ç'do të thotë të punosh për Donald Trampin. Atyre u detyrohem jashtëzakonisht shumë.

Komente mbi librin

"Ajo që e bën të rëndësishëm librin "Zjarr dhe Tërbim" nuk është fakti se i kushtohet Trampit, por se i përket së njëjtës kulturë si ajo që prodhoi Trampin: është gazetari "realiste", njësoj siç është Trampi një personazh "realist"."

The Atlantic

"Ky nuk është vetëm një libër. Është vetë libri. Nëse ka vetëm një libër që gazetarët politikë të Uashingtonit duhet të lexojnë këtë vit... atëherë është ky. [Wolff] është një stilist i shkathët dhe vëzhgues i hollë, me një emër që e meriton në qasjen e subjekteve me dhëmbët nxjerrë dhe kthetrat mprehur... Një sistem i përsosur karmik paraqitjeje."

The Weekly Standard

"Arritja e fundit e Wolff këtu nuk përbëhet nga zbulimet që duhet të kapin kryetitujt e faqeve të para, por mënyra e shkathët, mahnitëse dhe tejet e tmerrshme me të cilën përshkruan personazhet e pakualifikuara, të papërgatitura dhe të pazakonta që enden sallave të Shtëpisë së Bardhë prej gjysmës së parë të vitit 2017, si dhe konfliktet e tyre gati luftarake."

Entertainment Weekly

"Një kronikë pikante në mënyrën më të pamohueshme mbi një administratë presidenciale që, në vetëm një vit, është rrethuar nga skandale dhe kriza të shumta... [Wolff] i jep lexuesit një ndjesi sikur gjendet edhe vetë brenda këtyre ngjarjeve pa hequr dorë nga një stil dramatik të shkruari."

The San Francisco Chronicle

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002525
ean13
9789928002525
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Gruaja në Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001560

Botuesi: Te tjere

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Armiku Jude, Denald Stefan Prifti

Me anë të këtij studimi jam munduar të jap një prekje shumë të vogël të problematikës në fjalë, pasi ajo përbën një subjekt mjaft të madh dhe kërkon hulumtime të mëtejshme e të zgjeruar në këtë fushë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Homo Deus, Yuval Noah Harari

Lufta ëshë jashtë mode. Ka më shumë të ngjarë të vrasësh veten se sa të vritesh në ndonjë konflikt. Uria po zhduket. Mund të rrezikosh më shumë nga obeziteti sesa nga uria. Vdekja është thjesht një problem teorik. Barazia del, pavdekësia hyn. Çfarë do të na sjellë e ardhmja? Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Ballkani imagjinar, Maria Todorova

"Ballkani imagjinar" konsiderohet gjerësisht si libri më i mirë i shkruar për Ballkanin, për mënyrën se si ka ndryshuar historikisht perceptimi (përgjithësisht negativ) që ka Europa për të apo edhe vetë ideja që popujt e gadishullit kanë për veten.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)