Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Perandoria Osmane, Halil Inalcik
  • Perandoria Osmane, Halil Inalcik

Perandoria Osmane, Halil Inalcik

Dituria

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.

1 250 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Perandoria Osmane, periudha klasike 1300 - 1600
Origjinali: Ottoman Empire, The Classical Age 1300 - 1600
Gjinia: Histori
Autori: Halil Ìnalcik
Shqipëroi:Edvin Cami
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 320
Pesha: 0.579 kg
ISBN: 978-9928-103-69-7

Mbi librin

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.

Kjo kulturë plotësisht lindore, me gjithë detajet dhe kompleksitetet e veta, shpaloset këtu nga dijetari aq shumë i njohur i historisë turke. Ai na jep një tablo impresionuese të epërsisë së fesë dhe luftës në jetën e përditshme si dhe të artit të qeverisjes, të administrimit, të
vlerave shoqërore, financiare dhe politikat e territorit.Si përfundim, ky libër është një bashkëudhëtar i domosdoshëm për këdo që do të mësojë rreth islamit, Turqisë dhe Ballkanit.

Koment nga Times Literary Suplement

"Një libër mjeshtëror. Halil Inalciku është një prej studiuesve më të shquar të historisë
osmane... lexoni këtë libër dhe, nëse ende nuk keni njohuri të thella, ai do t'jua zgjerojë
horizontin."

Mbi autorin

Halil Ìnalcik, Profesor Emeritus në Universitetin e Çikagos, lindi në Stamboll. Gjatë periudhës 1953 – 1972 ishte profesor i historisë osmane në Universitetin e Ankarasë. Nga viti 1972 deri më 1986 lektor në Universitetin e Çikagos. Më pas profesor i historisë osmane në Universitetin e Bilkentit, në Ankara. Anëtar nderi i Shoqatës Aziatike të Historianëve dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave.

Halil Ìnalcik është autor i shumë veprave, ndër të cilat përendim: "Politikat osmane dhe administrimi në Qipro pas pushtimit" (1969); "Perandoria Osmane: Pushtimet, organizimi dhe ekonomia" (1978); "Studime rreth historisë ekonomike dhe sociale osmane" (1985); "Historia ekonomike dhe sociale e Perandorisë Osmane 1300 – 1914" (1994).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103697
ean13
9789928103697
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001899

Botuesi: IDK

Kronikat e Tursun Beut

Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën. 
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Anglisë, Philippe Chassaigne

Mite magjepsëse, që mbështjellin sigurisht një realitet më të koklavitur. Për ta kuptuar, le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Si vdesin demokracitë, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2603

Botuesi: Plejad

Fantazma e Ballkanit, Robert Kaplan

Kaplani është një shkrimtar i mrekullueshëm dhe ndjellës i kujtimeve të së kaluarës. Ballkani i ofron atij gjithë pasurinë e një bote të Garcia Markezit, ku fantastikja është jeta e përditshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Kuvajtit, Amir Muharemi

Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin.
1 250 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe