• Banner

Romanovet 1613 - 1918, Simon Sebac Montefiore
  • Romanovet 1613 - 1918, Simon Sebac Montefiore

Romanovët 1613 – 1918, Simon Sebac Montefiore

Libër rrëmbyes... Historia e Romanovëve është shkruar shumë herë, por asnjëherë me një kombinim të tillë kaq tërheqës të shijes letrare, fuqisë treguese, kërkimeve ngulmuese dhe depërtimeve psikologjike.

48,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Romanovët 1613 – 1918
Origjinali: The Romanovs 1613 – 1918
Gjinia: Histori
Autori: Simon Sebac Montefiore
Shqipëroi: Stavri PoneEduard Sula
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2017
Fq. 1000
Pesha: 1.781 kg.
ISBN: 978-9928-106-41-4

Mbi librin

Romanovët kanë qenë dinastia më e suksesshme e kohëve moderne, duke sunduar një të gjashtën e sipërfaqes së botës. Si arriti një familje mbretërore të shndërronte një principatë të rrënuar nga lufta në një nga perandoritë më të mëdha të botës? Dhe si e humbi pastaj krejt atë?

Kjo është historia e vërtetë e dymbëdhjetë carëve dhe careshave, disa të karakterizuar nga gjenialiteti, disa nga çmenduria, por të gjithë të frymëzuar nga autokracia e shenjtë dhe ambicia perandorake.

Kjo kronikë tejet rrëmbyese e Montefiores nxjerr në pah botën e tyre të fshehtë për një etje të pakufishme për pushtet dhe për ndërtimin e një perandorie të pamëshirshme. Ajo është një botë e mbushur me konspiracione të oborrit mbretëror, rivalitete familjare, dekadencë seksuale dhe ekstravagancë të egër, me një kastë aventurierësh, kurtizanesh, revolucionarësh dhe poetësh nga Ivani i Tmerrshëm deri te Tolstoi, nga mbretëresha Viktoria deri te Lenini.

Sundimi i Rusisë ka qenë sa një mision i shenjtë perandorak, aq edhe një kupë e helmatisur: gjashtë carë janë vrarë me atentate. Pjetri i Madh torturoi djalin e vet deri në vdekje, ndërkohë që po e bënte Rusinë perandori dhe po e dominonte oborrin e tij si një klub që kishte marrë nam për dehjet e detyruara, xhuxhët lakuriqë dhe veshjet luksoze. Katerina e Madhe rrëzoi nga pushteti të shoqin – që shpejt pas kësaj u vra – u dashurua me favoritët e saj meshkuj rioshë, pushtoi Ukrainën dhe magjepsi Europën.

Pavlin l e mbyti me duar i biri, Aleksandri l, i cili u përball me pushtimin e Napoleonit dhe me djegien e Moskës dhe vijoi me pushtimin e Parisit. Aleksandri ll çliroi bujkrobërit, u mbijetoi pesë atentateve dhe shkroi letrat e dashurisë më të spikatura që mund të jenë shkruar ndonjëherë nga ndonjë sundimtar.

Libri "Romanovët" mbërrin kulmin e vet me një portretizim të freskët dhe të paharrueshëm të Nikollait dhe Aleksandrës, të ngritjes dhe të vrasjes së Rasputinit, të luftës dhe të revolucionit – dhe masakrës së përbindshme të të gjithë familjes perandorake.

Komente mbi librin

"Libër rrëmbyes... Historia e Romanovëve është shkruar shumë herë, por asnjëherë me një kombinim të tillë kaq tërheqës të shijes letrare, fuqisë treguese, kërkimeve ngulmuese dhe depërtimeve psikologjike."

Douglas Smith, Literary Review

"Një histori epike e shkallës më madhështore... Në krahasim me të, "Loja e froneve" ngjan si festa proverbiale e çajit të famullitarit... Duke lexuar rrëfimin e shkëlqyer të Montefiores është e vështirë të përfytyrosh se si mundi të mbijetonte kjo monarki."

Antony Beevor, Financial Times

"Një rrëfenjë e jashtëzakonshme dhe tërheqëse... Vende – vende e tmerrshme, gazmore dhe prekëse, por përfundimisht tragjike, dhe ky është kuptimi themelor për cilindo njeri që interesohet për Rusinë."

Adam Zamoyski, The Spectator

"Rrëmbyes dhe depërtues në mënyrë të mahnitshme... zbulimtar i mrekullueshëm... libri "Romanovët" është një rrëfenjë tërheqëse dhe gati e pabesueshme mbi dinastinë mbretërore më të suksesshme që nga perandorët romakë, të cilën Sebagu e tregon në mënyrë të shkëlqyer."

Saul David, Evening Standard

"Vepër e rrallë... e bazuar në kërkime të imtësishme dhe e shkruar me një stil magjepsës."

John Kampfner, The Observer

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.

Çmimi 18,45 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Jete paralele, Plutarku, vol. 1

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.

Çmimi 14,56 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Diplomacia e fuqive të mëdha 1814 – 1914, Norman Rich

Ky studim për politikat e jashtme të Fuqive të Mëdha është në thelb një histori e drejtpërdrejtë diplomatike: një përpjekje për të përshkruar se si burrat e shtetit e kanë zhvilluar politikën e jashtme gjatë një shekulli e gjysmë, si i zgjidhë ata situatat e krizave dhe si ia arritën apo dështuan për t'i zgjidhur ato.

Çmimi 11,65 
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Ku është gabuar, Bernard Lewis

Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.

Çmimi 5,83 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jacques Le Goff

Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.

Çmimi 5,83 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001560

Botuesi: Te tjere

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.

Çmimi 14,56 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000982

Botuesi: Dituria

Europa Ballkanike, Bernard Lory

Vendet ballkanike nuk është se i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm. Ato përbëjnë një pjesë

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.

Çmimi 5,83 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.

Çmimi 14,56 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)