Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme, Bernard Lewis
  • Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme, Bernard Lewis
  • Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

IDK

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i varfërisë dhe injorancës.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme
Origjinali: The end of modern history in the Middle East
Gjinia: Histori
Autori: Bernard Lewis
Shqipëroi: Maklen Misha
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2013
Fq. 204
Pesha: 0.224 kg
ISBN: 978-9928-136-18-3

Mbi librin

Vepra e fundit e Bernard Lewis – it, dekanit të studimeve për Lindjen e Mesme dhe Islamin, e cila na sjell të përmbledhur gjykimin e tij për të sotmen dhe të ardhmen e vendeve të Lindjes së Mesme. Me fundin e epokës së përballjes ideologjike mes dy superfuqive, Lindjes së Mesme iu desh të përshtatej me një realitet të ri, i cili kërkonte prej saj të merrte më në fund përgjegjësitë e veta, duke njohur gabimet e bëra dhe njëkohësisht duke pranuar pasojat.

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i varfërisë dhe injorancës.

Autori shqyrton në mënyrë të hollësishme çështjet më me rëndësi që, sipas tij, kanë për të përcaktuar të ardhmën e këtij rajoni, ku sot malli kryesor i eksportit vazhdon të mbetet nafta. Dhe ka shumë të ngjarë, na paralajmëron ai, që shpejt zhvillimet teknologjike do ta bëjnë naftën më pak te nevojshme, duke hapur përpara atyre vendeve që do vazhdojnë të mbeten të varura prej saj një të ardhme vërtet të zymtë.

Sipas Lewis – it, tre janë faktorët që mund të kontribuojnë më shumë për të transformuar Lindjen e Mesme: Turqia, Irani dhe gratë. Por po ashtu, argumenton ai, vetë kultura tradicionale e Islamit dhe përvoja moderne e popujve të rajonit, fare mirë mund të shërbejnë për të hedhur themelet e përparimit, duke kryer ato ndryshime sociale, kulturore dhe shkencore për të cilat kanë nevojë Lindja e Mesme që të mbërrijë nivelin e vendeve të tjera të zhvilluara qoftë në Perëndim, qoftë në Lindjen e Largët.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136183
ean13
9789928136183
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Ëndrra kineze dhe bota

Ky libër teorik i paraqet lexuesit frymën e Kongresit XVIII të Partisë Komuniste Kineze, si dhe ëndrrën kineze. Libri jep një shpjegim të saktë të frymës së Kongresit XVIII, ashtu sikurse edhe një interpretim të thelluar të ëndrrës kineze.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Ronald Regan, Peggy Noonan

Gjatë gjithë jetës sime politike kam folur për qytetin e ndriçuar, por nuk e kam ditur nëse ua kam thënë ndonjëherë plotësisht se çfarë pashë kur e thashë këtë gjë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
1 200 Lekë
More

Referenca: 2943

Botuesi: Te tjere

Politika e jashtme amerikane, Glenn Hastedt

Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas – Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte ti
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
500 Lekë
More

Botuesi: Botart

Homo Deus, Yuval Noah Harari

Lufta ëshë jashtë mode. Ka më shumë të ngjarë të vrasësh veten se sa të vritesh në ndonjë konflikt. Uria po zhduket. Mund të rrezikosh më shumë nga obeziteti sesa nga uria. Vdekja është thjesht një problem teorik. Barazia del, pavdekësia hyn. Çfarë do të na sjellë e ardhmja? Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.
1 500 Lekë
More

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002013

Botuesi: IDK

Islami dhe perendimi, Bernard Lewis

Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.
850 Lekë
More

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.
900 Lekë
More