Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia Karakasidi
  • Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia Karakasidi

Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia Karakasidi

2893
Plejad

Ky libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. 

143,75 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fushat e grurit, kodrat e gjakut
Origjinali: Field of wheat, hills of blood
Gjinia: Histori
Autori: Anastasia N. Karakasidi
Shqipëroi: Ilirjana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2006
Fq. 456
Pesha: 0.78 kg
ISBN: 978-99943-827-2-1

Mbi librin

Ky libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. Duke zhvilluar proceset komplekse sociale, politike dhe ekonomike, përmes të cilave ka kaluar kjo popullsi përgjatë helenizimit dhe amalgamimit kulturalisht brenda një identiteti nacional grek, ky punim shkencor sjell kështu një korrigjim të rëndësishëm të vërtetësisë mbi identitetin e trevës maqedonase dhe ofron një analizë mendjemprehtë mbi etnicitetet dhe nacionalizmat ballkanikë të shekullit XX.

Ndoshta një qëndrim dhe një natyrë e tillë mendjehapur qenë arsyeja pse botimi i këtij libri kaloi përmes një kalvari të tërë problemesh; ose ndoshta ky ishte dhe motivacioni kryesor pse ekstremistët grekë e akuzuan atë për tradhti të lartë kombëtare. Madje, që në vitin 1993, kur ajo botoi disa pjesë të studimit të saj në periodiken "Studime moderne greke" (vëllimi 11), ajo mori një numër të madh kërcënimesh me vdekje nga ana e një organizate të krahut të djathtë. Në të njëjtën kohë, gazeta greke "Stohos" e përshkroi si një "armike të popullit grek", duke botuar gjithashtu edhe adresën e saj në Selanik, bashkë me numrin e targës së automjetit.

Megjithatë, ajo s'u dorëzua, e vazhdoi studimin, e me ta mbaruar librin, lidhi një kontratë botimi me Qendrën e shtypit të Universitetit të Kembrixhit. Surpriza erdhi kur në momentin e fundit kjo qendër vendosi të mos e botonte librin, duke pohuar informacionet e ardhura nga shërbimet e inteligjencës së ambasadës angleze në Athinë, të cilat provonin se një hap i tillë do të dëmtonte sigurinë e qytetarëve britanikë residentë në Greqi.

Rasti solli menjëherë përkrahjen dhe vëmendjen e të gjithë komunitetit botëror akademik. U shkruan artikuj të shumtë mbrojtës në Washington Post dhe New York Times. Tre akademikë, anëtarë të bordit drejtues të Qendrës së shtypit në Kembrixh, dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vendimit të mosbotimit të librit.

Më tej rasti "Karakasidi" u bë i njohur në mbarë botën, duke gjalluar me mjaft interes edhe përpara botimit përfundimtar të librit më 1997 nga Universiteti i Çikagos. Sot, Karakasidi është profesoreshë e antropologjisë në Kolegjin Wellesley në SHBA, ndërsa libri i saj ndër më të qarkulluarit midis studiuesve të antropologjisë dhe historisë së Ballkanit.  

Detajet e librit
Plejad
2893
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2534

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar...
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001948

Botuesi: Bota Shqiptare

Bunker, Uwe Bahnsen, James P. O'Donnell

Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë.
115,00 SEK
More

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...
172,50 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
92,00 SEK
More

Referenca: SKU001349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
86,25 SEK
More

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.
184,00 SEK
More

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.
103,50 SEK
More

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 1

Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
120,75 SEK
More

Referenca: 2736

Botuesi: Tirana Times

Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman

Përplasja e ideve tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern. Duke kombinuar disa ese të reja me pjesët e zgjedhura nga 90 vjet botime të Foreign Affairs.
115,00 SEK
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.
138,00 SEK
More

Referenca: 2257

Botuesi: IDK

Politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara, Michael Cox, Doug Stokes

Ajo që e dallon këtë libër nga gjithë të tjerët që trajtojnë të njëjtën temë është gjerësia e kontribuesve, si dhe thellësia dhe cilësia e analizës. Ky libër do përbëjë një kontribut të rëndësishëm për studentët dhe gjithë ata që duan të kuptojnë ç'rol ka Amerika në politikën ndërkombëtare
149,50 SEK
More

Botuesi: IDK

Diplomacia e fuqive të mëdha 1814 – 1914, Norman Rich

Ky studim për politikat e jashtme të Fuqive të Mëdha është në thelb një histori e drejtpërdrejtë diplomatike: një përpjekje për të përshkruar se si burrat e shtetit e kanë zhvilluar politikën e jashtme gjatë një shekulli e gjysmë, si i zgjidhë ata situatat e krizave dhe si ia arritën apo dështuan për t'i zgjidhur ato.
138,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe