• Banner

  • Ka mbaruar
Bunker, Uwe Bahnsen, James P. O&#39 Donnell
  • Bunker, Uwe Bahnsen, James P. O&#39 Donnell

Bunker, Uwe Bahnsen, James P. O'Donnell

Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bunker, orë pas ore drejt fundit fatal
Origjinali: Die katakombe, das ende in der Reichskanzlei
Gjinia: HistoriAutori: Uwe Bahnsen, James P. O' Donnell
Shqipëroi: Piro Koçi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Fq. 432
Pesha: 0.521 kg
ISBN: 978-9928-00-057-6

Mbi librin

Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë, gjithë vërtetësi dhe dramacitet për ngjarjet që paraprinë dhe ndoqën "orën zero" të Kancelarisë së Rajhut lll.

Koment nga autorët

...Kur filluam të punonim për këtë libër, vendosëm që Hitlerin ta shihnim me syrin e të mbijetuarve nga bunkeri dhe ta përshkruanim fundin e tij të tmerrshëm me fjalët e tyre. Mbase në tregimin tonë kemi përshkruar agoninë politike dhe ushtarake të demagogut më të madh që ka parë bota deri më sot.

Padyshim që Hitleri ishte një figurë e tmerrshme, historikisht i fuqishëm, një nga agjitatorët demonë të këtij shekulli të turbullt. Sundues tiran, por një njeri me forcë vullneti me të vërtetë titanike, që urdhëroi krimet më të tmerrshme. Dhe megjithatë, ta përshkruash vetëm si një monstër, nuk mund veç të ngjallësh skepticizmin, pse jo, dhe mosbesimin, veçanërisht midis gjeneratave më të reja, të cilat pretendojnë, më të drejtë, një analizë të diferencuar. Dhe ne jemi munduar që t'i përgjigjemi kësaj nevoje. Pjesa më e madhe e paraleleve historike të bëra mbi personin e Hitlerit janë të pasakta. Nuk ishte Kaligula, as Neroni dhe as një Genghis Khan.

Vetë Hitleri mendonte se mund të krahasohej në maksimum me Perikliun ose me Frederik Barbarosën. Mbase është më i përshtatshëm një krahasim që vjen nga letërsia: Rikardi lll i Shekspirit, një figurë kjo e një ligësie me të vërtetë të fuqishme. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional - socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull.

Rruga e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilin tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte edhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit...

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU001948
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001350

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e dytë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV, vol. 7, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001421

Botuesi: Plejad

Greqia përpara grekëve, Louis Beonlew

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001899

Botuesi: IDK

Kronikat e Tursun Beut

Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën. 

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)