Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Jeruzalemi, Simon Sebag Montefiore
  • Jeruzalemi, Simon Sebag Montefiore

Jeruzalemi, Simon Sebag Montefiore

Jeruzalemi jepet si nje qytet universal, kryeqytet i dy popujve të shenjtë, i tri besimeve të mëdha, vendi i Ditës së Gjykimit por dhe fushëbeteje e qytetërimeve të sotme.

22,20 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jeruzalemi
Origjinali: Jerusalem: The Biography
Gjinia: Histori
Autori: Simon Sebag Montefiore
Shqipëroi: Etleva Sakajeva
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2009
Fq. 797
Pesha: 0.801 kg.
ISBN: 978-9951-8720-0-3

Mbi librin

"Jeruzalemi" botimi i fundit ështe cilësuar dhe si bestselleri i librave me karakter jofiction. Jeruzalemi jepet si nje qytet universal, kryeqytet i dy popujve të shenjtë, i tri besimeve të mëdha, vendi i Ditës së Gjykimit por dhe fushëbeteje e qytetërimeve të sotme.

Nga Davidi, tek lindja e Judaizmit, nga krishtërimi te Islami, vendi ku përplaset konflikti Izraelito – Palestinez, një histori epike 3000 vjecare ku ndërthuren rrënqethshëm besimi, fanatizmi dhe bashkejetesa, ky eshtë Jeruzalemi. Me një tregim marramendës Simon Sebag Montefiore na zbulon këtë qytet që është gjithmonë në ndryshim sikur në të ndodh mishërimi i përhershëm, por duke sjellë në çdo epokë nje blatim të ri jete.

Montefiore duke kaluar në gjurmët e historisë së Jeruzalemit bën biografinë e këtij qyteti duke kaluar përmes epokave ku Jeruzalemasit e thjeshtë dhe të shquar lanë gjurmët e tyre. Ai mundohet të ndricojë thelbin e shoqërisë, shenjtërisë, misticizmit, identitetin e vecante të qytetit që besohet se ngërthen shpresën e jetës dhe të ringjalljes përtej vdekjes.

Ky është tregimi se si Jeruzalemi u bë Jeruzalem, një qytet i vetëm që ekziston njëherësh edhe në qiell dhe në toke. A është vallë origjina, gjaku që i rrjedh në vena që e bën autorin më të ndjeshëm ndaj këtij vendi?

Ky është Simon Sebag Montefiore që për lexuesit dhe studiuesit krijon mundësinë e ekzistencës si të njerëzve të thjeshtë ashtu dhe atyre që kanë vendosur fatin e botës,në dy kohë, në të shkuarën dhe në të sotmen e Historisë botërore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951872003
ean13
9789951872003
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002074

Botuesi: Te tjere

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i dytë

Ky libër, i konsideruar nga kritika si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX - të të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij...
13,32 
More

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Revolucioneve, vëllimi i tretë

Përmbysjet tronditëse nisin kur evropianët – të shtyrë nga nevoja për zgjerim, etja për fitim, entuziazmi fetar apo nga varfëria – fillojnë pushtimin e botës. Qysh në mesin e shekullit XVIII elitat intelektuale evropiane nisin të ndërgjegjësohen gradualisht për këtë prirje të qartë të rrjedhës së historisë si dhe për rolin që ato vetë luajnë në të.
33,30 
More

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
11,10 
More

Referenca: 2806

Botuesi: Plejad

Europa e Eger, Bozidar Jezernik

Kompleksiteti i marrëdhënieve bashkëkohore, shpesh konfliktuale, ndërmjet vendeve islamike dhe Perëndimit mbetet një shqetësim kritik edhe tani, në fillimet e shekullit të XXI – të. Ky libër përbën një pikënisje për mendimet tona për Ballkanin.
11,10 
More

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.
6,66 
More

Botuesi: Fan Noli

Duke studiuar mrekullinë, Wang Xiansui

Njerëzit mund të vrasin mendjen se çfarë fuqie e ka motivuar popullin kinez dikur të përçarë që të bashkohet për të bërë përpjekje efikase drejt një qëllimi të përbashkët për më tepër se gjashtëdhjetë vjet. A ka këtu ndonjë sekret të panjohur për botën në lidhje me këtë mrekulli moderne?
9,99 
More

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, kur kalif Abdullai vuri re se ushtria e fundit që i kish mbetur, ishte shpartalluar, se të gjitha sulmet e tij kishin dështuar dhe se mijëra luftëtarët e tij trima ishin vrarë, e braktisi me nxitim fushën e betejës dhe, si u kthye në qytet, si një luftëtar trim dhe këmbëngulës.
13,32 
More

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
13,32 
More

Referenca: SKU001421

Botuesi: Plejad

Greqia përpara grekëve, Louis Beonlew

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".
11,10 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe