• Banner

Kriza boterore, Winston S. Churchill, vol. 1
  • Kriza boterore, Winston S. Churchill, vol. 1

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Sa i madh ishte kontrasti mes atmosferës së konferencës së paqes të vitit 1919 dhe atyre kushteve, në të cilat u mblodh Kongresi i Vjenës i vitit 1814. Në vitin 1814, aleatët fitimtarë zotëronin, faktikisht, gjithë Europën. Ata kishin mundësinë e plotë fizike që t'ia diktonin vullnetin e tyre gjithë botës.

1 050 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kriza botërore, vëllimi i parë
Origjinali: A history of the english – speaking peoples
Gjinia: Histori
Autori: Winston S. Churchill
Shqipëroi: Fatmir Dibra
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2006
Fq. 292
Pesha: 0.432 kg.
ISBN: 978-99943-831-5-9

Fragment nga libri

Sa i madh ishte kontrasti mes atmosferës së konferencës së paqes të vitit 1919 dhe atyre kushteve, në të cilat u mblodh Kongresi i Vjenës i vitit 1814. Në vitin 1814, aleatët fitimtarë zotëronin, faktikisht, gjithë Europën. Ata kishin mundësinë e plotë fizike që t'ia diktonin vullnetin e tyre gjithë botës.

Në vitin 1919 rreziqet ishin shumë më të mëdha, ndërsa aleatët më të lodhur; krahinat e gjera dhe faktorët e jashtëzakonshëm mbeteshin jashtë kontrollit të tyre. Në vitin 1814, në një mjedis të bukur dhe solemn të mbledhjeve private, u mblodh grupi i aristokratëve, të cilët gjatë gjithë jetës kishin mësuar se si t'i drejtonin punët e shtetit dhe të diplomacisë, të lodhur deri në fund nga lufta dhe nga ndryshimet e papara; qëllimi i tyre ishte të rivendosnin e të forconin rendin tradicional shoqëror pas tronditjeve njëzetvjeçare.

Në vitin 1919 çështjet i vendosnin tribunët e popullit dhe liderët e masave popullore, të cilët ishin ngjitur mes rrëmujës së ashpër të luftës partiake deri në lartësitë marramendëse të pushtetit e të fitores dhe me frikën që përfaqësonte në vetvete për ta forca e mendimit shoqëror, e cila ekuilibronte themelin e pasigurtë e të ndryshueshëm. Të gjitha ata pretendonin që t'i siguronin njerëzimit një të ardhme më të mirë.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994383159
ean13
9789994383159
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Për regjimin nazist janë karakteristike tiparet më të këqija të komunizmit. Ai nuk ka baza dhe parime përveç grykësisë dhe synimit për sundim racor. Ai ua kalon të gjitha formave të degjenerimit njerëzor. Gjatë 25 viteve të fundit nuk ka patur kundërshtar më konseguent të komunizmit se unë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 1

Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, në këtë vend të shkretuar u shfaq engjëlli i shpëtimit, mbrojtësja më fisnike e Francës, më e shkëlqyera mes heronjve, më e adhuruara prej gjithë shenjtëve të saj, kujtimet për të cilën për një kohë të gjatë kanë frymëzuar francezët, virgjëresha – fshatarë, e mrekullueshmja Zhana D'Ark.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

102 minuta, Jim Dwyer, Kevin Flynn

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga agimet e qytetërimit në fillimet e Greqisë së lashtë, vol. 1, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 1

Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)