• Banner

E shkuara e nje iluzioni, Francois Furet
  • E shkuara e nje iluzioni, Francois Furet

E shkuara e një iluzioni, Francois Furet

Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E shkuara e një iluzioni, ese mbi idenë komuniste në shekullin XX
Origjinali: Le Passé d'une illusion
Gjinia: Histori
Autori: François Furet
Shqipëroi: Grup Autorësh
Shtëpia botuese: Dukagjini
Viti: 2003
Fq. 504
Pesha: 0.627 kg.

Koment nga autori

Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli.

Kjo, jo sepse sëmundja agonike nga e cila ishte prekur Bashkimi Sovjetik nuk mundi të diagnostikohej, por sepse shpërbërja e brendshme fshihej njëkohësisht nga fuqia ndërkombëtare e vendit dhe nga ideja që i shërbente si flamur.

Prania sovjetike në çështjet ndërkombëtare vlente si një çertifikatë e pranisë sovjetike në histori. Ndërkaq asgjë nuk ishte më e huaj për opinionin sesa perspektiva e një krize rrënjësore e sistemit shoqëror e ngritur në këmbë nga Lenini dhe Stalini.

Ideja e një reforme të këtij sistemi gjendej kudo nga pak që prej çerek shekulli dhe ushqente në të gjitha format një revizionizëm veprues, por gjithnjë respektues të epërsisë parimore të socializmit mbi kapitalizmin. As armiqtë e socializmit nuk mundën të imagjinojnë mundësinë e zhdukjes së regjimit sovjetik dhe "tretjen" e Revolucionit të Tetorit; aq më pak që kjo thyerje do të kishte zanafillë nismën e partisë së vetme në pushtet.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001348

Botuesi: Plejad

100 vitet e ardhshme, George Friedman

Çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Të bësh një gjë të tillë, padyshim që është një gjë e vështirë. Këtë sprovë të karakterit futurologjik e ka bërë Xhorxh Fridman (George Friedman), i cili ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me superfuqitë dhe shtetet e tjera gjatë këtij shekulli.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Dy në një, 20% ulje mbi Ballkanin

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice

Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Jetë paralele, Plutarku, vol. 1

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)