Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman
  • Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman

Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman

2736
Tirana Times

Përplasja e ideve tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern. Duke kombinuar disa ese të reja me pjesët e zgjedhura nga 90 vjet botime të Foreign Affairs.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përplasja e ideve, betejat ideologjike që krijuan botën moderne dhe do të formësojnë të ardhmen
Origjinali: The Clash of Ideas, the ideological battles that made the modern world and will shape the future
Gjinia: Shkenca politike
Përgatitur nga: Gideon Rose, Jonathan Tepperman
Shqipëroi: Enri Ide, Gazmend Turdiu, Jorgji Qirjako, Tonin Beci, Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2012
Fq. 375
Pesha: 0.48 kg
ISBN: 978-9928-4062-6-2

Mbi librin

Ky libër është një përzgjedhje e veçantë e materialeve të reja dhe arkivore nga revista Foreign Affairs që tregon historinë e betejave ideologjike të shekullit të kaluar dhe të krijimit të rendit modern. Ai është si një pjesë e numrit të revistës për muajin janar/shkurt të vitit 2012, që përmban katër artikuj të botuar këtu dhe pjesë të zgjedhura me mjaft kujdes nga artikujt e mëparshëm.

Përveç artikujve të rinj dhe materialit përkatës, ky vëllim përmban edhe tekstin e plotë, origjinal të të gjithë artikujve arkivorë. Përmbajtja është e organizuar deri diku e çlirët dhe jo sipas një renditjeje të rreptë kronologjike. Përplasja e ideve tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern.

Duke kombinuar disa ese të reja me pjesët e zgjedhura nga 90 vjet botime të Foreign Affairs, kjo përmbledhje përmban autorë të tillë si Isaiah Berlin, Benedetto Croce, Francis Fukuyama, Charles P. Kindleberger, John Ikenberry, Harold J. Laski, Leon Trocki dhe shumë të tjerë. Një hyrje nga botuesi i Foreign Affairs, Gideon Rose, hap librin dhe e vendos materialin e ri dhe të vjetër brenda kontekstit. I botuar në kuadrin e 90 vjetorit të botimit të Foreign Affairs, ky libër jep vështrimin e duhur për të parë se nga kemi ardhur dhe se ku po shkojmë.

 

Detajet e librit
Tirana Times
2736
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2214

Botuesi: Botart

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...
10,41 
More

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.
12,49 
More

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
12,49 
More

Referenca: SKU002012

Botuesi: IDK

Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel

Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.
15,62 
More

Referenca: 2641

Botuesi: Plejad

Toka dhe deti, Carl Schmitt

Pikëpamjet e ndryshme të kombeve dhe të burrave të shtetit në lidhje me politikën, luftën, armiqësinë, të drejtën dhe humanizmin i kanë rrënjët tek raporti që kanë ata me hapësirën.
6,25 
More

Referenca: SKU000314

Botuesi: Ideart

CIA, historia e sherbimeve sekrete, Mario Del Pero

Ky është libri i parë ku bëhen përpjekje për të sistemuar historinë kronologjike dhe analitike të CIA-s, rolin e saj në ngjarjet më të mëdha që formatuan struktura shoqërore në të gjithë kontinentet, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të Shërbimeve Inteligjente.
6,00 
More

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.
12,39 
More

Botuesi: Onufri

Figura të historisë kineze

"Figura të historisë kineze" trajton jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të famshme që ka nxjerrë Kina gjatë historisë së vet mjëravjeçare. Rrëfimet për mbretërit Yan Di, Huang Di, Yao, Shun dhe Yu, që jetuan në periudhën deri në shekullin e 16 – të para erës sonë, janë nxjerrë nga shënimet e historianëve të lashtësisë në bazë të gojëdhënave popullore.
7,29 
More

Referenca: 2899

Botuesi: Tirana Times

Histori e shkurter e Brazilit, Boris Fausto

"Histori e shkurtër e Brazilit" mbulon një periudhë më shumë se 500 vjeçare, nga origjina e kolonizimit portugez e deri në ditët e sotme. Ky libër ka për qëllim të arrijë lexuesin e gjerë, jo vetëm duke shpalosur faktet më të rëndësishme të historisë së Brazilit.
10,41 
More

Botuesi: Fan Noli

Kina dhe PKK, sfidat me të cilat përballemi dhe si u përgjigjemi ne

Filozofia politike e PKK – së dhe arti i qeverisjes sigurojnë integritetin dhe sigurinë e kombit, demokraci dhe liri për të gjitha grupet etnike dhe të gjitha partitë politike duke shmangur mangësitë e regjimeve perëndimore, duke përmirësuar efektshmërinë politike dhe kapacitetin qeverisës si një shembull i shkëlqyer i politikës njerëzore.
9,37 
More

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
15,62 
More

Referenca: 2784

Botuesi: ISP & DITA 2000

Historia e Luftës së Peloponezit, Tuqididi

Historia e Luftës së Peloponezit, sipas autorit "një vepër për përjetësinë", ka ndikuar papushim politikën, politikën ndërkombëtare dhe strategjinë. Lufta e Peloponezit, 431 – 404 para erës sonë, mes fuqive të Athinës dhe Spartës dhe aleatëve përkatës, u shkaktua nga konfliktet për lundrimin, tregtinë dhe kolonitë dhe mbaroi me rënien e hegjemonisë detare...
5,21 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001431

Botuesi: UET Press

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.
6,25 
More

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.
10,41 
More

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.
12,49 
More