Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Prane Lindjes, Fitzroy Maclean
  • Prane Lindjes, Fitzroy Maclean

Pranë Lindjes, Fitzroy Maclean

OMBRA GVG

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pranë Lindjes, kujtime nga fronti në Bashkimin Sovjetik dhe në Jugosllavi në vitet 1937 - 1939
Origjinali: Eastern Approaches
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Fitzroy Maclean
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 536
Pesha: 0.725 kg.
ISBN: 978-9928-06-165-2

Koment nga autori

Për mua, pjesë e magjisë së Rusisë ka qenë përherë paparashikueshmëria e saj – aspekti i historisë së saj që rri varur si gur dhe e mban njeriun duke menduar se ç'do të ndodhë më pas. Ka ardhur koha të pyesim veten: Ku shkon Bashkimi Sovjetik? A do të arrijë të qëndrojë i bashkuar?

Çfarë lloj sistemi do të dalë nga furra e shkrirjes ku ndodhet tani? Në kohën që e shkruaja këtë libër, përgjigjja nuk ishte gjetur ende. Kësaj radhe, ndryshe nga pesë – dhjetë vjet më parë, perspektivat janë inkurajuese.

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.

Vitet që kalova atje, 1937 – 1939, qenë vitet më të tmerrshme në tërë historinë e përgjakur të Rusisë. Ato më ndihmuan të formoj një mendim të qartë mbi atë sistem, që çuditërisht, mjaft prej bashkëkohësve të mi, u dukej sikur afronte shpresa të mëdha për njerëzimin.

Ato vite më bënë gjithashtu të pëlqej jo thjesht rusët, por edhe disa prej racave krejt të ndryshme që hasa gjatë udhëtimeve të mia në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore. U largova nga Moska në fillim të vitit 1939, i shokuar dhe i magjepsur nga ato që pashë, dhe ndërsa udhëtoja për në Europë, atë pranverë të mbarsur me re të zeza, vrisja mendjen se çfarë do të sillte e ardhmja për Bashkimin Sovjetik, ose më saktë, për çdonjerin nga ne.

Komente mbi autorin

"Fitzroy Maclean ishte një nga personazhet e mëdha dhe shumë komplekse të shek. 20. Bazuar mbi karakterin dhe tiparet e Macleanit, miku i hershëm i shkollës, gjenerali dhe shkrimtari Ian Fleming krijoi personazhin e përbotshëm, James Bond."

Five Books Review

"Pranë Lindjes" i Fitzroy Maclean është padyshim libri më i mirë mbi Luftën e Dytë Botërore..."

Richard Busten

Mbi autorin

Gjeneral major Fitzroy Maclean, i lindur në 1911, u diplomua në Eton në Kolegjin Mbretëror në Universitetin e Kembrixhit. Ai ka punuar me forcat speciale britanike dhe me urdhërin e aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Frontin e Lindjes dhe në Afrikën Veriore.

Gjenerali Fitzroy Maclean është veteran i Luftës së Dytë Botërore. Përveç detyrës si diplomat, në disa kryeqytete të Europës, ka shërbyer në frontin e Bashkimit Sovjetik dhe në Jugosllavi për disa vjet.

Ka qenë anëtar i parlamentit nga viti 1941 deri në 1974. Është nderuar me urdhërat më të lartë për shërbimet e kryera gjatë luftës dhe pas mbarimit të saj në Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Sovjetik, Francë, Kroaci etj. Vdiq në vitin 1996.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061652
ean13
9789928061652
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Si vdesin demokracitë, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
1 600 Lekë
More

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002013

Botuesi: IDK

Islami dhe perendimi, Bernard Lewis

Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.
850 Lekë
More

Botuesi: IDK

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i...
700 Lekë
More

Referenca: 2900

Botuesi: Tirana Times

Rrenjet e Brazilit, Sergio Buarque de Holanda

Rrënjët e Brazilit, botuar në vitin 1936, është vepra e parë e Sèrgio Buarque de Holanda, i cili do të bëhej një nga intelektualët më të rëndësishëm të brezit të tij. Sèrgio Buarque dallohet për një interpretim origjinal të asaj çka ishte e kaluara jonë, e karakterizuar siç ka qenë nga tre shekuj sundimi kolonial dhe nga katër shekuj skllavëri.
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Tragjedia e Bashkimit Evropian, George Soros, Gregor Peter Schmitz

Kur flitet për daljen e Evropës nga kriza, Xhorxh Sorosi i bazon argumentet e tij te mësimet që dalin nga historia. Ai argumenton se ashtu siç iu desh të mësonte të reagonte në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë masa të jashtëzakonshme, ndërkohë që jetonte në fshehtësi në Budapest, edhe politikanët evropianë sot duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Gruaja në Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ultra sekret, F. W. Winterbotham

Mbi të gjitha kjo është historia sesi gjatë Luftës së Dytë Botërore iu shpërndanë, në sekretin më të madh, presidentit Roosevelt, Winston Churchill – it dhe shefave më të rëndësishëm të shtabit të përgjithshëm, si dhe komandantëve në fronte, gjatë gjithë periudhës së luftës, rezultatet e operacionit më të shkëlqyer të spiunazhit, domethënë zbërthimi i...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.
1 800 Lekë
More