Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte
  • Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

2534
Onufri

Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar gjeografik.

9,91 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Procesi i Nurembergut, vëllimi i dytë
Origjinali: Procesi i Nurembergut, vëllimi i dytë
Gjinia: Histori
Shqipëroi: Neki Kalaja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
fq. 416
Pesha: 0.51 kg
ISBN: 978-99943-32-50-3

Mbi librin

Vendimi i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare mbledhur në Nuremberg Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar gjeografik.

Deklaruan për bashkimin e tyre në këtë marrëveshje, në përputhje me nenin 5, qeveritë e shteteve të mëposhtme: qeveria e Greqisë, e Danimarkës, e Jugosllavisë, e Holandës, e Çekosllovakisë, e Polonisë, e Belgjikës, e Etiopisë, e Australisë, e Hondurasit, e Norvegjisë, e Panamasë, e Luksemburgut, e Haitit, e Zelandës së Re, e Indisë, e Venezuelës, Uruguajit dhe Paraguajit. Statuti që i bashkohet marrëveshjes ka përcaktuar organizimin, juridiksionin dhe funksionet e Gjykatës.

Gjykata është e veshur me pushtetin për të gjykuar dhe dënuar personat që kanë kryer krime kundër paqes, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, siç janë përcaktuar në Statut. Statuti gjithashtu përcakton që gjatë shqyrtimit të çështjes për çdo anëtar të këtij apo atij grupi, apo organizate, Gjykata mund (lidhur me çdo veprim, për të cilin çdo person mund të gjykohet) të njohë se grupi apo organizata, anëtar i së cilës është i pandehuri, ka qenë organizatë kriminale.

Më 18 tetor 1945, në Berlin, në përputhje me nenin 14 të Statutit, Gjyaktës iu paraqit pretenca lidhur me të pandehurit e lartpërmendur, të cilët u thirrën nga Komiteti i të Pandehurëve Kryesorë që kanë nënshkruar marrëveshjen e shteteve si kriminelë kryesorë ushtarakë.

Kopja e pretencës në gjuhën gjermane iu dorëzua çdo të pandehuri, të paktën 30 ditë përpara fillimit të procesit. Sipas Pretencës, të pandehurit ngarkohen me fajin e kryerjes së krimit kundër paqes nëpërmjet planifikimit, përgatitijes, lënies së lirë dhe zhvillimit të luftërave agresive, të cilat janë edhe luftëra që shkelin traktatet ndërkombëtare, marrëveshjet dhe garancitë; krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Përveç kësaj, të pandehurit ngarkohen me fajin për pjesëmarrjen në krijimin dhe realizimin e planit të përgjithshëm apo të komplotit për kryerjen e të gjitha këtyre krimeve. Pretenca i kërkonte më tej Gjykatës që të shpallte të gjitha grupet ose organizatat e lartpërmendura si kriminale, sipas kuptimit të përcaktuar në Statut. Nënshkrimi i aktit të kapitullimit pa kushte të Forcave të Armatosura Gjermane

1. Ne, të nënshkruarit, duke vepruar në emër të Komandës së Lartë Gjermane, pranojmë kapitullimin pa kushte të të gjithë forcave tona të armatosura në tokë, në det e në ajër, si dhe të të gjitha forcave që në këtë çast ndodhen nën komandës gjermane, Komandën e Lartë Ushtrisë së Kuqe e njëkohësisht të Komandës së Lartë të Forcave Pushtuese Aleate.

2. Komanda e Lartë Gjermane do t'u japë menjëherë urdhër të gjithë komandantëve gjermanë të forcave tokësore, detare e ajrore që janë nën komandën e saj, të ndërpresin veprimet luftarake në orën 23.01 sipas kohës së Europës Qendrore, të datës 8 maj 1945, të qëndrojnë në vendet e tyre, aty ku do të ndodhen këtë çast dhe të çarmatosen plotësisht, duke ua dorëzuar armët e tyre dhe materialet e luftës komandave të vendit aleat ose oficerëve të caktuar nga përfaqësuesit e Komandës së Lartë të Aleatëve, duke mos prishur e duke mos u shkaktuar asnjë dëm anijeve, avionëve, motorëve të tyre, korpuseve dhe pajisjeve, gjithashtu makinave, aparateve dhe përgjithësisht teknikës dhe mjeteve të tjera të luftës.

