Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Fronte dhe luftera 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 2
  • Fronte dhe luftera 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 2

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 2

Fan Noli

Dhe ja, kur kalif Abdullai vuri re se ushtria e fundit që i kish mbetur, ishte shpartalluar, se të gjitha sulmet e tij kishin dështuar dhe se mijëra luftëtarët e tij trima ishin vrarë, e braktisi me nxitim fushën e betejës dhe, si u kthye në qytet, si një luftëtar trim dhe këmbëngulës.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fronte dhe luftëra 1897 – 1900, vëllimi i dytë
Origjinali: Frontiers and wars
Gjinia: Histori
Autori: Winston S. Churchill
Shqipëroi: Fatmir Dibra
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2006
Fq. 368
Pesha: 0.552 kg.
ISBN: 978-99943-873-2-4

Fragment nga libri

Dhe ja, kur kalif Abdullai vuri re se ushtria e fundit që i kish mbetur, ishte shpartalluar, se të gjitha sulmet e tij kishin dështuar dhe se mijëra luftëtarët e tij trima ishin vrarë, e braktisi me nxitim fushën e betejës dhe, si u kthye në qytet, si një luftëtar trim dhe këmbëngulës, filloi të përgatitej për mbrojtjen e tij dhe, si njeri i arsyeshëm, i siguroi vetes rrugën e tërheqjes kur qëndresa e tij e mëtejshme do të ishte e pamundur.

Urdhëroi t'i binin daulles së tij të madhe ushtarake e burisë dhe, për herë të fundit, këta tinguj depërtues u shpërndanë nëpër rrugët e Omdurmanit. Atyre nuk iu përgjigj askush. Arabët e kuptonin se çdo gjë ishte e humbur. Atyre nuk iu përgjigj askush. Arabët e kuptonin se çdo gjë ishte e humbur. Përveç kësaj të ktheheshe në qytet ishte e vështirë dhe e rrezikshme.

Sapo u bë e qartë se ne e pranonim kapitullimin e ushtarëve të veçantë, filluan të vinin dervisht dhe të dorëzonin armët – në fillim nga dy e nga tre, pastaj me dyzina e më pas me reparte të tëra.

Ndërkohë, ata që kishin vendosur të arratiseshin, bënë një kalim të gjerë që t'i shpëtonin kavalerisë sonë dhe me një valë të pandërprerë vazhdonin të largoheshin anash frontit tonë në një distancë prej një miljeje.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994387324
ean13
9789994387324
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Shpikja e traditës, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hakmarrja e Trojës, Erhan Afyoncu

Dinastia osmane numëron mjaft emra komandantësh të mëdhenj, por askush përveç Fatih Sulltan Mehmetit nuk arriti t'i kushtojë rëndësi aq të madhe shkencës, filozofisë, komunikimit dhe artit. Fatih Sulltan Mehmeti është themeluesi i vërtetë i Perandorisë Osmane; madje mund të thuhet me plot gojën që ai ishte një udhëheqës rilindjeje.
400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Tregime dhe legjenda kineze

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan...
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vëllimi 1, libri 1-2, Evliya Çelebi

Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.
2 400 Lekë
More

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
2 000 Lekë
More

Dy në një, 20% ulje mbi Ballkanin

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.
3 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU000321

Botuesi: Ideart

Renia e Kostandinopojes, Steven Runciman

Steven Runciman mbetet njëri prej studiuesve më të shquar të historisë së mesjetës. Veprat e tij mbi historinë e kryqëzatave janë edhe sot e gjithë ditën pika referimi të pakapërcyeshme dhe modele të popullarizimit të arritjeve shkencore.
600 Lekë
More

Botuesi: Botart

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Për regjimin nazist janë karakteristike tiparet më të këqija të komunizmit. Ai nuk ka baza dhe parime përveç grykësisë dhe synimit për sundim racor. Ai ua kalon të gjitha formave të degjenerimit njerëzor. Gjatë 25 viteve të fundit nuk ka patur kundërshtar më konseguent të komunizmit se unë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 1

Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
1 050 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, në këtë vend të shkretuar u shfaq engjëlli i shpëtimit, mbrojtësja më fisnike e Francës, më e shkëlqyera mes heronjve, më e adhuruara prej gjithë shenjtëve të saj, kujtimet për të cilën për një kohë të gjatë kanë frymëzuar francezët, virgjëresha – fshatarë, e mrekullueshmja Zhana D'Ark.
1 050 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
1 200 Lekë
More