• Banner

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga agimet e qytetërimit në fillimet e Greqisë së lashtë, Carl Grimberg, vol. 1
  • Historia boterore dhe qyteterimi, Carl Grimberg, vol. 1
  • Historia botërore dhe qytetërimi, Nga agimet e qytetërimit në fillimet e Greqisë së lashtë, Carl Grimberg, vol. 1

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga agimet e qytetërimit në fillimet e Greqisë së lashtë, vol. 1, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes, por njeriu.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia botërore dhe qytetërimi, Nga agimet e qytetërimit në fillimet e Greqisë së lashtë, vëllimi i parë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Väldishistoria, Folkens Liv cch Kultur
Gjinia: Histori
Autori: Carl Grimberg
Shqipëroi: Balil Gjini
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2004
Fq. 350
Pesha: 0.716 kg.
ISBN: 978-99927-54-06-0

Mbi librin

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes, por njeriu.

Ishte i një mendimi me Mark Bloshin, i cili shkruante: "Tej trajtave idilike të peizazheve, veglave të punës dhe makinave, tej shkrimeve me pamje të ftohtë dhe institucioneve me dukje krejtësisht të shkëputur nga ata që i kanë krijuar, janë njerëzit ata me të cilët historia duhet të merret. Kush nuk ia arrin kësaj, në rastin më të mirë, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një mëditës i diturisë. Historiani i mirë i ngjan gogolit të legjendës. Aty ku bie erë mish njeriu, aty është gjahu i tij."

Karl Grimberg ishte ky lloj gogoli... Ata që s'kishin oreksin e tij, kuptohet që shtrembëruan buzët me naze. E qortuan Väldishistoria – n se i linte një vend shumë të rëndësishëm jetës së përditshme në raport me jetën politike; habiteshin tek gjenin në të faqe të shumta që i kushtoheshin letërsisë, artit dhe shkencave; ata i zemëronte mënyra shumë e drejtpërdrejtë me të cilën ishin trajtuar temat më të ashpra.

Sot është e qartë që shumica e kritikave të hartuara nga "mëditësit e diturisë" kanë theksuar pa vetëdije meritat kryesore të veprës së Karl Grimbergut. Lexuesi, të thuash të drejtën, nuk ngurroi fare: që në vëllimet e para pati një sukses të madh në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe në Finlandë.

Mijëra lexues skandinavë u gëzuan se kishin, më në fund, një histori që s'ishte vazhdim i kreshnikërisë luftarake apo marrëveshjeve diplomatike, një galeri portretesh, apo tablosh konvencionale ku, sipas fjalëve të Torres – Bodet "kombet ekspozojnë egocentrizmin dhe verbërinë e tyre".

Fatkeqësisht, Karl Grimberg nuk mundi ta përfundonte punën që kishte ndërmarrë. Me vdekjen e tij, më 1941, Väldishistoria u ndërpre tek viti 1715. Qe Ranger Svanström, bashkëpunëtori i tij më i afërt, që përmbushi detyrën e vështirë të botimit të volumeve të fundit, nën frymën dhe tonin e të parave.

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789992754060
ean13
9789992754060
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Rënia e Mesjetës dhe fillimi i Kohës Moderne, Rilindja, vol. 5, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Zbulimet e mëdha dhe Reforma, vol. 6, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV, vol. 7, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ballkani pa anë e pa fund, Fernando Gentilini

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.

Çmimi 166,75 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Robespier dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001899

Botuesi: IDK

Kronikat e Tursun Beut

Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën. 

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001928

Botuesi: Te tjere

Historia bashkekohore, Llambro Filo, Juliana Marko

Titulli: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Origjinali: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Gjinia: HistoriAutori: Llambro Filo, Juliana MarkoShtëpia botuese: UFO PressViti: 2007Fq. 494Pesha: 0.85 kgISBN: 978-99943-951-5-6  

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të gjithë të lirë, Pietro Grasso

Buscetta, njëri nga më të fuqishmit anëtarë të Kupolës mafioze, në vitin 1984, pranoi të bashkëpunonte me Giovanni Falcone – n, pasi kishte parë të gjithë të afërmit t'i shfaroseshin nga "familjet private". Ky duke ofruar më në fund mundësinë e njohjes së funksionimit të organizatës, na rikujtoi mësimet e mjeshtrave që e kishin "iniciuar" në sekretet e...

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)