Titulli: Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave
Origjinali: The return of history and the end of dreams
Gjinia: Marrëdhënie ndërkombëtare
Autori: Robert Kagan
Shqipëroi: Ditmir Bushati, Ardiana Hobdari
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 140
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-0-217-8
Komente mbi librin
"Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se "fundi i historisë" ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës. Ky libër është një zile alarmi dhe duhet të lexohet nga politikëbërës, politikanë, analistë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për një udhëzues në ujërat e rrezikshme të gjeopolitikës së shekullit XXI."
Senatori John McCain
"Robert Kagan ka shkruar sërish një libër provokativ, plot mendim dhe me rëndësi jetike, që do të riformatojë mënyrën tonë të të menduarit për botën, rolin e posaçëm që duhet të luajë Amerika në të, si dhe parimet që duhet të na udhëheqin. "Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave" është një libër që duhet të lexohet patjetër nga të gjithë ata që janë të interesuar për të ardhmen e politikës së jashtme amerikane - dhe një kujtesë se për ç'arsye Robert Kagan-i është një nga strategët e pazëvendësueshëm të kombit tonë."
Senatori Joseph Lieberman
"Një vështrim elokuent, i fuqishëm, shqetësues, por në fund të fundit shpresëdhënës rreth balancës së re të pushtetit në botë - dhe rolit të duhur të Amerikës në të. Pikëpamjet e Kagan-it do të jenë pjesë thelbësore e debatit që do t'i japë formë politikës së jashtme të Presidentit tonë të ardhshëm."
Richard Holbrooke, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB
"Robert Kagan na ofron një pamje të botës së sotme me të gjithë kompleksitetin dhe thjeshtësinë e saj. Kjo është një botë ku Amerika është dominante, por nuk mund të dominojnë, ku lufta për pushtet dhe prestigj vazhdon ashtu siç ka qenë gjithnjë. Pushteti është në shërbim të ideve, por idetë kyçe janë gjithashtu edhe idetë për pushtet: demokracia dhe autokracia. E gjithë kjo në njëqind faqe, me stil, energji, dhe nerv."
Robert Cooper, drejtor i përgjithshëm për Çështjet e Jashtme dhe Politike-Ushtarake në Sekretariatin e Këshillit të Bashkimit Europian
Mbi autorin
Robert Kagan është bashkëpunëtor i lartë shkencor në Carnegie Endowment for International Peace, studiues për çështjet transatlantike në German Marshall Fund dhe editorialist i gazetës Washington Post. Është gjithashtu autor i librit "Beteja e muzgut: fuqia Amerikane dhe Nikaragua, 1977-1990" dhe, së bashku me William Kristol, redaktor i librit "Rreziqet e sotme: kriza dhe mundësitë e politikës amerikane të jashtme dhe të mbrojtjes". Kagan ka shërbyer në Departamentin e Shtetit nga viti 1984 deri më 1988. Jeton në Bruksel bashkë me familjen e tij.