• Banner

Globalizimi i Islamit, Olivier Roy

Me përhapjen e islamit në mbarë botën është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a një territori të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e të gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë.

7,22 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Globalizimi i Islamit
Origjinali: L'Islam mondialise
Gjinia: Shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare
Autori: Olivier Roy
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2011
fq. 224
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-9928-4051-4-2

Mbi librin

Me përhapjen e islamit në mbarë botën është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a një territori të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e të gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë.

Duke na shpjeguar gjendjen në të cilën gjendet islami jashtë kufijve të tij tradicionalë, Oliver Roy tregon se si e ashtuquajtura ringjallje islamike, apo "ri - islamizimi" në të vërtetë është kryesisht rezultat i përpjekjeve që bëjnë myslimanët që jetojnë në Perëndim për të afirmuar identitetin e tyre në një kontekst jo - mysliman.

Kjo shpjegon pse neofondamentalizmi, që po fiton terren para së gjithash, pikërisht ndër të rinjtë rrënjëdalë myslimanë që jetojnë në Perëndim, më shumë se sa një reagim ndaj oksidentalizmit, duhet parë si një pasojë e tij. Në fakt, siç na shpjegon O.Roy, sot në botën myslimane vërehet një skizmë mes lëvizjeve tradicionale myslimane, nga njëra anë, dhe militantëve rrënjëdalë, të cilët rreken të krijojnë një umma ( apo bashkësi myslimane) imagjinare, që s'ka lidhje me ndonjë shoqëri apo territor të caktuar, nga ana tjetër.

Oliver Roy sjell një tablo mjaft të detajuar të universit të lëvizjeve të shumta ekzistuese islamike, duke argumentuar se dukuria e fondamentalizmit islamik më shumë se sa reagim ndaj procesit të oksidentalizmit, përbën një produkt të globalizmit. I njohur si ndër autorët më me emër në botë për Islamin politik, si dhe Lindjen e Mesme, Oliver Roy është aktualisht drejtor i studimeve i Shkollës së Studimeve të Larta në Shkencat Sociale, në Paris. Ndër librat e tij, më i njohuri është "Dështimi i islamit politik".

Koment mbi autorin

"Oliver Roy është ndoshta shkrimtari më provokues dhe më novator që ekziston sot për islamizmin. Askush tjetër si ai s'është në gjendje të na japë një udhërrëfyes kaq të besueshëm në këtë labirint."

Middle East Quarterly

 

Detajet e librit
SKU002062
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

Çmimi 17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002013

Botuesi: IDK

Islami dhe perendimi, Bernard Lewis

Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.

Çmimi 9,44 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 1

Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.

Çmimi 11,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello

Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.

Çmimi 12,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Sa i madh ishte kontrasti mes atmosferës së konferencës së paqes të vitit 1919 dhe atyre kushteve, në të cilat u mblodh Kongresi i Vjenës i vitit 1814. Në vitin 1814, aleatët fitimtarë zotëronin, faktikisht, gjithë Europën. Ata kishin mundësinë e plotë fizike që t'ia diktonin vullnetin e tyre gjithë botës.

Çmimi 11,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Miti arian, Leon Poliakov

Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kina dhe PKK, sfidat me të cilat përballemi dhe si u përgjigjemi ne

Filozofia politike e PKK – së dhe arti i qeverisjes sigurojnë integritetin dhe sigurinë e kombit, demokraci dhe liri për të gjitha grupet etnike dhe të gjitha partitë politike duke shmangur mangësitë e regjimeve perëndimore, duke përmirësuar efektshmërinë politike dhe kapacitetin qeverisës si një shembull i shkëlqyer i politikës njerëzore.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hakmarrja e Trojës, Erhan Afyoncu

Dinastia osmane numëron mjaft emra komandantësh të mëdhenj, por askush përveç Fatih Sulltan Mehmetit nuk arriti t'i kushtojë rëndësi aq të madhe shkencës, filozofisë, komunikimit dhe artit. Fatih Sulltan Mehmeti është themeluesi i vërtetë i Perandorisë Osmane; madje mund të thuhet me plot gojën që ai ishte një udhëheqës rilindjeje.

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.

Çmimi 19,98 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)