Lulja e Diellit, Simon Vizental
  • Lulja e Diellit, Simon Vizental

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Toena

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lulja e Diellit, mbi mundësitë dhe kufijtë e faljes
Origjinali: The Sunflower: On the Possibilities and Limits of Forgiveness
Gjinia: Ese
Autori: Simon Vizental
Shqipëroi: Ilir Hashorva
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 180
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-9928-4254-8-5

Mbi librin

Kur u botua për herë të parë "Lulja e diellit" në vitin 1976 nga Schocken Books, filluan të bëheshin kurse për Holokaustin në kurikulat e kolegjeve, të shkollave të mesme dhe në seminare. Meqenëse ishte një tregim që të ftonte për diskutime, u bë një nga librat më të përdorshëm mësimor.

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.

Ashtu siç mund të pritej, u shprehën opinione nga më të ndryshmet. Megjithatë, secili që u përgjigj, duhej ta mendonte veten në vendin e një të burgosuri të një kampi përqendrimi, të përballej me monstruozitetin e krimeve dhe të reflektonte mbi ndikimin e tyre në vendimin që do të merrte. Në këtë rast të veçuar, a ishte falja një opsion dhe çfarë do të thoshte ajo si për viktimën, edhe për kriminelin?

Njëzetvjetori i botimit të parë në këtë vend krijoi rastin për një botim të ri të "Lules së diellit". Ky botimi i dytë paraqet 32 përgjigje të reja të shkruara për këtë vëllim, 10 të mara nga botimi i mëparshëm dhe një nga Eduard H. Flaneri i riparë për këtë botim. Tri kontribute – nga Zhan Emeri, Kardinali Konig dhe Albert Sper- u përkthyen nga botimi gjerman i vitit 1981 dhe jepen këtu për herë të parë në përkthimin anglisht.

Përse duhej një botim i ri i "Lules së diellit"? Nën dritën e ngjarjeve të njëzet viteve të fundit, menduam se do të ishte me interes të dëgjonim përgjigjet e gjeneratës së re. Nga njëra anë, koha e zbeh kujtesën; nga ana tjetër, njohuritë dhe ndjeshmëritë për Holokaustin janë shtuar përmes arsimit.

Edhe ata që nuk kanë jetuar Holokaustin, kanë filluar të kuptojnë se ç'do të thotë për një popull të humbasë një të tretën e pjesëtarëve të tij në gjenocid, së bashku me kulturën, gjuhën dhe historinë. E veçanta e asaj ngjarjeje ka filluar të futet në vetëdijen popullore. Për më tepër, ne pritnim që ndryshimet e rëndësishme në mësimet e Kishës Katolike rreth hebrenjve në këto vite si dhe ngjarjet dhe zhvillimet ndërfetare, do të sillnin përgjigje të ndryshme prej atyre të gjeneratës së parë.

Më në fund, bota po vazhdon të shohë tmerre që u afrohen atyre të gjenocidit – në Bosnje, në Kamboxhia, në Kinë dhe në shumë vende të tjera rreth e rrotull globit, ku klasa të tëra popujsh vihen në shënjestër për t'u asgjësuar nga regjime kriminale. Çështja e ngritur nga Vizentali në këtë libër mbetet aktuale mes nesh. Duke tejkaluar kontekstin origjinal, ajo futet në problemet bashkëkohore.

Pak mund të mos pranojnë që udhëheqës kriminelë dhe politikëbërës të mos dalin para drejtësisë. Qendra e Dokumentacionit e Vizentalit, e cila ndjek kriminelët nazistë, ka ndihmuar që të çohen para drejtësisë mbi 1100 nazistë që nga mbarimi i luftës. Për punën e tij Vizentali është nderuar nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Holandës, Italisë dhe Izraelit.

I përkushtuar ndaj nevojës së zbatimit të ligjit ndërkombëtar, Vizentali i ka shkruar Presidentit Klinton në korrik të vitit 1995 dhe i ka kërkuar që të dënojë organizatorët e terrorit në ish-Jugosllavinë: "Ngjarjet në Bosnje, ashtu siç na i paraqet media sot, me të gjitha krimet kundër njerëzimit – pastrimin etnik, vrasjen e civilëve pa marrë parasysh moshën, përdhunimin e grave myslimane – edhe pse nuk përbëjnë një Holokaust – përsërisin shumë prej tmerreve të tij...

