• Banner

Ballkani ne historine boterore, Andrew Baruch Wachtel
  • Ballkani ne historine boterore, Andrew Baruch Wachtel

Ballkani në historinë botërore, Andrew Baruch Wachtel

I shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.

8,88 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ballkani në historinë botërore
Origjinali: The Balkans in World history
Gjinia: Histori
Autori: Andrew Baruch Wachtel
Shqipëroi: Abdurrahim Myftiu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 184
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-99943-1-821-6

Mbi librin

I shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm. Në përfytyrimet me natyrë historike e letrare, Ballkani përkundet e na vjen si një hapësirë disi e frikshme dhe e papërpcaktuar mirë, shpesh e vështruar me sy mohues, si rajon popujsh provincialë dhe inatçinj, të munduar, urrejtjesh etnike dhe raciale, përherë në prag shpërthimi konfliktesh me dhunë. "Ballkani në historinë botërore" e ripërkufizon këtë hapësirë në terma pozitivë, duke marrrë si pikënisje ata damarë kulturorë, historikë e shoqërorë, që na bëjnë ta shohim këtë rajon si një tërësi koherente e komplekse.

Historiani i shquar Andrew Wachtel, në këtë libër, e paraqet Ballkanin si një trevë gjeografike të ndërmjetme, ku katër prej qytetërimeve më të mëdha të globit janë shtresuar mbi njëri – tjetrin në një mënyrë të qëndrueshme e të thellë, për të dhënë, në fund, një qytetërim dinamik, nganjëherë që merr zjarr shpejt, shumëstresor vendor. Kjo është treva, ku kulturat e Greqisë e të Romës së Lashtë, të Bizantit, të Turqisë Osmane e të Europës katolike janë takuar, janë ndeshur dhe herë – herë janë shkrirë. Historia e Ballkanit, kësisoj, është një histori huazimi krijues, prej popujve vendës, nga qytetërimet e ndryshme, që sa për emër e kanë pushtuar këtë rajon. Duke patur në gjirin e vet Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë Europiane, Ballkani ka asimiluar shumë shprehi e tradita, për të dhënë, në fund, një nga rajonet më komplekse e më interesante të rruzullit tokësor.

Mbi autorin

Andrew Baruch Wachtel është Profesor Bertha e Max Dressler i Shkencave Humane, dekani i Shkollës së Aspiranturës dhe drejtor i Qendrës Roberta Buffet për Studime Ndërkombëtare e Krahasuese në Northwestern University.

 

Detajet e librit
2558

Referencat specifike

isbn
9789994318216
ean13
9789994318216
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000982

Botuesi: Dituria

Europa Ballkanike, Bernard Lory

Vendet ballkanike nuk është se i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm. Ato përbëjnë një pjesë

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.

Çmimi 17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.

Çmimi 13,21 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Referenca: 2641

Botuesi: Plejad

Toka dhe deti, Carl Schmitt

Pikëpamjet e ndryshme të kombeve dhe të burrave të shtetit në lidhje me politikën, luftën, armiqësinë, të drejtën dhe humanizmin i kanë rrënjët tek raporti që kanë ata me hapësirën.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Udhëtime në Ballkan 1857 - 1870, Guillaume Lejean

Në mes të shekullit të 19, Turqia europiane, Ballkani i sotëm, ishte shumë pak e njohur. Në hartografinë e saj kishte boshllëqe të mëdha. Gjeografët e Europës Perëndimore u aktivizuan me zell për t'i mbushur këto boshllëqe, ndërkohë që Perandoria Osmane, me themele të lëkundura, ishte bërë pré e orekseve territoriale të fuqive perëndimore (Austrisë,...

Çmimi 13,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Plejad

Miti arian, Leon Poliakov

Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Polonisë, Jerzy Lukowski, Hubert Zawadzki

Kjo është një histori konçize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njeri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)