• Ka mbaruar
Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes
  • Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes

Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes

UET Press

Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i pashmangshëm.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lidershipi i John F. Kennedy, Mësimet dhe trashëgimia e një Presidenti
Origjinali: John F. Kennedy on Leadership: The Lessons and Legacy of a President
Gjinia: Histori
Autori: John A. Barnes
Shqipëroi: Evarist Beqiri
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2013
Fq. 244
Pesha: 0.381 kg.
ISBN: 978-9928-4193-2-3

Mbi librin

Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i pashmangshëm.

Arritjet e John F. Kennedy janë akoma edhe më të mrekullueshme, duke pasur parasysh dështimet e padiskutueshme personale, problemet e rënda shëndetësore dhe faktorë të tjerë, të cilat do të kishin rezultuar vdekjeprurëse për aspiratat e individëve më të dobët.

Libri "Lidershipi i John F. Kennedy" rendit parimet thelbësore që karakterizuan Kennedy – n përgjatë gjithë jetës e karrierës së tij dhe ofron këndvështrime të mprehta e depërtuese, që do t'u shërbejnë mjaft udhëheqësve të sotëm, teksa përpiqen të krijojnë trashëgiminë e tyre përparimtare.

Komente mbi librin

"John F. Kennedy nuk kishte frikë të shpërfillte urtësinë tradicionale dhe të krijonte mendimet e tij rreth çështjeve, një aftësi që asnjë drejtues ekzekutiv biznesi nuk mundi t'ia lejojë vetes të mos e zotërojë. Përveç ofrimit të këndvështrimeve të çmuara për qasjet menaxhuese të Kennedy – t, stili elegant i të shkruarit të John Barnes – it bën që libri "Lidershipi i John F. Kennedy" të jetë një kënaqësi në lexim."

Lawrence Kudlow, drejtues programi televiziv i CNBC dhe drejtor ekzekutiv i Kudlow and Company, LLC

"Barnes shkon përtej imazhit, duke shpalosur faqe të reja të mendjemprehtësisë dhe arsyes, duke ofruar kështu mësime të vlefshme për çdo kohë."

Stepen F. Hayward, autor i librave "Udhëheqja e Churchill – it" dhe "Epoka e Reagan – it"

"John F. Kennedy drejtoi me vizion dhe stil të paharrueshëm një komb vërtet të bekuar nga fuqia e madhe, por edhe të vendosur përballë sfidave të mëdha, madje, ndonjëherë edhe të rrezikshme. Ky libër është i mbushur me mësimet e tij për udhëheqës nga të gjitha fushat e jetës."

Hank McKinnell, kryetar dhe drejtor ekzekutiv, Pfizer Inc.

"Ky libër është thelbësor për t'u lexuar nga çdo udhëheqës në epokën e medias! Bares – i analizon me imtësi procesin mbresëlënës të vendimmarrjes së Kennedy – t dhe shpalos një këndvështrim të rifreskuar të udhëheqjes dhe stilit menaxhues të presidentit më karizmatik të shekullit të njëzetë."

William J. Flynn, kryetar i Mutual of America

"Një përkthim i shkëlqyer i Evarist Beqirit, që na sjell të plotë e në të gjitha dimensionet njerëzore e politike, figurën e një prej presidentëve më karizmatikë dhe të debatuar të SHBA – ve."

Tonin Gjuraj, rektor i UET

Mbi autorin

John A. Barnes është një shkrimtar, gazetar dhe komentator televiziv prej më shumë se shtatëmbëdhjetë vitesh. Artikujt e tij janë botuar në Boston Herald, The Detroit News dhe New York Post. Është gjithashtu autori i librit "Udhëheqja e Ulysses S. Grant". Zoti Barnes jeton në qytetin e New York – ut.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928419323
ean13
9789928419323
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.
600 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Ataturku, rilindja e një kombi, Patrick Kinross

Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Si vdesin demokracitë, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, Madeleine Albright

Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times "Zonja Sekretare".
2 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kostandinopoja 1054 - 1261, Alain Ducellier, Michel Balard

Për një kohë të gjatë, Kostandinopoja e papushtueshme, qyteti i shenjtë i Perandorisë Bizantine, do të jetë kryeqyteti i botës. Ky mit i qytetit – botë ishte një element i fortë përbashkues për popujt heterogjenë – bullgarë, serbë, rusë – që ai mblidhte nën Perandorinë e tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Lufta e Trojës, luftë pellazgo – ilire, Elena Kocaqi

Ky studim synon të trajtojë Luftën e Trojës nga konteksti historik dhe human e shkëputur nga konteksti mitologjik dhe hyjnor. Disa autorë antikë dhe modernë e kanë trajtuar këtë luftë vetëm nga ana mitologjike duke përzier hyjnitë me njerëzit, por ka fakte historike të mjaftueshme për ta trajtuar atë nga ana humane.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001623

Botuesi: Botart

Planet e Hitlerit per Ballkanin, Joakim Von Ribentrop

Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000314

Botuesi: Ideart

CIA, historia e sherbimeve sekrete, Mario Del Pero

Ky është libri i parë ku bëhen përpjekje për të sistemuar historinë kronologjike dhe analitike të CIA-s, rolin e saj në ngjarjet më të mëdha që formatuan struktura shoqërore në të gjithë kontinentet, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të Shërbimeve Inteligjente.
576 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Anglisë, Philippe Chassaigne

Mite magjepsëse, që mbështjellin sigurisht një realitet më të koklavitur. Për ta kuptuar, le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo...
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
900 Lekë
More