3. Komanda e Lartë Gjermane do të caktojë menjëherë komandantët përkatës dhe do të sigurojë zbatimin e të gjitha urdhërave të tjera që do të shpallë Kryekomanda e Lartë e Ushtrisë së Kuqe dhe Komanda e Lartë e Forcave Pushtuese Aleate.

4. Ky akt nuk do të përbëjë pengesë për zëvendësimin e tij më ndonjë akt tjetër të përgjithshëm për kapitullimin, të përfunduar nga Kombet e Bashkuara ose në emër të tyre, për Gjermaninë dhe pëgjithësisht për forcat e armatosura gjermane.

5. Në rast se Komanda e Lartë Gjermane ose çfarëdo force tjetër e armatosur, që gjendet nën urdhrat e saj, nuk do të veprojë në përputhje me këtë akt kapitullimi, Komanda e Lartë e Ushtrisë së Kuqe si dhe Komanda e Lartë e Forcave Pushtuese Aleate do të ndërmarrin masa ndëshkuese ose masa të tjera që ata do t'i quajnë të domosdoshme.

6. Ky akt është hartuar në rusisht, anglisht dhe gjermanisht. Vetëm tekstet rusisht dhe anglisht janë autentike Nënshkruar më 8 maj 1945, në Berlin.

 

Detajet e librit
2534
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2900

Botuesi: Tirana Times

Rrenjet e Brazilit, Sergio Buarque de Holanda

Rrënjët e Brazilit, botuar në vitin 1936, është vepra e parë e Sèrgio Buarque de Holanda, i cili do të bëhej një nga intelektualët më të rëndësishëm të brezit të tij. Sèrgio Buarque dallohet për një interpretim origjinal të asaj çka ishte e kaluara jonë, e karakterizuar siç ka qenë nga tre shekuj sundimi kolonial dhe nga katër shekuj skllavëri.
7,93 CHF
More

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...
14,86 CHF
More

Botuesi: Pema

Ç’është populizmi, Jan - Werner Muller

Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in?
6,94 CHF
More

Botuesi: Plejad

Armiku Jude, Denald Stefan Prifti

Me anë të këtij studimi jam munduar të jap një prekje shumë të vogël të problematikës në fjalë, pasi ajo përbën një subjekt mjaft të madh dhe kërkon hulumtime të mëtejshme e të zgjeruar në këtë fushë.
6,94 CHF
More

Botuesi: Botart

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.
9,91 CHF
More

Referenca: 2742

Botuesi: Dituria

Lindja e Europes, Roberto Lopez

Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne.
12,39 CHF
More

Referenca: 2806

Botuesi: Plejad

Europa e Eger, Bozidar Jezernik

Kompleksiteti i marrëdhënieve bashkëkohore, shpesh konfliktuale, ndërmjet vendeve islamike dhe Perëndimit mbetet një shqetësim kritik edhe tani, në fillimet e shekullit të XXI – të. Ky libër përbën një pikënisje për mendimet tona për Ballkanin.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
9,91 CHF
More

Botuesi: Minerva

Me besnikërinë më të lartë, James Comey

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?
14,86 CHF
More

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
14,86 CHF
More

Botuesi: IDK

Qytetërimi, Kenneth Clark

Një ndër librat më të lexuar në botë të autorit të mirënjohur Kenneth Clark. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona.
8,92 CHF
More

Referenca: SKU000322

Botuesi: Ideart

Teoria Politike Perendimore, Lee Cameron McDonald

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...
9,91 CHF
More