Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.
Titulli: Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Sapiens: a brief history of humankind
Gjinia: Histori, antropologji
Autori: Yuval Noah Harari
Shqipëroi: Aulona Ormeni
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2016
Fq. 440
Pesha: 0.867 kg.
ISBN: 978-9928-219-31-2
100,000 vite më parë së paku gjashtë lloje humanësh popullonin Tokën. Sot është vetëm një. Ne. Homo sapiensët. Si ia doli lloji ynë të pushtojë botën? Pse u bashkuan paraardhësit tanë për të krijuar qytete dhe mbretëri? Si filluan të besojnë te perënditë, kombet dhe të drejtat e njeriut? Si do të jetë bota jonë në mijëvjeçarët që do të vinë?
Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.
Rreth 13.5 miliardë vjet më parë, lënda, energjia, koha dhe hapësira u shndërruan në atë që njihet si Big Bang. Historia e këtyre përbërësve themelorë të universit tonë quhet fizikë. Rreth 300 000 vjet pas shfaqjes së tyre, lënda dhe energjia filluan të bashkoheshin në struktura komplekse, të quajtura atome, të cilat më pas u kombinuan në molekula. Historia e atomeve, molekulave dhe ndërveprimi mes tyre quhet kimi.
Rreth 3.8 miliardë vjet më parë, në një planet të quajtur Tokë, ndodhi kombinimi i disa molekulave, të cilat formuan disa struktura veçanërisht të mëdha dhe komplekse të quajtura organizma. Historia e organizmave quhet biologji.
Rreth 70 000 vjet më parë, organizmat që i përkisnin llojit Homo sapiens filluan të formonin struktura edhe më të zhvilluara të quajtura kultura. Zhvillimi pasues i këtyre kulturave njerëzore quhet histori.
Tre revolucione të rëndësishme i dhanë formë rrjedhës së historisë: Revolucioni Konjitiv i dha shtysën fillestare historisë rreth 70 000 vjet më parë. Revolucioni Agrokulturor e përshpejtoi atë rreth 12 000 vjet më parë. Revolucioni Shkencor, i cili filloi vetëm 500 vjet më parë, mund t'i japë fund historisë dhe të krijojë diçka krejt të ndryshme. Ky libër tregon historinë se si këto tre revolucione kanë ndikuar në jetën e humanëve dhe organizmave të tjerë të ngjashëm me ta.
Humanët kanë ekzistuar shumë kohë para se të kishte histori. Kafshë shumë të ngjashme me humanët modernë u shfaqën fillimisht rreth 2.5 milionë vjet më parë. Por, për breza të panumërt ata nuk dallonin nga një mori organizmash të tjerë me të cilët ndanin të njëjtin habitat.
Gjatë një shëtitjeje në Afrikën Lindore të para dy milionë vjetëve, do t'ju kishin zënë sytë një tablo të njohur të karaktereve humane: nëna të ankthshme që përkëdhelin të vegjlit e tyre dhe fëmijë të shkujdesur teksa lozin, duke ngulur thonjtë në baltë; të rinj të irrituar ndaj diktatit shoqëror dhe të moshuar të lodhur, të cilët thjesht do të donin që t'i linit rehat; meshkuj muskulozë që rrahin gjoksin në përpjekje për t'u rënë në sy grave vendase të bukura dhe do të gjenit edhe matriarke të moshuara e të zgjuara, për të cilat asgjë nuk ishte tashmë e re.
Këta humanë arkaikë dashuronin, gjuanin, formonin marrëdhënie shoqërore të ngushta dhe konkurronin për status dhe pushtet, por të njëjtën gjë bënin dhe shimpanzetë, babuinët dhe elefantët. Ata nuk kishin asgjë të veçantë.
Askush nuk kishte as ndonjë ide të vagullt dhe aq më pak vetë humanët, se një ditë pasardhësit e tyre do të ecnin në Hënë, do të ndanin atomin, do të zbërthenin kodin gjenetik dhe do të shkruanin libra historie. Gjëja më e rëndësishme për t'u ditur rreth humanëve parahistorikë është se ata ishin kafshë pa domethënie, që nuk kishin ndikim më të madh në mjedisin e tyre se sa gorillat, mizat apo kandilat e detit.
