Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Ka mbaruar
Greqia perpara grekeve, Louis Beonlew
  • Greqia perpara grekeve, Louis Beonlew

Greqia përpara grekëve, Louis Beonlew

SKU001421
Plejad

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Greqia përpara grekëve
Origjinali: La Grece avant les Grecs
Gjinia: Histori
Autori: Louis Beonlew
Shqiperoi: Iliriana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2008
Fq. 376
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-99956-706-3-4

Mbi librin

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".

Ky libër i shkruar nga Benloew, është një studim i tezës pellazge, ku autori i sjell mendimet e një morie studiuesish, pro ose kundër kësaj teze, duke i analizuar ato.Autori edhe fjalët shqip i ka shkruar me germa greke, krahas atyre që i ka gjetur të shkruara në greqisht, ku prej tyre ka disa që nuk arrihen të përkthehen nëpërmjet greqishtes.

Gjithashtu, i ka lënë me germa hebraike shumë fjalë, që i ka gjetur të shkruara kështu, duke vijuar edhe për ato analizën e tij studimore.Këtë analizë studimore, siç e shpreh ai këtë libër, e vendos krahas punës madhore të Hahnit, në mbështetje të kësaj vepre dhe për ta çuar edhe më tej studimin e tij.

Ndërkohë vetë autori shkruan në parathënie të kësaj vepre, e cila është përkthyer nga origjinali në shqip nga Iliarian Angoni, se ideja për të shkruar këtë vepër ka lindur gjatë shfletimit të fjalorit të paplotë, të cilin Xylanderi ia ka bashkangjitur gramatikës së tij shqiptare."Hamendësimet e mia, arritën në një farë shkalle gjase. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptimin disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si male, Pilos, Andani, Olimpi.

Por për t'u sqaruar më shumë, për fat të keq kisha vetëm trajtesën në gjuhën shqipe të Bopit, mësuesit tim të shquar, të cilat ai m'i kishte paraqitur në 1850", ka shkruar autori në parathënien e kësaj vepre.Sot ka dalë sheshit se në një epokë, që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Atëherë cilës racë i përkisnin banorët e parë?

Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi të hershëm në kohë, sesa qytetërimi i grekëve."Fenikasit ngritën vendqëndrime të shumta nëpër ishujt e detit Egje dhe u përpoqën të kolonizojnë disa vende të kontinentit. Duke hequr midis tyre disa emra të përveçëm semitikë, të cilët na paraqesin gjeografinë e Heladës antike, gjendemi përballë një numri të madh emrash, zanafilla e të cilëve sigurisht që nuk është greke, dhe që duhet të ngjitet edhe disa shekuj më lart sesa gojëdhënat më të hershme helene.

Shumë nga këto qytete na thuhet shprehimisht se i përkasin Pellazgëve, Legelëve, Kaukonëve e Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve, kjo është gjuha shqipe", shkruhet në një hyrje të shkurtër të veprës.

Prandaj autori i veprës është i prirë të mbështesë tezën se shqiptarët e ditëve të sotme, janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis."Duke filluar punën time kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve".

"Evropa me bazat e saj të mëdha diplomatike duket se sot kërkon të formohet si një gjykatë e përhershme e drejtësisë ndërkombëtare. Është momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së madhe evropiane, për të bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje të popujve të qytetëruar".

"Pavarësisht rezistencës historike të Skënderbeut, gjysmëhëna turke krijoi një hendek të thellë midis fiseve shqiptare. Sot një numër i madhe i tyre janë myslimanë. Gjithsesi, admirojeni forcën e gjakut të fisit, që triumfon edhe mbi urrejtjen fetare dhe jep mësime tolerance. Këta shqiptarë të ngratë derdhën gjakun e tyre, gjakun më të kulluar për çlirimin e Greqisë! Të paktën t'u jepet shpresë", shkruan Louis Benloew, më 19 mars 1877-ës.

 

Detajet e librit
Plejad
SKU001421

Referencat specifike

isbn
9789995670634
ean13
9789995670634
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Krimi kibernetik, Misha Glenny

Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV, vol. 7, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Qytetërimi, Kenneth Clark

Një ndër librat më të lexuar në botë të autorit të mirënjohur Kenneth Clark. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona.
9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 1

Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
11,66 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001483

Botuesi: Plejad

Mikenët - Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme, Mathieu Aref

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë herë ai e përzmadhin pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.
13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001605

Botuesi: Plejad

Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref

Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në
13,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2471

Botuesi: Naimi

Epiri, nje histori pellazgo - shqiptare, Besnik Imeri

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut.
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Follow us on Facebook