Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington
  • Perplasja e qyteterimeve, Samuel Huntington
  • Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

SKU001690
Te tjere

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

17,76 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror
Origjinali: The clash of civilisations and the remaking of world
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Samuel P. Huntington
Shqipëroi: Xhevat Lloshi
Shtëpia botuese: Logos A
Viti: 2009
Fq. 430
Pesha: 0.71 kg
ISBN: 978-9989-58-28-4-X

Mbi librin

Më 1993 revista me emër "Foreign Affairs" botoi një artikull me titullin: "Përplasja e qytetërimeve" të profesorit të Harvardit Samuel Huntington. Sipas redaktorëve të revistës artikulli ngjalli një diskutim më të madh se gjithçka tjetër e botuar që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Në atë artikull Huntingtoni shtronte pyetjen nëse në të ardhmen mbi politikën botërore do të mbizotëronin konfliktet midis qytetërimeve. Në këtë libër, ai e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

Që nga 11 shtatori kjo tezë ka dalë edhe më e mprehtë dhe me fuqi parashikuese. Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror tashmë pranohet si një studim klasik për marrëdhëniet ndërkombëtare në një botë që po bëhet gjithnjë e më e pasigurtë.

Komente mbi librin

"Ky është një nga ata librat e rrallë... që do t'u japin formë kohëve dhe po ashtu do t'i pasqyrojnë ato."

Timothy Mo

"Ky libër është marramendës nga përmasat e shtrirjes dhe rrokja e ndërlikimeve të politikës globale bashkëkohore."

Francis Fukuyama

"Një kryevepër intelektuale: e guximshme, me forcë imagjinative dhe provokuese. Një punë themelvënëse, që do ta revolucionojë të kuptuarit e punëve ndërkombëtare nga ana jonë."

Zbigniew Brzezinski

 

Detajet e librit
Te tjere
SKU001690
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Në shërbim të popullit, filozofia qeverisëse e PKK – së

Shërbimi përbën qëllimin. T'i shërbesh popullit me të gjithë forcën e shpirtit përbën detyrën themelore të ndërtimit të një partie politike të orientuar drejt shërbimit. Koncepti i një partie politike të orientuar drejt shërbimit i jep përgjigje pyetjes "Përse shërbejnë studimi dhe inovimi?"
9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Brigje të pikëlluara, Ryan Gingeras

Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetëra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll?
12,21 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, në këtë vend të shkretuar u shfaq engjëlli i shpëtimit, mbrojtësja më fisnike e Francës, më e shkëlqyera mes heronjve, më e adhuruara prej gjithë shenjtëve të saj, kujtimet për të cilën për një kohë të gjatë kanë frymëzuar francezët, virgjëresha – fshatarë, e mrekullueshmja Zhana D'Ark.
11,66 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000998

Botuesi: Dituria

Bizantinet, Averil Cameron

Bota bizantine gjendej edhe aty ku takohej Islami i hershëm dhe Krishtërimi, dhe bizantinët patën të bënin dhe jetuan pranë myslimanëve, nga arabët në shekullin VII deri te turqit në shekullin XV.
8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2424

Botuesi: Dituria

Historia e krishterimit, Gian Potesta, Giovanni Vian

Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...
13,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Një grua në Berlin

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001987

Botuesi: Botimet Dudaj

Shperberja e kombeve, Robert Cooper

Robert Cooper është një studiues e diplomat i spikatur i Europës dhe Shteteve të Bashkuara, është plot mençuri dhe idealizëm të admirueshëm. Ky libër i shkruar me një stil brilant e përcjell bashkëbisedimin transatlantik në një fazë të re.
9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Ataturku, rilindja e një kombi, Patrick Kinross

Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane...
13,32 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001687

Botuesi: Te tjere

Thellësia strategjike, Ahmet Davutogllu

Ish-Ministri i Jashtëm i Turqisë zhvilloi strategjinë bazë të politikës rajonale të Turqisë moderne në atë që shihej si një pikë kthese në historinë e “kërthizës së botës”, Turqisë dhe një numri të madh vendesh që e rrethojnë atë, nga Azia Qendrore në Gadishullin Arabik dhe në Ballkan. Ky është libri që përshkruan këtë koncept.
22,20 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
16,65 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.
17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: 2736

Botuesi: Tirana Times

Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman

Përplasja e ideve tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern. Duke kombinuar disa ese të reja me pjesët e zgjedhura nga 90 vjet botime të Foreign Affairs.
11,10 
More
Ne gjendje