Unë besoj se dënimi i Karaxhiçit dhe Mladiçit, fillimisht verbalisht dhe pastaj me kërcënim për nxjerrje para drejtësisë – do të kenë efekt. Shtetet e Bashkuara munden, shpresoj, t'u venë fre këtyre dy njerëzve dhe ushtarëve të tyre duke shpallur publikisht se krimet që kanë kryer nuk do të mbeten pa u ndëshkuar". Rëndësia për botën e mbajtjes së individëve të tillë përgjegjës për krimet e tyre nuk mund të diskutohet.

Por pyetja e vënë te "Lulja e diellit" është më e hollë dhe, në njëfarë mënyre, më shqetësuese. Çfarë duhet bërë me njerëzit e zakonshëm, me individët pa emër, që kryejnë krime kundër të tjerëve të urdhëruar nga udhëheqësit e tyre? Cila është përgjegjësia individuale e njerëzve të zakonshëm, të verbuar apo të detyruar nga ideologjia politike e ditës dhe të atij numri të vogël që u vjen keq për veprimet e tyre apo që mund t'i dënojnë ato në një situatë tjetër?

Ne i përshëndesim individë heroikë që sfidojnë dhe minojnë veprimet imorale të qeverive të tyre, pa marrë parasysh rreziqet me jetë që përmban ajo rezistencë – por çfarë të bëjmë me të kundërtët?

Për më tepër, kur vrasjet kanë ndaluar, si arrin një popull të bëjë paqe me një tjetër, kur pak më parë ishin armiq për vdekje? Cilat janë kufijtë e faljes dhe a është pendesa – fetare apo sekulare- e mjaftueshme?

A është e mundur të falësh dhe të mos harrosh? Si mundet të pajtohet viktima me të kaluarën e tij dhe të ruajë humanizmin dhe moralin në atë proces? Të gjitha këto çështje ngrihen në këtë libër të thjeshtë e modest të pyetjeve, të bazuar mbi një takim të vetëm dhe të veçantë midis dy individëve rrugët e të cilëve u takuan në mënyrë të çuditshme dhe tragjike.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928425485
ean13
9789928425485
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001915

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes, Nikola Makiaveli

Titulli: Arti i LuftësOrigjinali: Dell' arte della gurraGjinia: FilozofiAutori: Nikola MakiaveliShqipëroi: Qemal VelijaShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 62Pesha: 0.06 kgISBN: 978-9928-4005-3-6
300 Lekë
More

Botuesi: IDK

Historia e Adriatikut

Vepër e një grupi historianësh francezë me emër. Padyshim, vepra më e plotë ndër ato që i janë kushtuar detit Adriatik e viseve përreth. Të këtij deti i cili qysh në fi llimet e historisë ka luajtur përherë një rol mjaft me rëndësi në historinë e njerëzimi, duke qenë herë një rrugë nëpër të cilën Jugu depërtonte në Evropën Qendrore.
1 890 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Ronald Regan, Peggy Noonan

Gjatë gjithë jetës sime politike kam folur për qytetin e ndriçuar, por nuk e kam ditur nëse ua kam thënë ndonjëherë plotësisht se çfarë pashë kur e thashë këtë gjë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Ballkani imagjinar, Maria Todorova

"Ballkani imagjinar" konsiderohet gjerësisht si libri më i mirë i shkruar për Ballkanin, për mënyrën se si ka ndryshuar historikisht perceptimi (përgjithësisht negativ) që ka Europa për të apo edhe vetë ideja që popujt e gadishullit kanë për veten.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.
3 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Figura të historisë kineze

"Figura të historisë kineze" trajton jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të famshme që ka nxjerrë Kina gjatë historisë së vet mjëravjeçare. Rrëfimet për mbretërit Yan Di, Huang Di, Yao, Shun dhe Yu, që jetuan në periudhën deri në shekullin e 16 – të para erës sonë, janë nxjerrë nga shënimet e historianëve të lashtësisë në bazë të gojëdhënave popullore.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vol. 1, libri 2, Evliya Celebi

Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes

Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Turqisë, Erik Zurcher

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...
400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
900 Lekë
More

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.
900 Lekë
More

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
1 600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe