• Banner

Lindja e Europes, Roberto Lopez

Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne.

143,75 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lindja e Europës, historia e Epokës Mesjetare
Origjinali: Nascita dell' Europa
Gjinia: Histori
Autori: Roberto S. Lopez
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 432
Pesha: 0.671 kg
ISBN: 978-9928-103-28-4

Mbi librin

Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne.

As formula romanitke e "epokës së besimit" nuk është me vend, sikurse është përdorur për kaq shumë momente të tjera të historisë se Perëndimit. Është lindja e një vetëdijeje evropiane, ajo që e dallon Mesjetën nga çdo epokë tjetër. Për herë të parë popuj që jetonin ndërmjet Portugalisë e Rusisë, midis Arktikut e Mesdheut identifikohen në një qytetërim të përbashkët, të ushqyer nga trashëgimi të lashta dhe nga spiritualiteti i kirshterë.

Pra, një "fakt shpirtëror", por i kuptueshëm vetëm nën dritën e kushteve materiale, që e kanë shoqëruar e ndihmuar. Popujt e Europës qenë krijuesit e një shoqërie të re, më të begatë e më të barabartë se ajo e lashtësisë: një hipotezë që Roberto S. Lopezi e verifikon në ecurinë e historisë ekonomike, të zhvillimit të teknikave dhe sistemeve të reja prodhuese, sipas mësimeve të historianit të madh francez, Fernand Braudel. Lindja e Europës është një afresk unitar, fryt i një hipoteze të fuqishme historiografike, që privilegjon të përditshmen ndaj ndodhive të personazheve e ndaj betejave.

Transformimet thelbësore zbulohen në evoluimin e mendësisë së shtresave të ndryshme, në shenjat e para të atdhetarisë, në ndjeshmërite e ndryshme fetare, në përshtatjen e institucioneve politike e shoqërore ndaj kushteve të reja historike. Pa shpërfillur historinë e qytetërimeve të veçuara, si ato të vendeve skandinave, apo të kulturave të zhdukura ose të përndjekura, siç ishte ajo hebraike, që bashkë me gjithë këtë kanë krijuar shpirtin e një kontinenti.

Detajet e librit
2742
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001572

Botuesi: Dituria

Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore, Joseph Rothschild

"Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë,...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...

Çmimi 86,25 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Endrra kineze, Li Junru

Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne, Ëndrra Kineze mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2424

Botuesi: Dituria

Historia e krishterimit, Gian Potesta, Giovanni Vian

Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...

Çmimi 115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".

Çmimi 161,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001421

Botuesi: Plejad

Greqia përpara grekëve, Louis Beonlew

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)