Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ne emer te Pjetrit, Francesca Chaouqui
  • Ne emer te Pjetrit, Francesca Chaouqui

Në emër të Pjetrit, Francesca Chaouqui

UEGEN

Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut i ra në dorë një dokument sekret: bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në emër të Pjetrit
Origjinali: Nel nome di Pietro
Gjinia: Histori
Autori: Francesca Chaouqui
Shqipëroi: Pëllumb Nako
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2018
Fq. 340
Pesha: 0.428 kg.
ISBN: 978-9928-03-313-0

Mbi librin

Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut i ra në dorë një dokument sekret: bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.

Shteti i kishës është nën kërcënimin e falimentit. Shpenzimet e Dioqezës janë jashtë kontrollit dhe për t'i mbuluar përdoren fondet e urgjencës, madje edhe dhurimet, duke përfshirë edhe paratë e ovullës së Shën Pjetrit.

Faturat e korrigjuara dhe zhdukja e të mirave materiale nga magazinat duket se janë të zakonshme. IPF-ja, banka e Vatikanit, vepron pa asnjë transparencë. Bilanci vjetor i shtetit s'është vetëm në pasiv, por edhe kaq shumë i papërgjegjshëm saqë revizorët e llogarive refuzojnë ta miratojnë.

Në qetësinë e Shën Martës, ku ka zgjedhur të jetojë, papa Françesku e kupton rëndësinë e detyrës që ka. Një detyrë e paanë. Nga korriku i të njëjtit vit, një Komision Ndërkombëtar vendoset në një nga zyrat e Shën Martës.

Atij iu kërkua të bënte një analizë të thellë lidhur me situatën ekonomike dhe ¬nanciare të Vatikanit si dhe të tregonte rrugëdaljen nga humnera. Një fakt i pa precedent. Komisioni përbëhej nga gjashtë meshkuj dhe një femër.

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928033130
ean13
9789928033130
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
11,89 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Pranë Lindjes, Fitzroy Maclean

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.
11,89 CHF
More

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
11,89 CHF
More

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
9,91 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, në këtë vend të shkretuar u shfaq engjëlli i shpëtimit, mbrojtësja më fisnike e Francës, më e shkëlqyera mes heronjve, më e adhuruara prej gjithë shenjtëve të saj, kujtimet për të cilën për një kohë të gjatë kanë frymëzuar francezët, virgjëresha – fshatarë, e mrekullueshmja Zhana D'Ark.
10,40 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Endrra kineze, Li Junru

Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne, Ëndrra Kineze mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000322

Botuesi: Ideart

Teoria Politike Perendimore, Lee Cameron McDonald

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.
7,93 CHF
More

Referenca: 2900

Botuesi: Tirana Times

Rrenjet e Brazilit, Sergio Buarque de Holanda

Rrënjët e Brazilit, botuar në vitin 1936, është vepra e parë e Sèrgio Buarque de Holanda, i cili do të bëhej një nga intelektualët më të rëndësishëm të brezit të tij. Sèrgio Buarque dallohet për një interpretim origjinal të asaj çka ishte e kaluara jonë, e karakterizuar siç ka qenë nga tre shekuj sundimi kolonial dhe nga katër shekuj skllavëri.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU001421

Botuesi: Plejad

Greqia përpara grekëve, Louis Beonlew

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".
9,91 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të gjithë të lirë, Pietro Grasso

Buscetta, njëri nga më të fuqishmit anëtarë të Kupolës mafioze, në vitin 1984, pranoi të bashkëpunonte me Giovanni Falcone – n, pasi kishte parë të gjithë të afërmit t'i shfaroseshin nga "familjet private". Ky duke ofruar më në fund mundësinë e njohjes së funksionimit të organizatës, na rikujtoi mësimet e mjeshtrave që e kishin "iniciuar" në sekretet e...
6,94 CHF
More

Botuesi: IDK

Libër dore për Mesdheun, Predrag Matvejevic

Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografia, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se ç'është bota mesdhetare, ç'janë popujt dhe kulturat që mbart ajo.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU002013

Botuesi: IDK

Islami dhe perendimi, Bernard Lewis

Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.
8,42 CHF
More

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...
14,86 CHF
More

Botuesi: Dituria

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
14,86 CHF
More

Botuesi: Onufri

Tregime dhe legjenda kineze

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan...
5,95 CHF
More

Botuesi: Onufri

Figura të historisë kineze

"Figura të historisë kineze" trajton jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të famshme që ka nxjerrë Kina gjatë historisë së vet mjëravjeçare. Rrëfimet për mbretërit Yan Di, Huang Di, Yao, Shun dhe Yu, që jetuan në periudhën deri në shekullin e 16 – të para erës sonë, janë nxjerrë nga shënimet e historianëve të lashtësisë në bazë të gojëdhënave popullore.
6,94 CHF
More