Biologët i klasifikojnë organizmat në lloje. Kafshët thuhet se i përkasin të njëjtit lloj nëse kanë tendencë të çiftohen me njëra-tjetrën duke lindur pasardhës pjellorë. Kuajt dhe gomarët kanë një paraardhës të hershëm të përbashkët si dhe shumë trajta fizike të ngjashme. Por, ata tregojnë interes shumë të ulët seksual ndaj njëri-tjetrit.
Ata mund të çiftohen nëse nxiten për ta bërë këtë gjë, por pasardhësit e tyre, të quajtura mushka, janë sterile. Mutacionet në ADN-në e gomarëve nuk mund të kalojnë kurrsesi te kuajt ose anasjelltas. Të dy këto lloje kafshësh konsiderohen të veçanta, të dallueshme nga njëra-tjetra dhe lëvizin në rrugë të ndara të evolucionit.
Në dallim nga këta, një qen bulldog dhe një qen spaniel mund të duken shumë të ndryshëm, por janë anëtarë të të njëjtit lloj dhe kanë material të njëjtë ADN-je. Ata mund të çiftohen lirisht mes tyre dhe këlyshët e tyre do të rriten për t'u çiftuar me qen të tjerë dhe për të riprodhuar sërish këlyshë.
Llojet, të cilat evoluojnë nga paraardhës të përbashkët, grupohen së bashku në gjini (në shumës gjinitë). Luani, tigri, leopardi dhe jaguari janë lloje të ndryshme të gjinisë Pantera. Biologët i etiketojnë organizmat me emra dypjesësh në latinisht, ku gjinia pasohet nga lloji. Luanët, për shembull, quhen Pantera leo, lloji leo i gjinisë Pantera. Sigurisht, çdo person që do të lexojë këtë libër është një Homo sapiens - lloji sapiens (i zgjuar) i gjinisë Homo (njeri).
Gjinitë më pas grupohen në familje të tilla si ajo e maces (luani, gatopardi, macja shtëpiake), e qenit (ujku, dhelpra, çakalli) dhe e elefantëve (elefanti, mamuthi, mastodonti). Të gjithë anëtarët e një familjeje i gjejnë gjurmët e tyre te një patriark apo matriarke krijues. Të gjitha macet për shembull, që nga kotelja e vogël e shtëpisë e deri te luani më i egër, ndajnë të njëjtin paraardhës të familjes së maces i cili ka jetuar rreth 25 milionë vjet më parë.
Edhe Homo sapiensët i përkasin një familjeje. Ky fakt i rëndomtë ka qenë për shumë kohë një nga sekretet e ruajtura mjaft mirë të historisë. Homo sapiensët kanë parapëlqyer ta shohin veten e tyre të ndarë nga kafshët, porsi një jetim i privuar nga familja, pa vëllezër apo kushërinj, dhe ç'është më e rëndësishmja, pa prindër. Por, kjo nuk është e vërtetë.
Duam apo s'duam, ne jemi anëtarë të një familjeje të madhe dhe veçanërisht të zhurmshme të quajtur majmunët e mëdhenj. Të afërmit tanë më të ngushtë, që jetojnë ende, përfshijnë shimpanzetë, gorillat, dhe orangutangët. Shimpanzetë janë më të afërtit. Vetëm 6 milionë vjet më parë, një majmun femër kishte dy bija. Njëra u bë paraardhësja e të gjitha shimpanzeve, ndërsa tjetra gjyshja jonë.
"Interesant dhe provokativ... Të krijon sensin e perspektives se sa të përkohshëm jemi në këtë botë, se sa pak kohë kanë që ekzistojnë gjëra të tilla si bujqësia dhe shkenca, dhe pse ka kuptim për ne që të mos mendojmë se ato janë të mirëqena".
Presidenti Barack Obama
"Këtë libër do ia rekomandoja gjithkujt që është i interesuar ta lexojë këtë histori argëtuese edhe tërheqëse mbi njerëzimin e hershëm... nuk do ta lëshoni nga dora".
Bill Gates
"Falë Zotit më në fund dikush ka shkruar [këtë] libër ekzakt."
Sebastian Junger
"Sapiens ëshë një libër shpërthyes, po aq sa nxitës dhe i këndshëm."
Sunday Express
"I shkëlqyer... Harari është një tregimtar mjeshtër dhe një artist."
Observer
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: UEGEN
Botuesi: Fan Noli
Referenca: 2482
Botuesi: Toena
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Referenca: SKU001560
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Dituria
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Botart
Referenca: SKU001159
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botart
check_circle
check_circle