• Banner

  • Ka mbaruar

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vizion Strategjik, Amerika dhe Kriza e Fuqisë Globale
Origjinali: Strategic Vision, America and the Crisis of Global Power
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Zbigniew Brzezinski
Shqipëroi: Virgjil Muçi, Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2012
Fq. 192
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-9928-4125-0-8

Mbi librin

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja gjithnjë e më të vështira për mirëqënien e njerëzimit: atyre me natyrë mjedisore, klimatike, shoqërore dhe ekonomike, të ushqimit ose demografike.

Pa stabilitetin gjeografik të domosdoshëm, çdo përpjekje për të mundësuar bashkëpunim global të nevojshëm është e dënuar të dështojë. Duke mbajtur parasysh sa më sipër, ky libër përpiqet t'i japë përgjigje katër pyetjeve të rëndësishme:

1. Cilat janë pasojat e ndryshimit global të kalimit të fuqisë nga Perëndimi në Lindje dhe si ndikohen nga realiteti i ri i zgjimit politik të njerëzimit?

2. Përse "joshja" amerikane është në rënie, cilat janë shenjat e bjerrjes së brendshme dhe të jashtme të Amerikës, si Amerika shpërdoroi mundësinë e vetme globale, dhuruar nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Anasjelltas, cilat janë mundësitë e ripërtëritjes dhe çfarë orientimi gjeopolitik është i nevojshëm për të ringjallur rolin botëror të Amerikës?

3. Cilat mund të ishin pasojat gjeopolitike nëse Amerika do humbte pozitën e fuqisë më të madhe botërore, kush mund të ishin viktimat gjeopolitike pothuajse të menjëhershme pas këtij ndryshimi, si do të ndikonte ai ndryshim mbi problemet e shkallës globale të shekullit të njëzetenjë, si dhe a do mundet Kina të marrë nga viti 2025 rolin qendror të Amerikës në çështjet botërore?

4. Me vështrim përtej vitit 2025 , cilat duhet të jenë synimet gjeopolitike afatgjata të Amerikës së rilindur dhe si do mundet Amerika së bashku me aleatët e saj tradicionalë evropianë të angazhojë Rusinë dhe Turqinë për zgjerimin dhe forcimin e Perëndimit? Njëkohësisht, si do të mundet Amerika të gjejë ekuilibrin në Lindje midis nevojës për bashkëpunim të afërt me Kinën dhe faktit që roli konstruktiv i Amerikës në Azi as nuk duhet të jetë i orientuar vetëm nga Kina dhe as nuk duhet të shtojë ngatërrime të rrezikshme në konfliktet aziatike?

 

Detajet e librit
Tirana Times
2739

Referencat specifike

isbn
9789928412508
ean13
9789928412508
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001458

Botuesi: Te tjere

Shansi i fundit i Amerikës, Zbigniew Brzezinski

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001928

Botuesi: Te tjere

Historia bashkekohore, Llambro Filo, Juliana Marko

Titulli: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Origjinali: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Gjinia: HistoriAutori: Llambro Filo, Juliana MarkoShtëpia botuese: UFO PressViti: 2007Fq. 494Pesha: 0.85 kgISBN: 978-99943-951-5-6  

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Dy në një, 20% ulje mbi Ballkanin

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes

Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kina dhe PKK, sfidat me të cilat përballemi dhe si u përgjigjemi ne

Filozofia politike e PKK – së dhe arti i qeverisjes sigurojnë integritetin dhe sigurinë e kombit, demokraci dhe liri për të gjitha grupet etnike dhe të gjitha partitë politike duke shmangur mangësitë e regjimeve perëndimore, duke përmirësuar efektshmërinë politike dhe kapacitetin qeverisës si një shembull i shkëlqyer i politikës njerëzore.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Krijimi i identiteteve kombëtare, Anne-Marie Thiesse

Asgjë nuk është më ndërkombëtare sesa formimi i identiteteve kombëtare. Ky paradoks është me peshë, përderisa veçanësia e pamohueshme e çdo identiteti kombëtar ka qenë pretekst përplasjesh të përgjakshme. E pra ata kanë dalë nga i njëjti model, zbatimi i të cilit është kryer në një kuadër shkëmbimesh intensive ndërkombëtare.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Islamizmi ballkanik, Alexandre Popovic

Autori argumenton se islamizmi ballkanik pasosman nuk ka një emërues të përbashkët, gjë që në fakt nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Duke u përpjekur të kuptohet diçka lidhur me këtë çështje, janë shqyrtuar me vëmendje grupet e shumta që e kanë përbërë atë, zhvillimi i tyre në kohë dhe në kushtet e reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001326

Botuesi: Te tjere

Operacionet e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA, Sarah - Jane Corke

Historia nuk është dhe as nuk mund të përcillet si thashethem, sepse historia përbëhet nga jetë njërëzish dhe e krijuar prej tyre dhe pa to nuk ka histori. Prandaj ndodhia e shkuar, domethënë historia, nevojitet të përcillet nëpërmjet fakteve të lidhura dhe thjesht. Si e tillë ajo i jep mjete njeriut për ta ndriçuar me vetëdije mendjen e vet.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Sa i madh ishte kontrasti mes atmosferës së konferencës së paqes të vitit 1919 dhe atyre kushteve, në të cilat u mblodh Kongresi i Vjenës i vitit 1814. Në vitin 1814, aleatët fitimtarë zotëronin, faktikisht, gjithë Europën. Ata kishin mundësinë e plotë fizike që t'ia diktonin vullnetin e tyre gjithë botës.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)