Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia e Norvegjise, Oivind Stenersen, Ivar Libæk
  • Historia e Norvegjise, Oivind Stenersen, Ivar Libæk

Historia e Norvegjisë, Oivind Stenersen, Ivar Libæk

Dituria

Nga epoka e akullnajave deri në ditët tona është shkruar për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi dhe popullit të tij.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Norvegjisë
Origjinali: Norges historie
Gjinia: Histori
Autori: Øivind Stenersen, Ivar Libæk
Shqipëroi: Mira Kroqi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 240
Pesha: 0.387 kg.
ISBN: 978-9928-4260-2-4

Mbi librin

Nga epoka e akullnajave deri në ditët tona është shkruar për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi dhe popullit të tij. Ky vëllim, i pasur me ilustrime, shërben për të dhënë një tablo të qartë të zhvillimit kulturor dhe shoqëror në Norvegji - duke filluar nga koha kur njeriu i parë nisi të jetojë në këtë vend, thuajse 12 000 vjet më parë, e deri në ditët tona.

Kombinimi i tekstit me harta, ilustrime dhe diçitura i ofron lexuesit larmi, njohuri dhe mundësi për të depërtuar edhe më thellë në ngjarje e fakte. Në këtë rrugëtim të gjatë nëpër histori, lexuesi do të takojë figura të njohura, si: mbreti Olav, mbreti i shenjtë Kristiani IV dhe mbreti Hakooni VII, si dhe mijëra personazhe të tjera jo aq të njohura, që ndërtuan Norvegjinë.

Libri është mbështetur edhe në punën e disa historianëve norvegjezë; ai është sa stimulues aq edhe ndihmues për cilindo që ka kureshtjen të njohë Norvegjinë që është sot.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928426024
ean13
9789928426024
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
900 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2424

Botuesi: Dituria

Historia e krishterimit, Gian Potesta, Giovanni Vian

Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...
1 250 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV, vol. 7, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: IDK

Histori e Ballkanit, Misha Glenny

Misha Glenny, një nga gazetarët më të njohur dhe të famshëm perëndimorë, vjen në shqip me librin më të fundit që cilësohet si një ndërmarrje e jashtëzakonshme ambicioze, por e nevojshme për Europën e Amerikën. Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë.
1 600 Lekë
More

Botuesi: IDK

Ku është gabuar, Bernard Lewis

Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.
600 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Miti arian, Leon Poliakov

Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Lufta e Trojës, luftë pellazgo – ilire, Elena Kocaqi

Ky studim synon të trajtojë Luftën e Trojës nga konteksti historik dhe human e shkëputur nga konteksti mitologjik dhe hyjnor. Disa autorë antikë dhe modernë e kanë trajtuar këtë luftë vetëm nga ana mitologjike duke përzier hyjnitë me njerëzit, por ka fakte historike të mjaftueshme për ta trajtuar atë nga ana humane.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vol. 1, libri 2, Evliya Celebi

Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001348

Botuesi: Plejad

100 vitet e ardhshme, George Friedman

Çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Të bësh një gjë të tillë, padyshim që është një gjë e vështirë. Këtë sprovë të karakterit futurologjik e ka bërë Xhorxh Fridman (George Friedman), i cili ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me superfuqitë dhe shtetet e tjera gjatë këtij shekulli.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
1 600 Lekë
More

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
2 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Turqisë, Erik Zurcher

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
1 500 Lekë
More