Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Etrusket fillojne te flasin, Zacharie Mayani
  • Etrusket fillojne te flasin, Zacharie Mayani

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Fan Noli

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.

3 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Etruskët fillojnë të flasin
Origjinali: Les étrusques commencent à parler
Gjinia: Histori, arkeologji, gjuhësi
Autori: Zacharie Mayani
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 554
Pesha: 0.693 kg.
ISBN: 978-9928-247-16-2

Fragment nga libri

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.

Përpara një spektakli të tillë, filologët dhe historianët ishin ndarë në dy kampe. Njëra palë përpiqej të gjente qoftë edhe sinjalin më të vogël që fliste për ekspansionin ilir. Ata mbështeteshin mbi të gjitha në dy gjuhë, njëra e lashtë dhe tjetra moderne, mesapishtja dhe shqipja, të cilat ruajnë një fond ilir, ndërkohë që në gjuhën thrake dhe maqedonase gjenden veçse disa thërrime të mjera; përpjekja e tyre ishte që ky fond të kthehej në një bazë për fitoret e ardhshme, sidomos në drejtim të gjuhës etruske.

Këta njiheshin si "iliromanë". Përballë këtij kampi ngrihej një tjetër kamp: ai i "ilirofobëve", të cilët acaroheshin nga tërë kjo breshëri emrash ilirë që i godiste nga të gjitha anët, pasi u dukej sikur gati gjysma e botës së lashtësisë kish qenë e banuar nga kohortat ilire, me dendësinë e Nju Jorkut të ditëve tona.

"Si është e mundur që më pas e gjitha kjo të shpërndahej si një re trumcakësh?" ngrinin pyetjen "ilirofobët", të cilët kundërshtonin në të gjitha pikat, duke mohuar autenticitetin, lashtësinë dhe kohezionin e valës ilire, duke u strukur pas gardhishtes së mbyllur etruske, e cila shihej si e pamundur për t'u marrë.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928247162
ean13
9789928247162
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Në shërbim të popullit, filozofia qeverisëse e PKK – së

Shërbimi përbën qëllimin. T'i shërbesh popullit me të gjithë forcën e shpirtit përbën detyrën themelore të ndërtimit të një partie politike të orientuar drejt shërbimit. Koncepti i një partie politike të orientuar drejt shërbimit i jep përgjigje pyetjes "Përse shërbejnë studimi dhe inovimi?"
900 Lekë
More

Botuesi: IDK

Mesjeta në zanafillat e identitetit europian, Jacques Le Goff

Një vepër që ka në qendër të saj analizën e shndërrimeve në jetën e përditshme dhe ndikimi i tyre në evolucionin e shoqërisë. Në këtë libër autori përpiqet t'u japë përgjigje disa pyetje të tilla si: Ç'nënkuptojmë me fjalët aq shpesh të përdorura "Identitet Europian"?
520 Lekë
More

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botart

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, në këtë vend të shkretuar u shfaq engjëlli i shpëtimit, mbrojtësja më fisnike e Francës, më e shkëlqyera mes heronjve, më e adhuruara prej gjithë shenjtëve të saj, kujtimet për të cilën për një kohë të gjatë kanë frymëzuar francezët, virgjëresha – fshatarë, e mrekullueshmja Zhana D'Ark.
1 050 Lekë
More

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2941

Botuesi: Dituria

Historia e Zvicres, Thomas Maissen

Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2214

Botuesi: Botart

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
2 000 Lekë
More