• Banner

  • Ka mbaruar
Historia boterore e spiunazhit, Viktor Kaprov
  • Historia boterore e spiunazhit, Viktor Kaprov

Historia boterore e spiunazhit, Viktor Kaprov

Spiuni nuk duhet të ndodhet në qendër të ngjarjeve politike dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë në aventura, të rrezikojë vazhdimisht jetën e tij. Përkundrazi, pikërisht mosrënia në sy, e ashtuquajtura "fshehja e hapur", është simptomë e zbuluesit të vërtetë.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia botërore e spiunazhit
Origjinali: Istorija Shpionazha
Gjinia: Histori, spiunazh
Autori: Viktor Kaprov
Shqipëroi: Vladimir Bregu
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 436
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-99956-57-27-7

Mbi librin

Spiuni nuk duhet të ndodhet në qendër të ngjarjeve politike dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë në aventura, të rrezikojë vazhdimisht jetën e tij.

Përkundrazi, pikërisht mosrënia në sy, e ashtuquajtura "fshehja e hapur", është simptomë e zbuluesit të vërtetë. Lorenci i Arabisë, duke treguar përvojën e tij të kamuflimit shoqëror dhe psikologjik, të domosdoshme për spiunin universal, shkruan: "Unë isha ushtar, të cilin e lëviz vetëm një instikt, i cili automatikisht i bindet intuitës së vet dhe vegimit të beftë të lumturisë. Kur unë marr ose ndërroj mendim, para së gjithash atëherë se sa mund të ndikoj në çdo problem të rëndësishëm, por nganjëherë edhe të parëndësishëm. Gjeografinë, zakonet, fenë, kushtet shoqëore, gjuhën, gjestet, shkallën e vlerave shpirtërore. Të gjitha këto unë i merrja vesh deri në imtësi, i ndjeja dhe i kuptoja pikë për pikë. Armikun e njihja pothuajse po aq mirë sa bashkëluftëtarët e mi."

Historia e spiunazhit, veçanërisht e dy shekujve të fundit, tregon se zbuluesi i vërtetë, çfarëdo karakteri që të ketë, dallohet nga potenciali i lartë intelektual. Zbulimi është mejdan i intelektualëve.  

Detajet e librit
Plejad
2535
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

E shkuara e një iluzioni, Francois Furet

Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Ku është gabuar, Bernard Lewis

Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Beteja e duhur, Ren Jianming dhe të tjerë

Krijimi dhe qëllimi final i luftës kundër korrupsionit janë themelorë. Së pari, një qëllim i tillë orientohet nga rezultati. Sapo vendoset ky qëllim, njerëzit do të kërkojnë rezultatin konkret të luftës kundër korrupsionit që ushtron presion mbi veprimtarinë antikorrupsion dhe një presion i tillë shndërrohet në forcë shtytëse.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vol. 1, libri 2, Evliya Celebi

Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2257

Botuesi: IDK

Politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara, Michael Cox, Doug Stokes

Ajo që e dallon këtë libër nga gjithë të tjerët që trajtojnë të njëjtën temë është gjerësia e kontribuesve, si dhe thellësia dhe cilësia e analizës. Ky libër do përbëjë një kontribut të rëndësishëm për studentët dhe gjithë ata që duan të kuptojnë ç'rol ka Amerika në politikën ndërkombëtare

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pranë Lindjes, Fitzroy Maclean

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Duke qeverisur Kinën, Gu Qin

Kombi kinez është më pranë se kurrë arritjes së synimit të tij të ripërtëritjes së madhe. Ne zgjodhëm këtë periudhë kohore për të shqyrtuar me imtësi PKK – në, për të vëzhguar fjalët dhe veprat e saj, për të vlerësuar ecurinë e saj, si edhe për të përdorur penën tonë që të shpjegojmë historinë e saj, vlerësojmë gjendjen e tanishme dhe regjistrojmë...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)