Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice
  • Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice

Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice

Dituria

Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Histori e shkurtër e fashizmit
Gjinia: Histori
Autori: Renzo de Felice
Shqipëroi: Alba Kokalari
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2005
Fq. 184
Pesha: 0.201 kg
ISBN: 978-99927-59-65-8

Mbi librin

E shkruar fillimisht si skenar filmi për dokumentarët e Historisë së Italisë të Institutit Luce, kjo Histori e shkurtër e fashizmit përbën një sintezë të fortë dhe të përditësuar të historisë së Njëzetvjeçarit. Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.

Tekstet, të mbledhura për herë të parë në këtë vëllim, shoqërohen nga një repertor i jashtëzakonshëm i imazheve të epokës. Ky libër, fryt i një pune dhjetëvjeçare studimi dhe kërkimi, i sjell lexuesit kthjelltësinë interpretuese të një studiuesi të madh të faqes më të zezë të Nëntëqindtës italiane.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992759658
ean13
9789992759658
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Duke qeverisur Kinën, Gu Qin

Kombi kinez është më pranë se kurrë arritjes së synimit të tij të ripërtëritjes së madhe. Ne zgjodhëm këtë periudhë kohore për të shqyrtuar me imtësi PKK – në, për të vëzhguar fjalët dhe veprat e saj, për të vlerësuar ecurinë e saj, si edhe për të përdorur penën tonë që të shpjegojmë historinë e saj, vlerësojmë gjendjen e tanishme dhe regjistrojmë...
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

E shkuara e një iluzioni, Francois Furet

Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Sa i madh ishte kontrasti mes atmosferës së konferencës së paqes të vitit 1919 dhe atyre kushteve, në të cilat u mblodh Kongresi i Vjenës i vitit 1814. Në vitin 1814, aleatët fitimtarë zotëronin, faktikisht, gjithë Europën. Ata kishin mundësinë e plotë fizike që t'ia diktonin vullnetin e tyre gjithë botës.
1 050 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hakmarrja e Trojës, Erhan Afyoncu

Dinastia osmane numëron mjaft emra komandantësh të mëdhenj, por askush përveç Fatih Sulltan Mehmetit nuk arriti t'i kushtojë rëndësi aq të madhe shkencës, filozofisë, komunikimit dhe artit. Fatih Sulltan Mehmeti është themeluesi i vërtetë i Perandorisë Osmane; madje mund të thuhet me plot gojën që ai ishte një udhëheqës rilindjeje.
400 Lekë
More

Referenca: SKU001560

Botuesi: Te tjere

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.
1 500 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Zbulimet e mëdha dhe Reforma, vol. 6, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.
600 Lekë
More

Referenca: 2899

Botuesi: Tirana Times

Histori e shkurter e Brazilit, Boris Fausto

"Histori e shkurtër e Brazilit" mbulon një periudhë më shumë se 500 vjeçare, nga origjina e kolonizimit portugez e deri në ditët e sotme. Ky libër ka për qëllim të arrijë lexuesin e gjerë, jo vetëm duke shpalosur faktet më të rëndësishme të historisë së Brazilit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Jetë paralele, Plutarku, vol. 1

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2534

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar...
1 000 Lekë
More