• Banner

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift
  • Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.

13,32 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Liberalë dhe komunitarë
Origjinali: Liberals & communitarians
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Stephen Mulhall, Adam Swift
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 460
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-99943-0-228-4

Koment mbi librin

"Një libër i shkruar qartë dhe kuptueshëm, që mund t'u rekomandohet në mirëbesim studentëve të rinj."

Political Studies

Mbi librin

Gjatë dekadës së shkuar, një prej sfidave më të debatuara e më me ndikim, me të cilën është ndeshur teoria politike liberale, ka qenë ajo e një numri studiuesish të ashtuquajtur "komunitaristë". Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.

Në këtë botim, Stephen Mulhall dhe Adam Swift na japin një vështrim të përgjithshëm të përditësuar të zhvillimeve të reja në këtë debat. Duke filluar me një analizë të "Teorisë së drejtësisë" të John Rawls - it, libri vijon më tej me një paraqitje të qartë të veprës së komunitaristëve kryesorë - Michael Sandel, Alasdair MacIntyre, Charles Taylor dhe Michael Walzer. Më pas, libri sjell një vlerësim, në thelb të rishkruar e të zgjeruar rreth punimit më të fundit të Rawls - it, sikundër paraqitet në librin e tij të fundit: "Liberalizmi politik".

Vëmendje të veçantë u kushtohet mënyrave sipas të cilave ai i përgjigjet kritikës komunitariste. Pjesa e fundit e librit shqyrton punimet e tre teoricienëve të tjerë liberalë, që trajtojnë pikërisht këto çështje; vepra e Ronald Dworkin - it përfshihet këtu për herë të parë, së bashku me atë të Richard Rorty - t dhe Joseph Raz - it.

Të gjitha këto na japin kuadrin për të hetuar rreth mënyrave të ndryshme, sipas të cilave mendimi politik liberal mund të pretendojë të jetë asnjanës midis koncepteve të së mirës. I qartë dhe i kuptueshëm në stil, shoqëruar me një listë temash dhe çështjesh, ky botim do të vijojë të mbetet një ndihmë e domosdoshme për studentët e teorisë politike bashkëkohore.

Stephen Mulhall është lektor i filozofisë në Essex University dhe docent në All Souls College, Oxford.  Adam Swift është docent në politikë dhe sociologji (Balliol College, Oxford).

 

Detajet e librit
SKU001988
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001273

Botuesi: Plejad

Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Keynes

Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike" do të enden sipas parashikimeve të mia ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternatië e tretë është e drejtë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.

Çmimi 17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Njerëzimi kurrë nuk ka qenë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.

Çmimi 11,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Perandoria Osmane, Halil Inalcik

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.

Çmimi 13,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

"Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.

Çmimi 0,02 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Plejad

Lufta që i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello

Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.

Çmimi 12,21 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)