• Banner

Tregime dhe legjenda kineze

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan historianët kinezë të lashtësisë.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregime dhe legjenda kineze (kopertinë e trashë)
Gjinia: Histori
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 200
Pesha: 0.432 kg
ISBN: 978-9928-186-00-3

Mbi librin

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan historianët kinezë të lashtësisë në bazë të gojëdhënave të atëhershme.

Për këtë arsye, tregimet dhe legjendat e lashtësisë së largët kanë ngjyrime të theksuara mitologjike. Për shembull, mitet e krijimit si "Pangu ndan qiellin nga toka", "Nuwa shkrin shkëmbin dhe mbush vrimat e qiellit" etj. që janë përfshirë në këtë libër, sigurisht përshkruajnë ngjarje të trilluara, por ato pasqyrojnë në një shkallë të caktuar luftën e njerëzve të lashtësisë së largët kundër fatkeqësive të natyrës. Ç'është e vërteta, këto mite dhe legjenda me ngjyra të gjalla janë ruajtur brez pas brezi.

Në historinë e gjatë kineze kanë ndodhur mjaft ngjarje mbresëlënëse dhe kanë dalë mjaft heronj. Pjesa më e madhe e tregimeve dhe legjendave në këtë libër janë ngjarje të vërteta historike. Ato janë redaktuar dhe përkthyer nga krerët përkatës të librave "Shënime historike", "Shënime biografike të Zuo Qiming – ut për periudhën e Pranverës e Vjeshtës", "Strategjitë e taktikat e Shteteve Ndërluftuese" dhe të veprave të tjera historike dhe kohën e vendin ku kanë ndodhur ngjarjet e ndryshme, si edhe flitet për ecurinë dhe përfundimin e këtyre historive.

Disa nga rrëfimet e këtij libri i përkasin folklorit kinez. Legjenda të tilla si: "Dashuria e Bukuroshes së Bardhë", "Dashuria në Rrugën e Qumështit", "Vajtja e Chang E – së në hënë" janë të përhapura gjerësisht në popull.

Bota e sotme po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur, prandaj është shtuar edhe nevoja që popujt e vendeve të ndryshme ta njohin sa më mirë historinë, kulturën, mendësinë, doket dhe zakonet e njëri – tjetrit, për të shtuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar marrëdhënie sa më harmonike mes tyre.

Për ta bërë edhe më të njohur te publiku shqiptar një prej qytetërimeve më të vjetra, më të pasura e më të veçanta në botë, siç është ai kinez, CRI Shqip në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Onufri", botojnë serinë e librave për historinë dhe kulturën kineze.

Kjo seri përbëhet nga katër libra: "Tregime dhe legjenda kineze", "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike", "Figura të historisë kineze" dhe "Idioma kineze".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186003
ean13
9789928186003
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.

Çmimi 480 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Idioma kineze

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Figura të historisë kineze

"Figura të historisë kineze" trajton jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të famshme që ka nxjerrë Kina gjatë historisë së vet mjëravjeçare. Rrëfimet për mbretërit Yan Di, Huang Di, Yao, Shun dhe Yu, që jetuan në periudhën deri në shekullin e 16 – të para erës sonë, janë nxjerrë nga shënimet e historianëve të lashtësisë në bazë të gojëdhënave popullore.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001458

Botuesi: Te tjere

Shansi i fundit i Amerikës, Zbigniew Brzezinski

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV, vol. 7, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.

Çmimi 1 190 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes

Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)